Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm në fundjavë

Gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm në fundjavë

“Njerëzit e suksesshëm janë thjesht ata me zakone të suksesshme.” – Brian Tracy

1. Ata mbajnë larg telefonat.
Çaktivizimi i celularit për 24 orë do t’ju detyrojë të jeni më të pranishëm dhe të merrni më shumë kënaqësi nga aktivitetet në fundjavë.

2. Ata nuk kthehen në letargjik.
Nuk ka asgjë të keqe për të ndejtur më shumë pushim gjatë fundjavave, por sigurohuni që ta ndërthurni edhe me disa aktivitete stimuluese, si për shembull, të shihni një shfaqje, të hani drekë me miqtë ose të bëni zgarë në oborrin e shtëpisë.

3. Ata kalojnë kohë me familjen.
Edhe fëmijët tanë tani janë të lidhur 24/7 me pajisjet dixhitale, prandaj mësojini atyre se si të qëndrojnë të jenë active në jetë dhe në familje jo vetëm në rrjetet sociale.

4. Ata nuk bëjnë punë shtëpie.
Njerëzit më të suksesshëm janë të mirë në menaxhimin e kohës së tyre gjatë javës, duke u mundësuar atyre që të kenë të lirë gjithë fundjavën për kënaqësi.

5. Ata nuk i tremb dita e hënën
Në vend që të shqetësoheni për atë që do të vijë të hënën, gëzojuni pjesës së mbetur të kohës suaj të lirë duke u përqendruar te miqtë dhe familja.

6. Më e rëndësishmja, njerëzit e suksesshëm punojnë rrallë në fundjavë.
Bëni të qartë se gjatë fundjavës ju jeni jashtë orarit dhe do të jeni të zënë duke iu kushtuar kohën tuaj aktiviteteve që të japin “karikim” për javën.

Burimi: powerofpositivity.com
©gatuajshendetshem.com/a.c./