Domingo, 25/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

GJYSHJA NË SHTËPINË TONË

GJYSHJA NË SHTËPINË TONË

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut të vetëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi profetin pas të cilit s’ka më profet, mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Unë e dua shumë gjyshen time e kënaqem që ajo banon me ne… Gjyshja ime është e madhe në moshë e nga një herë mezi i kupton gjërat e mezi dëgjon… Futet në të shumtën e çështjeve e fillon duke na drejtuar e këshilluar. Si mundem që të duroj në këto raste?

Nëna ime më thotë: “Oj bija ime, gjyshja jote është bereqeti i shtëpisë”. Të qenit e të moshuarve në shtëpi ka të mirat e saj, si p.sh.: mbledhjen e fëmijëve, shtimin e dashurisë ndërmjet personave të familjes etj. Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ëe selem: “Nuk është prej nesh a i cili nuk mëshiron të voglin tonë e nuk respekton të madhin tonë.”

Pastaj më tha: A do që të fitosh zemrën e gjyshes tënde e çdo të moshuari? Paso c’do të them:

1. Marrjen parasysh mendimin e tyre se ata kanë më shumë eksperiencë nga jeta me të cilën shumë janë rrahur e shumë kanë mësuar.

2. Bindjen ndaj asaj që ata kërkojnë (përveç çka është në kundërshtim me urdhrat e Allahut) e mosshfaqjen e mërzitjes nga çka ata kërkojnë apo urdhërojnë.

3. Përgjigjen e pyetjeve të tyre edhe nëse janë të përsëritura e të bezdisshme.

4. T’i bësh të ndjehen se ata kanë vend të veçantë tek ne. Duke ju thënë disa emra të lezetshëm si: o xhaje, oj loke, o plakushi im duke ju puthur ballin e duke ju hapur vendin në mexhlis (vend-ndenje). Duke filluar me ta e duke ju dhënë përparësi në çdo çështje. E të gjitha këto e kanë origjinën nga sheriati.

5. Marrja e mendimit të tyre në raste të përshtatshme.

6. Sjellja me edukatë dhe moral veçanërisht në momentin kur duhet t’i këshillojmë ose kur shikojmë ndonjë veprim të gabuar. Një mësim i mirë për këtë është historia e Hasanit dhe Husejnit (dy djemtë e Fatimes, vajzës së Pejgamberit salallahu alejhi ëe selem) kur panë një të moshuar i cili nuk  merrte abdes ashtu siç duhet, e i thanë: “Duam të marrim abdes para teje që të gjykosh se cili prej nesh merr më mirë abdes”. Kur mbaruan, u tha që të dy morët abdes shumë mirë e u sollët shumë mirë.

7. Mos sulmimin dhe kritikimin e atyre zakoneve që janë mësuar gjithë jetës përveç çka është në kundërshtim më sheriatin.

8. Shpejtim në kryerjen e nevojave të tyre.

9. Herë pas here duke ju bërë dhurata e gjithmonë t’i takosh me buzëqeshje.

10. Largimin nga nxjerrja në pah apo qeshja me ta për ato çështje që nuk i dinë apo nuk munden t’i kryejnë, sikur leximi, shkrimi, kompjuteri etj.

11. Ofrimi i ambientit në të cilin rehatohen, e zakonisht ata i rehaton qetësia.

12. Ngjeshja e këmbëve dhe e duarve të tyre me dashuri, duke qeshur e bërë shaka me ta.

13. Mësimin e Kuranit nëse nuk dinë, me butësi.

14. Kërkimin e duasë prej tyre.

15. Dhënien rast për ta që të tregojnë historitë dhe ngjarjet e tyre.

16. Vizitën e tyre dhe interesimin për ta nëse nuk jetojnë në të njëjtën banesë.

17. Kujdesu për ndjenjat e tyre dhe jepu vendin e duhur.

18. Kij kujdes në hapjen e bisedave të cilat u shkaktojnë turp në sy të të tjerëve apo shfaqjen se nuk je i kënaqur me qëndrimin e tyre në të njëjtën banesë.

19. Kij kujdes nga shfaqja jote si me fjalë apo me vepra se atyre u ka kaluar koha dhe kanë dalë jashtë përdorimi.

Pëshpëritje!

Dëgjimin me vëmendje për çdo person e veçanërisht të moshuarit. Nëse shmangen nga bisedat një kohë të gjatë, atëherë duhet që ne t’i tërheqim avash-avash duke i pyetur për ato ngjarje që kanë lënë gjurmë në jetën e tyre e t’i dëgjosh me vëmendje e me kënaqësi. Nëse do t’i lëmë në vetmi do të shikojmë të shfaqen lloj-lloj sëmundjesh që nuk të shkon mendja.

Përktheu nga arabishtja F. Gurra

Burimijetes.com

(Visited 80 times, 1 visits today)
Top