Wednesday, 16/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fshatari në shkretëtirë



Fshatari në shkretëtirë

Një fshatar duke ecur në shkretëtirë bashkë me devenë e tij, e takon një njeri që i ishin tharë buzët nga etja.

Njeriu kur e pa fshatarin i kërkoi ujë. Fshatari duke zbritur nga deveja, i jep ujë atij. Njeriu i cili e pinë ujin papritmas kërcen në deve dhe fillon të ikë.

Fshatari i bërtet nga pas:

“Mirë, mere devenë dhe shko, por kam një kërkesë nga ti. Mos guxo për këtë ngjarje me i tregu dikujt!”





Vjedhësi i habitur nga kjo kërkesë e tij u ndal pak dhe e pyeti arsyen…

“Nëse tregon, tha fshatari, kjo përhapet gjithandej dhe njerëzit kur të shohin ndonjë nevojtar në shkretëtirë nuk do ti ndihmojnë.”

Përktheu nga turqishtja: Berat Dauti