Sábado, 30/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Dobitë e ftoit në këndvështrim Islam

Dobitë e ftoit në këndvështrim Islam

Ftoi ndikon në bark si astringent (tkurës).Parandalon gjakderdhjen e tepërt gjatë pastrimit mujor.Ngrënia e ftoit pas ushqimit pushon barkun, por nëse e hamë në sasi të madhe shkakton kolikë (shtërngim barku).

Shurupi nga ftoi është i mirë kundër kollitjes dhe dhembjeve në fyt.Ajka nga ftoi i freskon damarët dhe forcon barkun.Enesi transmeton hadithin: “Hani ftoin në bark të zbrazët” Talha transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Sepse vërtetë ai e qetëson zemrën”. Transmeton Ibn Maxhe.

Ibn Maxhe po ashtu e transmeton hadithin: “Hani ftoin, sepse, ai e qetëson zemrën, kurse All-llahu, subhanehu ve teala, nuk ka dërguar pejgamberë, e të mos i kishte dhënë të hajë ftua të Xhennetit, sepse ai i ka dhënë fuqi së paku të dyzet njerëzve”.

Nga i njëjti transmetues është edhe ky hadith: “Le të hanë ftonj gratë e juaja shtatëzëne, sepse vërtet ato e bëjnë zemrën më të butë dhe të mirë”.Kur thuhet, e bëjnë zemrën më të butë’ ka për qëllim se ftoi në zemër futë butësi dhe mirësi.