Quarta-feira’, 22/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Gjyqtari përuli princin saudit: Je ngatërrues, i pabesueshëm, i pashpresë dhe i mjerë

Gjyqtari përuli princin saudit: Je ngatërrues, i pabesueshëm, i pashpresë dhe i mjerë

Një gjykatës në Londër ka urdhëruar princin saudit, multi-miliarderin Alwaleed bin Talal, që të paguajë një komision prej 10 milionë dollarësh për shitjen e aeroplanit të tij privat ish diktatorit libian, Muammar Gaddafi, në vitin 2006. Ky vendim paraqet edhe dështimin juridik të një prej njerëzve më të pasur në botë.

princi saudit
Princi bin Talal, nipi i mbretit të Arabisë, dy ditë ka dëshmuar në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Lartë të Londrës, në fillim të këtij muaji. Gjykatësi Peter Smith, në një vendim të shpallur të mërkurën, hodhi poshtë dëshminë e tij, duke mos kursyer asnjë fjalë e duke e quajtur atë të “ngatërruar”, “të pabesueshëm”, të pashpresë” dhe të “mjerë”.

Princi u padit nga sipërmarrësja jordaneze Daad Sharab, që ka ndërmjetësuar në shitjen e aeroplanit në vitin 2006, për 120 milionë dollarë. Bin Talal pohoi se nuk kishte marrëveshje t’ia paguajë 10 milionë dollarë provizion, por “sipas vullnetit të tij”. Madje, gjykatësit i tha se nuk e ka paguar, sepse gjatë bisedimeve “ajo ka kaluar në libian”.

Princi bin Talal, njeriu i 26-të më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, ka paralajmëruar ankesë në këtë vendim. Reuters shkruan se hetimi ishte, sipas të gjitha gjasave, “kontrolli” më jomiqësor që i është bërë ndonjë anëtari të familjes mbretërore saudite. Gjykatësi Smith shkroi në vendimin e tij se avokati i Sharabës ka “shkatërruar plotësisht” mbrojtjen e princit në çështjet më të rëndësishme të mosmarrëveshjes, njofton Telegraf.

Vlen të cekim se aeroplani i shitur ishte një nga fluturaket me enterier më luksozë, me xhakuzi, me mobile të lëkurës me ngjyrë argjendi dhe shtrat martesor, të cilin kryengritësit libianë, pas rënies së Gaddafit, e shfaqën si trofe. Të njëjtin aeroplan Gaddafi e kishte dërguar për transportimin e Abdel Basset al-Magrahit, të njohur si bombarduesi i Lockerbiet (aeroplanit që eksplodoi më 1988 mbi Skoci e la 270 të vdekur), kur është liruar nga burgu skocez më 2009. /albeu/