Terça-feira, 15/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gështënja!

Gështënja!

Gështënja!

Të mos i shmangemi konsumimit të saj në këtë sezonë Vjeshtore ngase është frut i shendetshem, dhe me të mira te dyfishta që e mbrojnë shendetin e njeriut!

Ka vlere te madhe kalorike dhe energjitike dhe rekomandohet si shtese ne ushqimin e femijeve, tek te rriturit dhe për të gjithë personat që kan punë të mundimshme fizike dhe intelektuale.
Kombinimi i kalciumit dhe fosforit i forcon dhëmbet dhe kockat, kurse geshtenja e bute është e mirë pêr sistemin nervor. Per dallim prej arrave dhe bajameve, gështenja permban nivel me te ulet te yndyrave dhe është i vetmi i ketij grupi qëpermban vitaminen C.

Gështenja përmban shumë minerale, si kalium, fosfor, kalcium, magnez dhe hekur. Gjithashtu, përmban vitamina të grupit B, si edhe vitaminat e A, C.
Meqenëse gështenja është e pasur me kalium, ndihmon gjatë mjekimit të sëmundjeve të veshkave dhe të gjakut. Kurse gështenja e zierë ka shumë përbërje minerale, ndërsa gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, proteina, si dhe dyfish karbohidrate.

Ato gjithashtu mund të përdoren në rastin e anemive apo dobësimit të theksuar. Këshillohet konsumi i tyre edhe në shtatzëni, për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit folik.

Përzgjodhi inf.Qendresa Paqarizi

 

(Visited 50 times, 1 visits today)
Top