Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ftoi, bombë e vitaminave

Ftoi, bombë e vitaminave

Ftoi, bombë e vitaminave

Përveç të mirave të këtij fruti, të dobishme janë edhe farat e ftoit, të cilat përmbajnë vitaminë B17, e cila ka efekt antikancerogjen. Ftoi paraqet një pemë të vërtetë të vjeshtës. Edhe pse koha e tij është nga tetori deri në dhjetor, ai nuk gjendet shpesh në treg. Kjo pemë e ka origjinën e saj nga Azia Jugperëndimore, respektivisht nga Irani dhe Anadolli. Ftoi është adhuruar nga grekët e vjetër. Ky frut tek ta simbolizonte lumturinë dhe dashurinë.

Në kohët e vjetra, ky frut konsiderohej pemë e pllenimit. Ftoi paraqet një bombë të vërtetë të vitaminave. Ai më së shumti përmban vitaminën C, por edhe provitaminën A, vitamina B1 dhe B2, si dhe niacinë. Nga mineralet më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra. Aq sa edhe ftoi që është një pemë shëruese, po aq janë edhe farat e gjethet e tij.

Ftoi dhe cilësitë e tij shëruese

Ftoi përdoret i freskët apo në formë të kompostos, si reçel, si marmelatë, si dhe për t’i dhënë shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të tjera. Për qëllime mjekësore përdoren bërthamat e thata, gjethet dhe fruti. Bërthamat në shije të bajameve të hidhura dhe janë pa erë.

Bërthamat e ftoit thahen në hije dhe me kujdes që të mos myken. Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak para disa ditësh së pjekjes së plotë. Të ruhen në vende të thata me ajër.

Ftoi është i ushqyeshëm

Ai përmban vitamina A dhe C, sheqer, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj. Ftoi është i pasur me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur qyshkur për këtë qëllim dhe përdoren në mënyrë pozitive kundër adsiarresë, dizanterisë dhe të vjellave.

Ftoi përdoret për forcimin e organizmit të pleqve, si dhe për forcimin e trupit të dobësuar të personave që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë.

(Visited 97 times, 1 visits today)
Top