Sábado, 24/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjumi dhe shkenca

Gjumi dhe shkenca

Tashmë do të flasim më gjerë për mënyrat më të mira dhe ato më të këqija të të fjeturit.

Gjumi është një gjendje kur nxehtësia instiktive (e trupit) bëhet joaktive, e kështu trupi gjen qetësi. Ka dy lloje gjumi: normal dhe jonormal. Gjumi normal nënkupton prehjen e energjive të brendshme dhe të ndjeshmërisë. Kur këto energji janë në gjendje prehjeje, trupi ndalet nga veprimtaria e tij e zakonshme. Ndërkohë, avujt dhe lagështia që, para këtij çasti, lëviznin dhe dekompozoheshin, ngjiten lart në tru, i cili është vendndodhja e këtyre energjive. Atëherë, truri bëhet joaktiv, dhe kjo është gjendja normale e gjumit.
Gjendja jonormale (ose e rëndë) e gjumit ndodh për shkak të ndonjë aksidenti ose një sëmundjeje. Në këtë rast, lagështia e tepërt e mbisundon trurin, duke bërë që njeriu të zgjohet me vështirësi prej gjumit. Gjithashtu, mund të ndodhë që sasia e tepërt e avujve të ngjitet lart në tru, siç janë gjendjet pas ngrënies
ose pirjes së tepërt, kur truri ka nevojë të çlodhet, prandaj njeriun e zë gjumi.

(Visited 25 times, 1 visits today)
Top