Sábado, 30/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Fundja qëndro në shtëpinë tënde….!

Fundja qëndro në shtëpinë tënde….!

Fundja qëndro në shtëpinë tënde….!

”Largohu nga e keqja dhe njerëzit që e ushqejnë atë,qëndro larg atyre që s’dinë ta vlerësojnë kohën.Kur të hasësh në kësilloj grupesh shpejto pak më tepër në të ecur dhe fute kokën në çerdhen tënde,në shtëpinë dhe kopshtin tënd.Kështu do të jesh më i qetë,truri të pushon më mirë,zbukuroje menden dhe zhvilloje me gurët e çmuar të Kur’anit Famëlartë,që sytëë të të depërtojnë më mirë nepër qoshe e ta njohësh oqeanin shkencor të Islamit.

Vërtet,të izolohesh nga çdo gjë që të largon nga të mira dhe respekti është ilaç i fuqishëm dhe i sukseshëm për qetësinë e rehati shpirtërore,dhe unë po ta këshilloj fuqishëm këtë ilaç.Të largohesh nga e shëmtuara dhe e kota do të thotë ta pushosh trurin,ta ngritësh ligjin e frikërespektit,t’ia festosh ditëlindjen pendimit dhe përkujtimit.

Takimet e lavdëruara vërtetë janë ato gjatë namazeve dhe tubimeve të diturisë dhe solidaritetit të mbarë, ndërsa nga tubimet boshe dhe të kota të kesh kujdes! Të kesh kujdes! Ik me lëkurën tënde,qaj për mëkatin tënd,kontrollo gjuhën! Le të të mijaftojë shtëpia jote,ngase të përzihesh me barbarët do të thotë ta luftosh me dhunë shpirtin tënd,ta kërcënosh rrezikshëm botën e sigurisë e të qetësië së shpirtit tënd.

Kjo sepse ti ulesh me padronët e thashethemeve, me mjeshtrat e mashtrimeve dhe me mësuesit që të përgëzojnë me sprova,telashe e kokëçarje derisa të duket se vdes për çdo ditë nga shtatë herë para se të të arrijë vdekja e vërtetë.

Prandaj,shpresa ime e vetme është që ti t’i qasesh çështjes tënde dhe të izolohesh në dhomën tënde,veç nëse ke ndërmend të flasësh a të veprosh mirë,me ç’rast do të vëresh se si zemra jote do të kthehet te ti. Shpëtoje kohën nga kaosi,jetën nga pakuptimësia, gjuhën nga përgojimi,zemrën nga shqetësimi,veshin nga vulgariteti,shpirtin nga mendimi i keq,e kush provon ia del,ndërsa atij që hyp në transporte e iluzioneve dhe shthurret me të tjerët,thuaji: SELAM!(Paqe)!

Pranoje jetën ashtu siç është,po deshe të jetosh

Mos kërko që jeta të mbetet sipas qefit dhe dëshirës tënde,se nuk do ia arrish.Ajo i lodh dhe ata që luajnë në ditët e saja,është tmerr i të gjallëve,e përzier me të pakëndshme, shpesh të trubullon, por, përsëri s’të lëshon,në të ditët një pas një i jeton.Mos kërko se nuk mund të gjesh prind,grua, shokë,banesë,a punë,që të mos ketë diçka që ta prish lumturinë e ta humb njerëzinë.

Dhe nëse mbetesh në dhëmbët e mprehta të jetës,përpiqu të lëshosh ujin e ftohtë mbi nxehtësinë e së keqes.Kështu deshi Allahu që të jetë e të mbetet kjo botë,e cila grumbullon dhe bashkon dy të kundërtat, qofshin ato lloje,grupe a mendime.Dëm-dobi, ndreqje -prishje,gëzim-pikëllim, sëmundje – shërim,qeshje-qarje…

Pastaj e gjithë e mira,gëzimi e mirësia bashkohen të pastërta në Xhenet,dhe e gjithë e keqja, prishja,e mërzia mblidhen në Zjarr.“Kjo botë është e mallkuar,e mallkuar është çdo gjë që gjendet në të përveç përmendjes së Allahut dhe asaj që i gjason asaj dhe përveç dijetarit dhe nxënësit“ (hadith).

Pra,jeto ashtu si je dhe mos vrapo pas të rrejshmeve dhe iluzioneve,por ngritu në botën e idealeve, pranoje botën si është e mos kërko përsosmëri në asgjë,ajo o takon vetëm Allahut. Mos kërko bashkëshorte të plotësuar e të përsosur nga të gjitha anët.

Në një hadith thuhet:“Mos ta urrejë besimtari besimtaren,nëse sheh në të diçka që e mospëlqen, ngase nëse s‘i pëlqen ndonjë virtyt i saj,i pëlqen ndonjë virtyt tjetër.“Prej teje kërkohet të ecësh anës rrugës së drejtë e të vërtetë, të bëhesh falës,të marrësh atë që të është lehtësuar dhe ta lësh atë që është e vështirë,t’i mbyllësh sytë ndonjëherë e të mos shikosh atë që s’të kënaq, e në ca raste të bësh edhe sikur je i painteresuar.Aid el Karni