Sexta-feira, 31/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Fruta e lajthisë

Fruta e lajthisë

lajthia
Fruta e lajthisë është shumë e këndshme dhe e ushqyeshme. Lajthia përdoret e freskët, e thatë dhe e përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme.
Frutat përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Me miellin e saj edhe të grurit përgatitet një bukë shumë e ushqyeshme.
Thelbi është i pasur në kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj. Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë me barrë.
Nuk këshillohet përdorimi i lajthive, atyre që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me vështirësi e ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës.)
Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës).
Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike.
Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve; për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë.
Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve.