Sexta-feira, 23/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fuqia e istigfarit (estagfirullah)

Fuqia e istigfarit (estagfirullah)

Fuqia e istigfarit (estagfirullah)

Kjo ngjarje rreth ‘istigfarit’ është nga jeta e Imam Ahmed ibn Hanbelit r.h., i cili konsiderohet një nga dijetarët më të njohur dhe të famshëm të Islamit.

Imam Ahmedi gjithashtu konsiderohet si themelues i shkollës hanbelite të fik’hut (jurisprudencës islame) dhe është njëri nga teologët me të dëgjuar sunni, shpeshherë duke iu referuar si “shejhu’l-islam” ose “imam i ehli sunnetit”.

Derisa Imam Ahmed ibn Hanbeli, gjatë periudhës së pleqërisë së tij, ishte duke udhëtuar për diku, iu desh të ndalej në një qytezë.
Pas faljes së namazit, ai dëshiroi që natën ta kalonte në oborrin e xhamisë, ngaqë ai nuk e njihte askë në atë vend.
Për shkak të modestisë së tij, ai nuk i ishte prezantuar askujt, duke menduar se nëse u prezantohej, shumë njerëz do ta ftonin.

Duke mos e njohur Imam Ahmedin, kujdestari i xhamisë refuzoi ta lejonte atë të qëndronte në xhami.

Meqë Imami në fjalë ishte i shtyrë në moshë, kujdestarit iu desh që ta nxirrte nga xhamia duke e tërhequr.

Duke e parë këtë gjë, një furrtar që ishte afër, ndjeu keqardhje për atë njeri (Imam Ahmedin) dhe i ofroi mikpritje për atë natë.

Gjatë qëndrimit me furrtarin, Imam Ahmedi vërejti se ai bënte shumë dhe pandërprerë istigfar.

Imam Ahmedi e pyeti furrtarin se nëse istigfari i vazhdueshëm kishte ndonjë efekt tek ai.

Furrtari iu përgjigj Imamit të nderur duke i thënë se Allahu i Madhërishëm i kishte pranuar të gjitha du’atë (lutjet) e tija, përveç njërës.

Kur e pyeti Imam Ahmedi se cila ishte ajo, ai u përgjigj se ai lutej që Allahu xh.sh. t’i mundësonte privilegjin që të takohej me dijetarin e famshëm, Imam Ahmed ibn Hanbelin.

Me të dëgjuar këtë gjë, Imam Ahmedi i tha se Allahu xh.sh. jo vetëm që ia kishte pranuar du’anë, por edhe e kishte sjellur atë duke e tërhequr në pragun e tij (furrtarit)..

 

(Visited 571 times, 1 visits today)
Top