Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Gjidhënia-një rrugë e dy punë(pjesa 2-te, dobite e nenes nga gjidhenia) Përmbajtja: 13. Gjidhënia ndihmon nënat të kenë një trup më vital 14. Qumështi i gjirit zvogëlon rrëzikun e diabetit tipit 2 15. Gjidhënia te nëna zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit ovarial 16. Dhënia e gjirit zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër […]
Gjidhënia-një rrugë e dy punë(pjesa 2-te, dobite e nenes nga gjidhenia) Përmbajtja: 13. Gjidhënia ndihmon nënat të kenë një trup më vital 14. Qumështi i gjirit zvogëlon rrëzikun e diabetit tipit 2 15. Gjidhënia te nëna zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit ovarial 16. Dhënia e gjirit zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër […]
Gjidhënia-një rrugë e dy punë(pjesa 2-te, dobite e nenes nga gjidhenia)

Gjidhënia-një rrugë e dy punë(pjesa 2-te, dobite e nenes nga gjidhenia)
Përmbajtja:
13. Gjidhënia ndihmon nënat të kenë një trup më vital
14. Qumështi i gjirit zvogëlon rrëzikun e diabetit tipit 2
15. Gjidhënia te nëna zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit ovarial
16. Dhënia e gjirit zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër dhe tru
17. Me gjidhenie nëna largon stresin
13. Gjidhënia ndihmon nënat të kenë një trup më vital
Një studim ka arritur të zbulojnë se femrat të cilat ushqejnë foshnjat e tyre me anë të gjirit reduktojnë në masë shumë të madhe peshën e trupit, e sidomos të barkut. Sipas autorit të këtyre studimeve, Kendis Meklur, profesor në universitetin e Pitsburgut, kishte theksuar se barku është vendi më i shëndetshëm për një femër për të shtuar peshën-trashjen e saj. Përpos se gjidhënia është e dobishme për foshnjën, ajo ndihmon nënën edhe në humbjen e peshës. Autoret e studmim arriten te konkludojne se femrat të cilat kurrë nuk kishin ushqyer foshnjat me gji dhënie, kishin probleme me mbi peshën, e po ashtu edhe probleme shëndetësore, ndërsa femrat të cilat kishin ushqyer foshnjat me gjidhënie trupin e kishin më vital dhe shëndeti i tyre dhe i foshnjës ishte më i qëndrueshëm. Sipas besimit popullor, ushqyerja me gji është përgjegjëse për shtimin në peshë të gruas pas lindjes. Kjo nuk është e vërtetë. E vërteta është se gjatë shtatzanisë, masa dhjamore shtohet 4 – 5 kg, por duke i dhënë gji bebit, ky dhjamë fillon të shkrihet. Dhënia e gjirit fëmijës dhe mbajtja e një regjimi ushqimor të përshtatshëm e ndihmon lehonën që gradualisht të arrijë në peshën që ka pasur para se të mbetej shtatzanë. Autoret e zbulimit thonë se ushqyerja me gji është me të vërtetë një lloj shpenzimi shtesë i kalorive dhe ky shpenzim ndihmon jo vetëm për të mbajtur në formë, por edhe për të ruajtur shëndetin nga parandalimi sëmundjeve të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Gjidhenia bën të mundur humbjen e peshës së tepërt të akumuluar gjatë shtatzënisë: duke dhënë efekte pozitive në nivelin e sheqerit në gjak, në masën e yndyrnës dhe shpërndarjes së saj në trup, duke zvogëluar dukshëm mundësinë e sëmundjeve të lidhura pikërisht me akumulimin e yndyrnës. Fëmija duke thithur gjirin, jo vetëm që shton sasinë e qumështit që prodhon nëna, por edhe përmirëson cilësinë e qumështit. Përmbajtja në qumështin e nënës të disa lëndëve të caktuara, nxit tkurrjet e mitrës, duke ndihmuar në këtë mënyrë në zvogëlimin e mitrës dhe uljen e barkut. Shpesh herë, nënat ankohen për dhimbje barku gjatë vendosjes në gji të fëmijës. Ato nuk duhet të brengosen për këto dhimbje, sepse janë tkurrje të dobishme të mitrës .
14. Qumështi i gjirit zvogëlon rrëzikun e diabetit tipit 2
Një studim i botuar në revistën “Neurologji” tregon se edhe ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri ndikon në diabetin e tipit 2 tek nënat. Studimi i kryer nga shkencëtarë në Universitetin e Pittsburgut tregon se nënat që nuk i kanë ushqyer me qumësht gjiri fëmijët e tyre, kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 më vonë në jetë, në krahasim me gratë që fëmijët e tyre i kishin ushqyer me qumësht gjiri. Të dhënat treguan se për një grua, lindja rrit rrezikun për prekjen nga diabetit më vonë në jetë, por kur kjo grua e ushqen foshnjën me qumësht gjiri, ky rrezik pakësohet deri në nivelin e grave që nuk kanë fëmijë. Një dietë e shëndetshme dhe ushtrimet fizike e zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, por, siç thonë ekspertët, pak njerëz e kuptojnë që dhënia e gjirit ndihmon për të tretur dhjamin në barkun e nënës pas lindjes, gjë që gjithashtu ndihmon për të ulur këtë rrezik.
15. Gjidhënia te nëna zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit ovarial
Femrat të cilat kanë dhënë gji janë më pak të rrezikuara për t’u sëmurë nga kanceri i gjirit para menopauze, pavarësisht historisë familjare të sëmundjes. Revista “Archives of Internal Medicine” njofton se në bazë të një studimi ku kanë marrë pjesë 60.000 femra, është vërejtur se në rastet e gjidhënies, rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit ishte për 59% më i ulët. Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Karolinës Veriore, pohojnë se rrezik më të vogël kishin pasur femrat të cilat kishin dhënë gji së paku tre muaj. Studimet kanë treguar veç tjerash se gjidhënia zvogëlon edhe rrezikun e paraqitjes së kancerit te ovariumit te nënat të cilat për një kohë më te gjatë i ushqejnë femijët me gji, e kjo mendohet se ndodh pasi qe gjidhenia e frenon sekretimin e hormonit estrogjen.
16. Dhënia e gjirit zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër dhe tru
Gratë të cilat i ushqejnë me gji foshnjat e tyre nuk i bëjnë mirë vetëm fëmijëve të tyre, por edhe vetvetes, sepse në këtë mënyrë mbrohen nga sulmi në zemër dhe tru, pohojnë shkencëtarët. Gratë që kanë ushqyer me gji fëmijët më gjatë se një vit kanë 10 për qind më pak gjasa që të përjetojnë ndonjërën prej këtyre sëmundjeve, në krahasim me ato që nuk kanë ushqyer fëmijët me gji. Mirëpo, edhe të ushqyerit me gji prej një muaji e zvogëlon rrezikun nga sëmundja prej diabetit, shtypjes së lartë të gjakut dhe kolesteriolit të tepërt. Studimi është kryer në universitetin “Pitsburg”, dhe atë në gratë të cilat tashmë e kanë kaluar menopauzën. Në mesatare kanë kaluar 35 vjet kur ato i kanë ushqyer fëmijët me gji, çka tregon se të mirat e gjidhënies zgjasin shumë vite. Njëra nga autoret e studimit, dr. Eleanor Bimla Shvarc, sqaron zbulimet e reja tek të cilat kanë ardhur: ”Sëmundjet e zemrës janë shkaktari udhëheqës i vdekshmërisë te femrat, kështu që është e rëndësisë vitale që të dimë se çfarë mund të bëjmë në mënyrë që të mbrohemi. Me vite e kemi ditur se gjidhënia është e rëndësisë së madhe për shëndetin e fëmijës, por tani është vërtetuar se është po aq e rëndësishme edhe për shëndetin e nënës. Sa më shumë që nëna ushqen me gji, aq më mirë për të dytë”.
17. Me gjidhenie nëna largon stresin
Disa studime tregojnë se nënat e reja që zgjedhin të ushqejnë foshnjat me qumështin e gjirit e kalojnë më lehtë periudhën e paslindjes. Kjo gjë i bën nënat të kenë besim në vetvete, u largon stresin dhe janë më të qeta. Ushqyerja e foshnjës me gji ka shumë avantazhe si për nënën ashtu edhe për beben. Madje jo vetëm kaq, duke përdorur këtë dhunti që u ka falur nëna natyrë mund të kalohen më lehtë edhe simptomat si ankthi që karakterizon muajt e parë të jetës së bebes, shqetësimi fiziologjik për të përballuar një lindje dhe depresioni pas lindjes. Nëse të gjitha nënat e reja do t’i ushqenin foshnjat e tyre me qumësht gjiri, me shumë siguri do të ishin më të qeta shpirtërisht dhe më të kthjellëta mendërisht, cilësi që çdo grua do të dëshironte t’i kishte.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
June 28, 2017 / By M.I Njeriu ka tre mbulesa në zemrën e tij
June 28, 2017 / By M.I 4 vajrat bimorë që do të transformojnë trupin tuaj brenda një muaji
June 28, 2017 / By M.I 3 maska natyrale që ju ndihmojnë kundër thinjave
June 28, 2017 / By M.I Shëroni thembrat e plasaritura vetëm me këtë përzierje
June 28, 2017 / By M.I Çfarë ndodh nëse lini këmbët për 30 minuta në uthull molle ?
June 28, 2017 / By M.I Tregimi i burrit që nga turpi nuk mund ta shikonte gruan e tij në sy
June 29, 2017 / By M.I Turqia ngre farmeceutikën e saj kombëtare për sëmundjet gjenetike