Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjelbërimi ndikon pozitivisht në “luftën” kundër stresit

Gjelbërimi ndikon pozitivisht në “luftën” kundër stresit

Nje studim tregon se nivelet e stresit tek të papunësuarit janë të lidhura më shumë me gjërat që i rrethojnë se sa me moshën, gjininë, të ardhurat dhe shkalla e privimit.

Prezenca e parqeve dhe drunjve në vendet ekonomikisht të privuar mund të ndihmoj njerëzit të përballen më mirë me humbjen e punës, çrregullimin stresues post traumatik, lodhjen kronike dhe ankthin, tregojnë studiuesit.

Ata kanë zbuluar se nivelet e stresit të njerëzve janë drejtë për drejtë të lidhura me sasinë e hapësirës së gjelbër që i rrethon – sa më shumë hapësirë e gjelbër aq më pak ka gjasa një person të stresohet. Gjithashtu, se për çdo 1% shtim të hapësirës së gjelbër kishte rënie të madhe në nivele të stresit.

Aty ku kishte më shumë hapësirë të gjelbër njerëzit më mirë reagonin ndaj ndodhive shqetësuese, duke mos u stresuar edhe aq shumë në fillim ose duke u përballur më mirë me stresin. Ky studim është bërë nga Universiteti Edinburgut dhe qendra e studimeve Heriot Watt OPENspace, në bashkëpunim me universitetet e Glasgow dhe Wesminister. Managjer i këtij projekti ishte Instituti James Hutton.

Zbulimet janë publikuar në Landscape and Urban Planning. Catherine Ward Thompson, drejtoresh e kesaj qendre, tha: “Duke marr parasysh nivelet në rritje të stresit dhe shëndetin e dobët mental të njerëzve në Skoci, ky është një zbulim i rendesishem.

Për herë të parë studiuesit kanë punuar me njerëz të papunësuar nga vende të privuara dhe kanë përdor teste shkencore për të treguar se aty ku ka më shumë hapësirë të gjelbër, nivelet e stresit ishin mjaft të ulëta, ndërsa aty ku kishte më pak hapësirë të gjelbër shfaqeshin shenja të hormoneve të trupit që nuk funksiononin mirë.”

Ushtrimet ishin edhe një faktor tjetër që është parë se zvogëlojnë stresin, por kjo ndoshta nuk ka asgjë të bëj me ushtrimet në park. Njerëzit kanë raportuar se ndihen më pakë të stresuar nëse jetonin në vende ku kishte më shumë hapësirë të gjelbër pa marr parasysh se sa ushtronin.

(Visited 34 times, 1 visits today)
Top