Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Mjekësia popullore/ Gjendrat tiroide (me mungesë dhe tepricë jodi) mund të trajtohen fare mirë me mënyra të thjeshta, përfshirë këtu hurmat e buta apo boçet e pishës Hysni Dankshi Në Shqipëri mjekësia popullore është e lashtë, njësoj si në shumë vende të botës. Kjo metodë popullore në vendin tonë ka ekzistuar që në lashtësi dhe […]
Mjekësia popullore/ Gjendrat tiroide (me mungesë dhe tepricë jodi) mund të trajtohen fare mirë me mënyra të thjeshta, përfshirë këtu hurmat e buta apo boçet e pishës Hysni Dankshi Në Shqipëri mjekësia popullore është e lashtë, njësoj si në shumë vende të botës. Kjo metodë popullore në vendin tonë ka ekzistuar që në lashtësi dhe […]
Gjendrat tiroide, trajtimi me bimë

Mjekësia popullore/ Gjendrat tiroide (me mungesë dhe tepricë jodi) mund të trajtohen fare mirë me mënyra të thjeshta, përfshirë këtu hurmat e buta apo boçet e pishës
Hysni Dankshi
Në Shqipëri mjekësia popullore është e lashtë, njësoj si në shumë vende të botës. Kjo metodë popullore në vendin tonë ka ekzistuar që në lashtësi dhe ka ardhur deri në ditët e sotme po me të njëjtat metoda, duke alternuar njohuritë e metodave popullore.
Mjeku Hysni Dankshi sjell informacione të vlefshme lidhur me gjendrat tiroide (me mungesë dhe tepricë jodi). Ato gjenden në pjesën e mesme të fytit dhe shërbejnë për të rregulluar metabolizmin me hormonet e tij. Me fjalën metabolizëm shprehet shpejtësia ose frenimi i djegës së substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si edhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit. Funksioni i gjendrave tiroide varet shumë dhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm. Gjendrat tiroide kanë këto shenja: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, kanë dobësim trupi, rrahjet e zemrës bëhen më të shpeshta dhe më të forta.
Të sëmurët me gjendra tiroide preken shpejt, qajnë për hiç gjë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh tek gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes.
Funksioni i gjendrës tiroide dobësohet nga ndikimi normal i gjendrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjendrën, shkaqe të tjera të panjohura, të cilat veprojnë drejtpërdrejtë në gjendër. Këto janë shenjat dhe mosfunksionimi i hipertireozës, pra ulja e funksionit.
Kurse hipertireoza (shtim i funksionit), për të cilën do të flasim më poshtë, është një sëmundje që prek më tepër gratë. Gjendra prodhon shumë hormone, kështu trupi pëson disa çrregullime me rëndësi siç ishin ato që përmendëm më lart në hipotireozë me ulje të funksionit, sepse shenjat janë të njëjta.
Do të flasim për gushën (strumën). Është një sëmundje që shoqërohet me zmadhimin e gjendrës tiroide, shfaqet më tepër tek gratë në çdo moshë. Gjendrat zmadhohen në forma dhe në mënyra të ndryshme. P.sh.: gjendrat zmadhohen në mes ose në të dyja anët apo njëra anë me përmasa të ndryshme, disa herë në një kohë të shkurtër, disa herë në një kohë të shkurtër disa herë gradualisht.
Gusha endemike quhet ajo sëmundje që shkaktohet nga mungesa e jodit në vendet malore. Personat shqetësohen nga pamja jo e bukur e fytit. Zakonisht gjendrat tiroide me mungesë jodi gjenden tek
personat në vendet malore, kurse ato me tepricë të jodit në bregdet. Ka raste shumë të rralla që tek ndonjë person ndodh e kundërta. Gjendrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për kurim sesa ato me mungesë jodi.
Ata që vuajnë nga gjendrat tiroide të pinë çdo ditë lëngun e 1-3 kokrra limoni ose 50 gr lëvore që zihen në 500 gr ujë për 20 minuta, dhe pihet 2 herë nga një filxhan kafeje esëll në mëngjes. Duhet të konsumoni edhe mishin e peshkut që rritet në dete, që ka shumë jod, dhe jo ata peshq që rriten në liqene me ujëra të ëmbla.
Frashëri i bardhë: zieni një litër ujë. Në momentin e zierjes hidhni 7-10 lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara. I lini 20-30 min dhe i kulloni. Pihen 2 gota ujë në ditë të ëmbëlsuara sipas dëshirës. Prej shumë vitesh njihen këto ilaçe popullore për shërimin e gjendrave tiroide me mungesë të jodit dhe për shërimin e strumës.
Gusha. Për këtë sëmundje përdoret bima e gjineshtrës. Pasi e thërrmoni, merrni 1 lugë çaj dhe e hidhni në 1 gotë me ujë. Zihet 10 minuta. Kullohet dhe pihen 3 gota në ditë të ëmbëlsuara me mjaltë. Kura vazhdon 3-4 javë. Kurse fëmijët pinë 3-4 lugë gjelle. Kjo metodë shërben për ata që vuajnë nga gusha.
Gjendrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për t’u kuruar, por megjithatë ka plot ilaçe popullore që ndihmojnë për të lehtësuar shqetësimet që krijohen dhe për të ulur sa më shumë shqetësimet nervore.
Gjembgomari. Zieni 1 litër e gjysmë ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 8-10 lugë çaj me fruta të copëtuara. E lëmë në qetësi për 30 min. E kulloni dhe pihet në çdo vakt e ëmbëlsuar ose jo, sipas dëshirës nga 10 gr ose 2 filxhanë kafe të ngrohtë.
Micla ose bari i bletës. Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes i hedhim 5 lugë gjelle me bimë të thara e të grimcuara. E lëmë në qetësi për 20-30 minuta duke e tundur herë pas here. E kullojmë, e ëmbëlsojmë sipas dëshirës dhe pimë në çdo vakt nga 1 gotë ujë.
Trumza. Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes hidhni 30 lugë çaj me lule trumze. E lini gati 1 orë në qetësi. E kulloni dhe e shtrydhni. Pihet 1 gotë, 1 herë në dy ditë, e ngrohtë dhe e ëmbëlsuar sipas dëshirës.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
July 6, 2017 / By M.I Arma sekrete kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës!
July 6, 2017 / By M.I Foshnja qe refuzonte gjirin e nenes ose qan naten
July 6, 2017 / By M.I Luleshtrydhja është një frut që ka shumë pak kalori
July 6, 2017 / By M.I Ademi a.s dhe qetësia shpirtërore
July 6, 2017 / By M.I Kurani,dielli,hëna dhe shkenca
July 6, 2017 / By M.I Sprova familjare e Ademit alejhi selam
July 6, 2017 / By M.I Menaxhimi i konflikteve bashkëshortore
July 6, 2017 / By M.I Mrekullia sociale në Kuran dhe sunet
July 6, 2017 / By M.I Hulumtim, truri i psikopatëve punon më ndryshe
July 6, 2017 / By M.I Universi,shkenca dhe Kurani