Segunda-feira, 11/12/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

FRUTAT E CEKURA NË KUR’AN

FRUTAT E CEKURA NË KUR’AN

FRUTAT E CEKURA NË KUR’AN

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017.

  1. Hurma. Hurma përmendet 20 herë në Kur’an si frut dhe pemë e hurmës. “Nëpërmjet tij (ujit) rriten të lashtat, ullinjtë, palmat, rrushi dhe fruta të llojllojshme. Këtu ka vërtet tregues (të fuqisë hyjnore) për njerëzit që kuptojnë!” (En-Nahl, 11). Ajete të tjera ku përmendet hurma janë: El-Bekare, 266; Er-Rra’d, 4; Merjem, 23, 25; El-En’âm, 99, 141; Er-Rrahmân, 11, 68; En-Nahl, 67; El-Isrâ, 91; El-Kehf, 32; Tâ Hâ, 71; El-Mu’minûn, 19; Esh-Shuarâ, 148; Jâsîn, 34; Kâf, 10; El-Kamer, 20; El-Hâkka, 7; Abese, 29.
    Hadith në lidhje me hurmën: “Hurma është nga frutat e xhenetit. Ajo është e dobishme kundër helmatisjes.” (Tirmidhiu, Tib, 22) “Hani hurmë në mëngjes pa konsumuar asgjë tjetër sepse ajo zhduk parazitët e zorrëve.” (Kenz’ul- Ummâl, X, 26)
    2. Fiku. Përmendet një herë në Kur’an: “Pasha fikun dhe ullirin, pasha malin e Sinait dhe për këtë qytet të sigurt (Mekën).” (Et-Tîn, 1-3)
    Duke na kujtuar se fiku është një nga frutat e xhenetit, Pejgamberi a.s. ka shprehur rëndësinë e tij me këto fjalë: “Hani fikun! Nëse do të më duhej të përmendja një frut të zbritur nga xheneti, do të përmendja fikun. Sepse frutat e xhenetit janë pa bërthamë. (nga fjala pa bërthamë kuptojmë frutat si hurma apo ulliri të cilat konsumohen pasi hiqet bërthama). Hani fiq sepse fiku heq hemorroidet (majasëllin) dhe zhduk dhembjet e kyçeve.” (Kenz, 10, 44)
    3. Ulliri. Ulliri përmendet gjashtë herë në Kur’an: “Pasha fikun dhe ullirin, pasha malin e Sinait dhe për këtë qytet të sigurt (Mekën).” (Tîn, 1-3) Ajete të tjera ku përmendet ulliri janë: En-Nahl, 11; El-En’âm, 99, 141; En-Nûr, 35; Abese 29.
    4. Rrushi. Rrushi përmendet 11 herë në Kur’an: “është Ai që lëshon ujë nga qielli nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege….”. (El-En’âm, 99). Ja disa nga ajetet ku përmendet rrushi në Kur’an: El-Bekare, 266; Er-Ra’d, 4; El-Kehf, 32; Jâsîn, 34; En-Nahl, 11, 67; El-Isrâ, 91; El-Mu’minûn, 19; En-Nebe’, 32; Abese, 28.
    5. Shega. Shega përmendet në tre vende në Kur’an: “Është Ai që lëshon ujë nga qielli nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege…” (En’âm, 99). Ajete të tjera në lidhje me shegën janë : El-En’âm, 141; Er-Rrahmân, 68.
    Aliu r.a. thotë: “Hajeni shegën bashkë me cipën e hollë brenda saj sepse pastron stomakun.”
    6. Qershia. Qershia përmendet një herë në Kur’an: “E njerëzit e së djathtës, sa të nderuar që janë fatlumët! Ata do të qëndrojnë në mes të lotusve pa gjemba, bananeve të mbushura me fruta, nën hije të gjera, pranë një uji rrjedhës dhe mes frutave të llojllojshme të cilat kurrë nuk sosen as nuk janë të ndaluara.” (El-Vâkia, 28-33)
    7. Banania. Banania përmendet një herë në Kur’an: “E njerëzit e së djathtës, sa të nderuar që janë fatlumët! Ata do të qëndrojnë në mes të lotusve pa gjemba, bananeve të mbushura me fruta, nën hije të gjera, pranë një uji rrjedhës dhe mes frutave të llojllojshme të cilat kurrë nuk sosen as nuk janë të ndaluara.” (El-Vâkia, 28-33)
    Talh-i mendûd do të thotë banane e stivuar, fryti i së cilës është stivuar nga poshtë lart. Sipas shumicës së komentuesve të Kur’anit fjala talh, do të thotë pema e bananes. Ndërsa mendud do të thotë e stivuar, njëri mbi tjetrin si dhëmbët e krehrit. Disa të tjerë mendojnë se nuk bëhet fjalë për bananen. Është përmendur një pemë, fryti i së cilës është më i ëmbël se mjalti, e ngjashme me bananen që njohim ne. Po sigurisht që ka edhe komente të tjera.
    Kur’ani Famëlartë është një det i mbushur me njohuri dhe shkenca të ndryshme. Ata të cilët kërkojnë të arrijnë njohuritë e shpalosura në të, duhet të zhyten në thellësi të detit. Megjithëse në ditët e sotme mund të gjejmë shumë libra të përgatitur nga shkencëtarë të cilët mundohen t’i shërbejnë Kur’anit, Ai mbetet një libër i mbushur me margaritarë e safirë të çmuar, të cilët na i tregon herë pas here.

 

@include "";