Sexta-feira, 31/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Gruaja duhet të jetë mirënjohëse ndaj burrit të saj

Gruaja duhet të jetë mirënjohëse ndaj burrit të saj

lule

O ju vëllezër! Prej të drejtave të burrit nga gruaja e tij është se ajo duhet ta falënderoj atë për ato gjëra që ai bën për të dhe të mos jetë mosmirënjohëse ndaj tij.
Profeti (salAllahu alajhi ue sel-lem!) ka thënë: “Allahu nuk e shikon atë grua e cila nuk e falenderon burrin e saj, dhe ajo nuk mund të rri pa të.”
Gruaja e devotshme dhe e bereqetshme frikësohet që të jetë mosmirënjohëse ndaj burrit të saj. Ajo e edukon veten e saj dhe e kritikon atë (veten) që të mos jetë kurrë mosmirënjohëse ndaj burrit të saj. Përse? Sepse Profeti (salallahu alejhi ue sel-lem!) ka thënë:
“E kam parë zjarrin dhe kurrë deri më sot nuk kam parë një pamje të tillë. Dhe pashë që shumica e banorëve të zjarrit ishin gratë.” I thanë: “Për çfarë shkaku o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Për shkak të mohi të tyre.” I thanë: “A e mohojnë Allahun?” Ai tha: “Janë mosmirënjohëse ndaj bashkshortëve të tyre dhe mosmirënjohëse ndaj sjelljes së mirë me to. Nëse gjatë gjithë jetës do të silleshe mirë me ndonjërën prej tyre, dhe më pas ajo shikon diçka (që si pëlqen asaj) prej teje, do të thotë: “Nuk kam parë prej teje kurrë diçka të mirë.“
Shejkh Sulejman Er-Ruhajlij (Allahu e ruajttë!)
Burimi: Hak-ku Ez-Zeuxhejni, faqe. 32