Segunda-feira, 20/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjashtë mënyra me të cilat Iblisi depërton në zemër



Gjashtë mënyra me të cilat Iblisi depërton në zemër

Iblisi i mallkuar i përdor gjashtë mënyra për të depërtuar në zemrën tënde, e cila duhet të jetë e lidhur vetëm me Allahun. Duhet t’i njohësh këto që të kujdesesh dhe të gjykosh se deri ku ka arritur shejtani në luftën kundër teje, e nëse ke arritur në grada të larta, atëherë ti je bërë armiku i përbetuar i Iblisit; Allahu të ndihmoftë!

E para: Shejtani të thotë: “Bëhu jobesimtar!” Nëse ai e arrin këtë qëllim, rehatohet dhe aspak nuk brengoset më për ty.

E dyta: Nëse shpëton nga mashtrimi i parë, atëherë ai ta zbukuron bidatin (risi në fe), qoftë ajo fjalë ose vepër, që të mendosh se je në hak (të vërtetën), e të harrosh se “çdo bidat është lajthitje, kurse çdo lajthitje shpien në zjarr”.

E treta: Nëse shpëton nga e para dhe e dyta, kalon në mënyrën e tretë, duke u munduar të të shtyjë të bësh ndonjë mëkat të madh. Por mëkati që bëhet lahet me pendim dhe kërkim faljeje. Kjo sepse dijetarët kanë thënë: “Nuk ka mëkat të vogël nëse insistohet në atë mëkat dhe nuk ka mëkat të madh nëse kërkohet falje për atë mëkat.”

E katërta: Nëse shpëton prej këtyre, ai mundohet të të shpjerë në mëkat të vogël. Mëkat të cilin e bën në çdo kohë dhe gjatë tërë kohës, sa që kjo të zvogëlon të mirat dhe të ulë gradën në xhenet, e nuk do jesh me të vërtetët dhe dëshmorët.

Me pendim, me lejen e Allahut, falen edhe mëkatet e vogla.

E pesta: Nëse pendohesh nga të gjitha këto gabime dhe mëkate, ti konsiderohesh njeri me grada të larta te Iblisi, atëherë mundohet në mënyrën e pestë, duke të angazhuar me vepra që kanë më pak shpërblim nga ato që kanë më shumë. P.sh.: fillon e preokupohesh me largimin e pengesave nga rruga, edhe pse kjo gjë është prej besimit, mirëpo nuk është vepër që ka shpërblimin më të madh.





E gjashta: Nëse shpëton prej të gjitha kurtheve të tij, atëherë ai përdor mënyrën më të vështirë dhe më të fuqishme, nga e cila nuk kanë shpëtuar as pejgamberët, alejhimus-selam që domethënë se të vërsulen familja, të afërmit, ata që janë përreth teje, duke të ofenduar, nënçmuar dhe dëmtuar.

Parashtro pyetjen: vallë, ku është grada jote para Iblisit të mallkuar, Allahu na ruajttë nga kurthet e tij!

Imam Ibën Kajim

Burimi Jetës

(Visited 314 times, 1 visits today)




Top