Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Goditja e fundit gurëve në veshka !! Nefrolitotomia perkutane – metoda më e fundit e kirurgjisë urologjike. Shkaqet e krijimit të gurëve në veshka shpesh janë të panjohura. Mënyra të caktuara të të ushqyerit mund të jenë shkak për formimin e gurëve tek njerëz të ndjeshëm, megjithatë shkencërisht nuk besohet se konsumi i ushqimeve specifike […]
Goditja e fundit gurëve në veshka !! Nefrolitotomia perkutane – metoda më e fundit e kirurgjisë urologjike. Shkaqet e krijimit të gurëve në veshka shpesh janë të panjohura. Mënyra të caktuara të të ushqyerit mund të jenë shkak për formimin e gurëve tek njerëz të ndjeshëm, megjithatë shkencërisht nuk besohet se konsumi i ushqimeve specifike […]
Goditja e fundit gurëve në veshka

Goditja e fundit gurëve në veshka !!
Nefrolitotomia perkutane – metoda më e fundit e kirurgjisë urologjike.
Shkaqet e krijimit të gurëve në veshka shpesh janë të panjohura. Mënyra të caktuara të të ushqyerit mund të jenë shkak për formimin e gurëve tek njerëz të ndjeshëm, megjithatë shkencërisht nuk besohet se konsumi i ushqimeve specifike nga persona të ndjeshëm shkakton formimin e gurëve në veshka.
Një person që ka familjarë me gurë në veshka, ka më shumë mundësi të jetë më i ekspozuar ndaj shfaqjes së tyre. Çrregullime të caktuara metabolike si hiperparatiroidizmi, infeksionet urinare, çrregullime të veshkave si dhe sëmundje cistike të tyre, janë gjithashtu të lidhura me formimin e gurëve.Gjithashtu, më shumë se 70% e njerëzve me një sëmundje të rrallë të trashëguar që quhet renal tubular acidosis, janë më të ekspozuar ndaj formimit të gurëve në veshka. Shkaktarë të tjerë të gurëve në veshka mund të jenë: konsumi i tepërt i vitaminës D; infeksionet urinare si edhe bllokimi i rrugëve urinare. Disa diuretikë dhe antiacidë me bazë kalciumi mund të rrisin rrezikun e formimit të gurëve në veshka duke rritur sasinë e kalciumit në urinë.
Gurët e veshkave mund të formohen edhe tek personat që kanë infeksion kronik në zorrë ose që kanë pasur një operacion bypass intestinal. Gjithashtu edhe kur urina përmban sasi të tepërt të substancave të caktuara. Këto substanca mund të krijojnë kristale të vogla të cilat shndërrohen në gurë. Gurët në veshka mund të mos shfaqin simptoma deri sa fillojnë të lëvizin poshtë nëpër tubat përmes të cilëve urina shkon në fshikëz. Kur kjo ndodh, gurët mund të bllokojnë rrjedhjen e urinës nga veshka. Kjo gjë shkakton ënjtje të veshkave duke sjellë dhimbje shumë të fortë.
Gurët në veshka shfaqen më shpesh tek meshkujt. Ekzistenca e tyre rritet më shumë kur meshkujt hyjnë në të 40-tat dhe vazhdojnë deri në të 70-tat. Tek femrat, shfaqja e gurëve në veshka është më e shpeshtë kur ato hyjnë në të 50-tat. Kur tek një person shfaqet një gur në veshka, rritet mundësia që të zhvillohen edhe gurë të tjerë.
Lëngjet, elementi më i rëndësishëm për pacientët me gurë në veshka
Në mënyrë që të prodhohet një volum urinar prej të paktën 2 litrash në ditë, rekomandohet të pihen sasi të bollshme lëngjesh. Në periudhat e djersitjes së vazhdueshme apo ushtrimeve fizike, rekomandohet një sasi ditore prej 3 ose më shumë litra lëngje (mbi 12 gota). Është e rëndësishme që sasia e lëngjeve të shpërndahet në mënyrë sa më të barabartë gjatë 24 orëve.
Pothuajse të gjitha lëngjet janë të rekomandueshme të pihen, por bikarbonatet dhe uji mineral i pasur me kalcium janë veçanërisht të rekomandueshëm. Nga ana tjetër, formimi i gurëve në veshka nxitet nga sasitë e mëdha të çajit të zi ose çajrave tjerë si edhe pijeve freskuese të gazuara.
Si i trajtojmë gurët e veshkave?
Një pjesë e konsiderueshme e gurëve, veçanërisht e atyre me diametër më të vogël se 0.5 cm, bien spontanisht. Plani i mjekimit ndryshon në varësi të vendndodhjes së gurëve (veshka, kanali urinar, fshikëza e urinës), numrit dhe diametrit të tyre. Ndërkohë që aplikimi i ndërhyrjeve kirurgjikale me prerje të mëdha ka qenë shumë i përhapur deri para pak kohësh, në sajë të zhvillimit teknologjik, krahas aplikimit të metodës së thyerjes së gurëve, filluan të aplikohen operacione të mbyllura me prerje minimale, gati të padukshme: nefrolitotomia perkutane.
Kjo lloj ndërhyrjeje tepër e favorshme për pacientin, e aplikuar në Shqipëri vetëm në Spitalin Amerikan 2, jo vetëm shpëton pacientin nga dhimbjet e mundimshme të gurëve, por e bën këtë nën kushte shumë komode duke minimizuar kohën e hospitalizimit dhe të rikthimit aktiviteteve të përditshme.
Kirurgjia Perkutane e gurëve
Para futjes së metodave moderne të kirurgjisë urologjike, mënyra e vetme e eliminimit të gurëve të veshkave ishin operacionet e gjata traumatike me prerje mbi 10 cm. Jo vetëm madhësia e plagës, por edhe koha e gjatë e hospitalizimit dhe rekuperimit bënin që këta paciente t’i shmangeshin ndërhyrjes, shpesh deri në insuficience totale të veshkës. Në sajë të nefrolitotomisë perkutane; kirurgjisë minimalisht invazive, vetëm 1% e gurëve të veshkave operohet me metodën e vjetër. Në shumicën e rasteve, gurët që nuk mund të nxirren me metodën e thyerjes ose që janë në një madhësi që nuk lejon daljen nëpër ureter nxirren jashtë veshkës me metodën më të avancuar të kirurgjisë endoskopike: nefrolitotomi perkutane.
Operacioni Perkutan i gurëve të veshkës
Në nefrolitotominë ose nefrolitotripsinë perkutane, kirurgu bën një prerje të vogël në shpinë nëpërmjet së cilës hyn me anë të një kateteri deri në brendësi të veshkës, aty ku është pozicionuar guri. Më tej, nëpërmjet një sonde që hyn në të njëjtin kateter kirurgu arrin të shohë me sy të lirë madhësinë dhe vendosjen e gurit dhe ta tërheqë atë jashtë veshkës pikërisht përgjatë këtij kateteri të vetëm. Nëse guri është më i madh se kateteri atëherë më parë copëtohet në brendësi të veshkës dhe pastaj aspirohet nga sonda. Sipas zgjedhjes së pacientit dhe mjekut anestezist procedura kryhet nën anestezi të përgjithshme, lokale ose shpinore.
Te cilët pacientë aplikohet kjo procedurë?
Kjo procedurë mund të përdoret për të trajtuar gurët e veshkave që kanë këto karakteristika:
• Janë më të mëdhenj se 2 cm në diametër.
• Janë të mëdhenj dhe të shkaktuar nga një infeksion (staghorn calculi).
• Bllokojnë daljen e urinës jashtë veshkës.
• Nuk mundet të thyhen nga litotripsi e jashtme me presion valësh (ESWL).
• Gurët që formohen në pjesën e poshtme të bashkimit të veshkës me kanalin urinar
(kaliks), për shkak të vendosjes anatomike dhe gravitetit, mund të trajtohen nëpërmjet
kirurgjisë perkutane edhe kur janë më të vegjël se 2 cm.
Ushqimet që rekomandohen tek pacientët me gurë në veshka
Perimet dhe frutat e shtojnë sekretimin urinar të gurëve. Konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë oksalati (spinaq, panxhar, arra) duhet të jetë minimal ose të kombinohet me ushqime të tjera që kanë sasi të mëdha kalciumi (psh, spinaq me djathë), që parandalon përthithjen e sasive të mëdha të oksalatinës nga zorrët, gjë që do të çonte në rritjen e sekretimit urinar. Një sasi e tepërt e konsumit të proteinave nga mishi dhe peshku, rrisin rrezikun e gurëve në veshka, pra, konsumi i këtyre ushqimeve duhet pakësuar. Gjithashtu, rekomandohet konsumimi i një sasie të reduktuar të kripës, duke qenë se sodiumi që gjendet në kripën e zakonshme mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Nga ana tjetër, një reduktim total i kripës çon në rënien e volumit urinar. Kështu, rekomandohet konsumimi i një sasie të kontrolluar kripe.
Prof. Dr. Hakki Perk
Kirurg Urolog
Spitalit Amerikan, Tiranë
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
April 1, 2018 / By M.I Halil Kastrati – Biri Im (Official Video) | JETIMAT E BALLKANIT
April 1, 2018 / By M.I Një lutje për të ruajtur shëndetin dhe për tu mbrojtur nga varfëria
April 1, 2018 / By M.I Si te largosh pikellimet?
April 1, 2018 / By M.I Si te kuptoni qe një femër e martuar nuk është e lumtur?
April 1, 2018 / By M.I Pëshpëritja e djallit ndaj njeriut
April 1, 2018 / By M.I Njerëzit ndahen në falënderues dhe në jofalënderues
April 1, 2018 / By M.I Me këtë përbërje për 10 ditë, dhimbja në kocka dhe nyje zhdukët!
April 1, 2018 / By M.I Si të bëhesh më i forti i njerëzve?
April 1, 2018 / By M.I Ja çfarë duhet të bëni menjëherë pas djegies