Terça-feira, 17/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Frika e fëmijëve

Frika e fëmijëve

Siguria është një begati që Allahu begaton me të kë dojë prej robërbve të Tij. Allahu thotë në Kuran: “Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie,

I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike! (Sure Kurejsh; Ajeti 3-4)”.

Frika është një natyrshmëri të cilën Allahu ka vendosur tek çdo njeri që ta ruaj atë. Frika është sikur gjërat tjera të natyrshme. Ajo është thik me dy teha. Nëse vazhdon të mbetet në mesatarën e saj dhe në natyrshmërin e saj, ajo e ruan njeriun nga shumë rreziqe. Por, nëse ajo kalon kufijtë dhe kalon në sëmundje atëherë do të shëndrrohet në pengesa të pakaluara dhe do të pengojnë lirinë e jetës, e cila shpie në humbjen e fuçisë për të u ballafaquar me jetën.

Frika ka definicione të ndryshme të cilat mund të përmblidhen në një rregull: “ frika është një reagim i fuçishëm i pa dëshiruar e cila rezulton me ndjenjën e ekzistimit të rrezikut dhe ndodhjes së tij”. Disa dijetarë kanë menduar se fëmiu lind së bashku me natyrshmërinë e frikës. Por, zbulimet e reja sinjalizojnë se frika tek fëmiu nuk fillon para se ai ti mbushë gjashtë muaj. Nga kjo kohë fëmiut fillon t’i shtohet ndjenja për frikë gjer në moshën gjashtë vjeqare që është periudha e pjekjes së mendjës së fëmiut. Dijetarët kanë cekur se 90% e fëmijve para moshës gjashtëvjeçare kanë frika të ndryshme që burojnë prej burimeve të ndryshme.

Shkaqet e frikës:

Frika e fëmijëve ka disa shkaqe që ndryshojnë varësisht prej personit. Është me rëndësi që të dijmë shkakun e frikës në mënyrë që ta shërojm atë. Ka disa shkaqe që janë të përgjithshme të cilat mund ti përmbledhim në pikat vijuese:

Frika ka mundësi të jetë si rezultat i miratimit të tepruar tek fëmiu, ose kritika e teprua, apo ngurtësimi i tepërt. Kritika e tepruar tek femiu zgjonë ndjenja të fuçishme të frikës në rrezikun e rënjës së ndonjë gabimi, që në fund kjo shkakton që fëmiu të humbë besimin në vetën e tij. Ndërsa miratimi i tepruar e bën fëmiun që të dobësohet dhe e bën të pafuçishëm në ballafaqimin me këtë jetë, e cila shkakton ndijime të frikës nga çdo përvojë e re që kalon në të. Çështja ka nevojë për një peshore mes teprimit dhe mes neglizhimit apo mes miratimit dhe kritikës.

Përvojat jo të mira nëpër të cilat kalon fëmiu e në veçanti në fëmijrinë e tij të hershme. Këto situata dhe këto përvoja të dhimbshme mbesin të lidhura gjithmonë në mendjen e fëmiut dhe pastaj gjithmonë e gjen vetën të paaft para situatave dhe para përvojave të ngjashme.

problemet familjare dhe fjalosjet familjare ngjallin një frikë tek fëmiu për të ardhmen e tij.

Ndikimi tek të tjerët. Fëmiu ka mundësi ta përdor frikën e tij që të mbizotëroj ndaj prindërve dhe të tërheq vëmendjen e tyre tek ai. Zakonisht ndodhë tek ata fëmijë që prindërit nuk i kushtojnë rëndësi shumë të madhe apo e dojnë një tjetër fëmijë më shumë se atë. Kjo formë në mënyrë të drejtpërdrejtë shkakton ekzistimin e frikës tek fëmiu. Kështu fëmiu mendon se frika është një metodë e mirë dhe e kënaqëshme për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve.

Dobësimi i trupit apo i shpirtit të fëmijës dobëson mbrojtjet psikologjike të fëmiut që pastaj fëmiu ka frikë që të përzihet me njerëz.

Frikat që i shkaktohen fëmiut. Në periudhat e jetës së tij fëmiu më shumë ndërton mendimet e tij, mbi iluzione dhe largimin nga realiteti. Për këtë, tek fëmiu në këto periudha më shumë ndikojn faktorët e jashtëm sesa logjika e tij dhe të menduarit në çështje konkrete.

Vperimi dhe hutimi i tepruar i prindërve e sidomos i nënës kur fëmiun e godet ndonjë e keqe. Një sjellje e tillë dhe një frikë e tillë nga nëna ndikon keq në sjelljen e fëmiut.

Lloje të veçanta të frikës dhe forma e ngadhnjimit ndaj tyre

Frika ndaj errësirës. Frika ndaj errësirës është një gjë e natyrshme që përballen me të edhe të vegjlit edhe të mdhenjët. Mendja e njeriut nuk ka mundësi të bashkëpunojë me atë që për të është e panjohur, ndërsa errësira është ajo që na bënë të panjohur atë e cila na rrethon neve. Frika e fëmijës nga errsira është njëra prej shenjave të moskuptimit të plotë ndaj çdo dukurie me të cilën ballafaqohet njeriu. Fëmiu me mendjen e tij të kufizuar nuk ka mundësi ta kuptojë se gjërat ekzistojnë edhe nëse ai nuk i sheh. Sepse gjërat janë prezente dhe ato nuk kanë mundësi të lëvizin vetvetiu. Fëmiu nuk ka mundësi të kuptojë se errsira ëshë ajo e cila mbulon gjërat të cilat janë rrethë nesh dhe ai nuk mund të kuptojë se ato ende ekzistojnë edhe pse ne nuk i shohim. Rezultat i kësaj gjendje nga mosnxënja e gjërave në realitetin e saj si dhe imagjinata e shtuar tek fëmiu me të cilën ai kënaqet, bën që ai të imagjinojë dhe të fantazojë gjëra të cilat shkaktojnë frikën atij. Mjekja Xhin Berman e specializuar në shërimin e problemeve familjare në Kaliforni kur flet për frikën prej vendeve të errta thotë: Televizioni është prej shkaktarëve më të këqinjë të këtij problemi tek fëmiu. Prindërit nuk kanë mundësi ta kuptojnë se sa ndikon tek fëmijët ajo që shfaqet në ekrane televizive prej fotografive dhe pamjeve të frikshme dhe trishtuese, përmes zërave dhe fantazmave apo tregimeve origjinale të frikshme. Të gjitha këto veprojnë si një faktor që ngjall frikën dhe i bën ato si ngjarje të vërteta me të cilat jeton truri dhe mendja e fëmiut. Por me kalimin e kohës dhe me rritjen e femiut këto frika pakësohen gjersa në vitet e fundit të fëmijërisë së tij ato humben. Po ashtu biseda jonë me fëmiun dhe prania e jonë afër fëmiut që të qetësohet pakëson frikat ndaj errsirës.

Frika ndaj shtazëve. Frika ndaj shtazëve është një lloj i frikës që ankojnë shumë prej fëmijve të cilët jan mes moshës 2 dhe 4 vjeçare. Nuk është pa tjetër që fëmiu të ketë ndonjë rast të veçantë me shtazët të cilat i ruajnë, që ai të frikohet prej saj, ose të ketë parë dikë që ka pasur ndonjë të keqe prej shtazës, por ajo është një periudhë në të cilën kalon fëmiu si rezultat i papërvojës së tij dhe frika e tij nga çdo gjë që është e re për të. Me pjekjen dhe rritjen e fëmiut këto frika largohen. P.sh. Fëmiu i cili frikohet prej macës kemi mundësi që të ja largojmë këtë frikë ndal nga ndal duke i treguar se si i Dërguari i Allahut ka nxitur që të jemi të butë dhe të sillemi me butësi me këto krijesa.

Frika ndaj vdekjes. Frika ndaj vdekjes është një gjë e natyrshme edhe nëse ajo gjindet tek të mdhenjët. Të logjikuarit e fëmiut në këtë periudhë dhe mendimi i tij rreth vdkejes në këtë kohë, ka mundësi që të jetë joreal. Me rritjen e tij ai arrinë ta kuptojë realitetin e vdkejes. Ai në moshën dhjetvjeçare e kupton vdekjen si një dukuri. Kjo frikë ndaj vdekjes ka mundësi të jetë si rezultat i kalimit të fëmiut nëpër përvoja jo të mira rreth natyrshmërisë së vdekjes. Në shumicën e rasteve situata të tilla të vdekjes na shoqërojnë neve me të qajtura me britma, me vajtime, me pikllime dhe kur fëmiu sheh këto situata shkaktohet një frikë në shpirtin e tij ndaj kësaj dukurie. Ose ka mundësi që fëmiu të humbë një përson që ai e ka dashur shumë dhe të gjitha këto ndikojnë tek fëmiu që ai vdekjen mos ta kuptojë si një caktim prej Allahut.

Shërimi i frikës:

E para:

Prindërit duhet të jenë shembull i mirë në qetësim, në rehatim dhe të jenë të kujdesshëm në sjelljet e tyre para fëmiut i cili frikohet. Të jetojnë jetën e tyre në gjendjen normale në mënyrë që ambienti familjar të jetë shkak në qetësimin e fëmijës dhe sigurinë e tij. Gjersa edhe në momentet e frikës së fëmiut prindërit janë ata të cilët duhet të qetësojnë fëmiun dhe të flasin me të me ngadalësi ta pysin atë se pse frikohesh?, të shprehin gadishmërinë për ta ndihmuar fëmiun në këtë situatë dhe të jenë afër tij.

E dyta:

Të mundohesh të pakësosh ndijimet e fëmijës dhe ti kushtëzosh diçka me të kundërtën e frikës. Është rregull e përgjithshme se ndjenjat e fëmiut pakësohen prej frikës kur i shoqërohet temës së frikës me diçka e cila e gëzon fëmijën. P.sh. Nëse vendosim në dhomën e errët të fëmijës diçka që ai don si ndonjë çokolad dhe ti themi fëmijës shko në dhomë dhe mere këtë çokolad.

E treta

Përpjekja dhe angazhimi për të biseduar me fëmiun rreth realitetit të vdekjes me një formë logjike bindëse dhe sçarimin se çka në realitet ndodhë me vdekjen. Të mundohemi që të ja sqarojmë fëmiut me një formë të thjeshtë që e kap logjika e tij realitetin e vdekjes, ti tregojmë se si Allahu i ka krijuar njerëzit që ti sprovojë dhe se ai i cili vdes shkon në xhennet që të knaqet në të, duke mos ja përmendur zjarrin dhe vështërsit e tij, sepse në këtë kohë duhet që fëmiun ta inkurajojmë e jo ta kërcënojmë. Duke u munduar që fëmiu të përdorë imagjinatën e tij për atë se si jetohet në xhennet dhe çka ka në të prej begative.

E katërta:

Angazhimi i prindërve për ti sjellur fëmiut shembuj të mirë në veprimin me gjërat e frikshme të cilat nxisin tek fëmiu ndjenjat e frikës. P.sh. Babai i cili frikohet nga miu të mundohet që ta fsheh këtë frikë para fëmiut të tij dhe të mos e shfaq para tij.

E pesta:

Të angazhohen prindërit në pakësimin e përqindjes së frikës tek fëmiu duke përcejllur me vëmendje strategjinë e jetës së fëmiut. Nëse fëmiu frikohet prej errsirës, babai ose nëna të mundohen të rrinë së bashku me fëmijën. Pastaj të ul dritën pak gjersa të ndjej fëmiu se babai është me të dhe se ai është në siguri. Ose të flej babai me fëmijën në dhomën e tij dhe me derë të hapur pastaj për çdo nat ta mbyll derën pak nga pak gjersa fëmiu të mësohet të flejë në errësirë.

E gjashta:

Të mundohen që prindërit të mbjellin tek fëmiu siguri në vetën e tij. Një gjë të tillë mund ta arrijnë përmes lutjes tek Allahu për fëmiun. Po ashtu mund të arrijnë që të mbjellin tek fëmiu siguri dhe besim në vetën e tij përmes shprehjeve “Allahu është me mua”, “kam mundësi të ballafaqohem me këtë”, ose “ unë jam më trim”, ose duke i kënduar ajete të Kuranit si kaptinën fatiha, kul eudhu bi rabil felek dhe kul eudhu bi rabinnas që ti largohet ajo frikë. Ose të ingjizojmë në një CD apo kaset këto sure dhe ti lëshojmë çdo herë në dhomën e fëmijës kur ai bie në gjumë që të ndiej fëmiu siguri dhe se Allahu është me të. Kjo gjithashtu i mundëson fëmiut në mësimin e këtyre sureve në të ardhmen e tij.

E shtata:

Prindërit duhet të angazhohen që të bisedojnë me fëmiun e tyre dhe të ja spjegojnë se frika është një gjë e natyrshme por nuk duhet të mbizotërojë njeriun dhe të humbë mendjen e tij.

E teta:

Të kenë kujdes prindërit mos të tallen apo të mos e zënë asgjë gjendjen e fëmijës me frikën e tij sepse kështu ne bëhemi shkaktar që fëmiu të fsheh në të ardhmen frikën e tij që ka mundësi të ndikojë negativisht në psiqikën e njeriut.

E nënta:

Nuk duhet të tentojmë që ta obligojmë fëmiun me veprimin e një gjëje që ai nuk e do. P.sh: Mos të tentojmë që ta ulim fëmiun vetëm në errsirë nëse ai frigohet. Sepse kjo ndikon që fmiut ti futet edhe më shumë frika e jo ti pakësohet.

E dhjeta:

Ti edukojmë fëmijët tanë në trimëri dhe mos të turpërohemi prej gjërave që i friksojnë fëmijët tanë. Është me rëndësi të ua mësojmë përmes fjalve dhe veprave se frika është ndjenjë e natyrshme dhe ti nxisim fëmijët për ballafaqimin me gjërat që e friksojnë. Po ashtu ndonjë herë duke i dhënë ndonjë dhuratë apo ndonjë lavdatë për ballafaqimin e tij me gjërat që e friksojnë.

Në fund:

Nuk duhet të ndiej fëmiu se prindërit janë molisur nga frikat që i shfaqen fëmijës. Po ashtu nuk duhet ta ndiej fëmiu se ata janë të hidhëruar me veprimet e tij, por duhet të veprojnë që të mbjellin tek fëmiu ndjenjat e sigurisë në veten e tij.

Dhe në fund dua të ua përkujtoj prindërve se nëse fëmiu nuk ka mundësi ta gjejë sigurinë mbrenda familjës së tij, nuk ka mundësi ta gjejë atë në ndonjë vend tjetër.

(Visited 39 times, 1 visits today)
Top