Quarta-feira’, 18/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Frutat që i bëjnë mirë lëkurës tuaj

Frutat që i bëjnë mirë lëkurës tuaj

Ne të gjithë e dimë se të hash shumë fruta dhe perime luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm të njeriut, ashtu si edhe në pamjen tonë, veçanërisht për lëkurën tonë.
Por, a e dini se cilat janë frutat që i bëjnë mirë lëkurës suaj? Më poshtë ju sjellim disa fruta që ju bëjnë të keni lëkurë të bukur, të shkëlqyeshme dhe të keni shëndet të mirë.

Banane
Bananja është një depo vitaminash dhe mineralesh që janë të dobishme për lëkurën tuaj. Vitamina C, si një komponent aktiv i bananes, ngadalëson procesin e plakjes të lëkurës dhe konsiderohet të jetë një antioksidant natyror. Vitamina B është e nevojshme për qelizat e lëkurës për të ruajtur rininë e tyre, ndërsa vitamina E parandalon plakjen e lëkurës.

Luleshtrydhe
Luleshtrydhja është një frut që ka shumë pak kalori, është një aleate e shkëlqyeshme për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës. Ajo është një mënyrë e mirë për pastrimin dhe ushqimin e lëkurës, me ndihmë të vitaminës C dhe A. Përmbajtja e saj e mban lëkurën e butë dhe të tendosur.

Boronicat
Ripërtëritja e lëkurës: Nëse bëni një maskë nga dy lugë të vogla me boronicë, dy filxhanë sheqer ngjyrë kafe dhe tri lugë me lëng limoni, lëkura juaj do të ripërtërihet, sepse sheqeri do t’i mënjanojë pjesët e thata të lëkurës, limoni do t’i japë shkëlqim, kurse antioksiduesit nga boronicat do të kujdesen për butësinë e saj.

Molla
Molla jeshile ndihmon për të fituar shkëlqimin e lëkurës. Hani shumë mollë dhe aplikojeni tulin në lëkurë. Kjo maskë do të ju ndihmojë të rifitoni shkëlqimin e humbur të lëkurës./b.l/noa.al/

(Visited 37 times, 1 visits today)
Top