Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjynahet dhe bora



Gjynahet dhe bora

Një ndër hadithet që më ka bërë përshtypje, është një hadith i cili është lutje, por që Profeti a.s e përdorte në shumë raste. Ky hadith dhe kjo lutje e Profetit a.s është:

“O Zot! Më largo nga gjynahet, ashtu siç ke larguar perëndimin nga lindja! O Zot! Më pastro nga gjynahet, ashtu siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtitë! O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe breshër!”

Këtë lutje, Profeti a.s e bënte pasi kishte bërë tekbirin fillestar dhe para se të fillojë leximin e Fatihasë.

Tregon Ebu Hurejre:”Pasi Profeti a.s ngrinte duart për tekbirin fillestar, vëreja një heshtje të shkurtër të Profetit a.s para se të fillojë leximin e Fatihasë. Një ditë, unë e pyeta:”O i dërguar i Zotit! Çfarë thua pas tekbirit fillestar?” dhe Profeti a.s i tregoi lutjen e mësipërme.





Kur e lexova këtë lutje, më bënë përshtypje fjalët:”O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe breshër!

 

(Visited 1 times, 1 visits today)