Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Dikur një pasanik lakmitar e kishte punësuar një matematikan. Pasaniku kërkoi nga matematikani që ta gjejë formulën për arritjen e profitit më të madh të mundshëm në të gjitha punët që udhëhiqte. Ëndrra e pasanikut ishte që me flori dhe margaritarë të mbush arkën e madh që e kishin ndërtuar sipas instruksioneve të tij. Matematikanin […]
Dikur një pasanik lakmitar e kishte punësuar një matematikan. Pasaniku kërkoi nga matematikani që ta gjejë formulën për arritjen e profitit më të madh të mundshëm në të gjitha punët që udhëhiqte. Ëndrra e pasanikut ishte që me flori dhe margaritarë të mbush arkën e madh që e kishin ndërtuar sipas instruksioneve të tij. Matematikanin […]
Formula si të bëhesh i pasur

Dikur një pasanik lakmitar e kishte punësuar një matematikan.
Pasaniku kërkoi nga matematikani që ta gjejë formulën për arritjen e profitit më të madh të mundshëm në të gjitha punët që udhëhiqte.
Ëndrra e pasanikut ishte që me flori dhe margaritarë të mbush arkën e madh që e kishin ndërtuar sipas instruksioneve të tij.
Matematikanin e mbante të mbyllur në dhomën e punës derisa të bindej se e ka gjetur zgjidhjen.
Një natë u paraqit para pasanikut me buzëqeshje në fytyrë: “E kam gjetur formulën. Llogaritjet e mia janë të përkryera.”
Mirëpo, pasaniku duhej që ditën e nesërme të udhëtonte për një kohë të gjatë dhe se nuk kishte kohë ta dëgjonte deri në fund. I premtoi matematikanit se do ta paguajë dyfish më shumë, nëse pranonte t’i udhëheq punët në mungesë të tij, duke aplikuar formulën e re.
Matematikani me entuziazëm e pranoi ofertën.
Kur pas disa muajve pasaniku u kthye nga rruga, kuptoi se tërë pasuria e tij ishte zhdukur. I tërbuar, menjëherë shkoi te matematikani për shpjegim. Matematikani me gjakftohtësi u përgjigj se tërë pasurinë e tij u ka ndarë njerëzve.
Pasaniku nuk mund t’u besonte veshëve të vet, por matematikani vazhdoi shpjegimin: “Me muaj kam analizuar sesi njeriu i pasur mundet maksimalisht të fitojë, por çdo gjë që bëja ishte e kufizuar. Ekziston kufiri sa një njeri mundet të fitojë vetë.
Atëherë kuptova që çelësi qëndron në atë që shumë njerëz mund të na ndihmojnë t’i realizojmë qëllimin tonë. Andaj, konkludimi është që duke ndihmuar tjerët është mënyra më e mirë që të realizojmë sa më shumë profit.”
Pasaniku u tërbua me vetveten kur kuptoi që çdo gjë që ka arritur, e ka humbur duke iu falënderuar skemës së marrë të matematikanit të çmendur. Mirëpo, duke ecur përreth si miza pa krye, disa fqinjë duke treguar brengosje iu afruan për të ndihmuar.
Të gjithë kishin marrë ndihmë derisa matematikani bënte eksperimente me pasurinë e njeriut të dëshpëruar. Ndienin mirënjohje të veçantë ndaj pasanikut duke i ofruar mikpritje të ngrohtë në shtëpitë e tyre dhe çdo gjë tjetër që i nevojitej këtij njeriu të veçantë.
Fqinjët filluan të zihen se kush i pari do t’i ndihmojë gjatë ditëve në vijim. Pasaniku vërejti diapazonin e asaj që matematikani kishte menduar. Kudo që shkonte e pritnin me nderime të veçanta dhe të gjithë ishin të disponuar t’i ndihmojnë me gjitha mënyrat. Kuptoi që duke iu falënderuar asaj që sa më shumë nuk ka, ka fituar shumë, shumë më tepër.
Duke iu falënderuar situatës së re, arriti shpejtë që të ketë punë të suksesshme, por tani këtë radhë duke përcjell sugjestionet e matematikanit të jashtëzakonshëm. Tani pasurinë e tij nuk e mbante të mbyllur dhe larg njerëzve.
Në vend të kësaj, jepte çdo gjë që kishte të tjerëve, zemrat e të cilëve i transformoi në arkën më të sigurt, më falënderuese dhe më frytdhënëse në botë.
Mos harroni, çdo gjë që u japim tjerëve, kurdoherë do të kthehet në formën që ndoshta kurrsesi nuk e kemi pritur.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
July 7, 2017 / By M.I Qielli,shkenca dhe Kurani Famelarte
July 8, 2017 / By M.I Ajo kërkoi vdekjen e saj dhe jo të birit
July 8, 2017 / By M.I Surja Kehf lexim i bukur nga Muhamed El Luheidan – Per diten e xhuma
July 10, 2017 / By M.I ” Kush prej njerëzve e meriton më shumë bamirësine(në cdo gjë) time?
July 11, 2017 / By M.I A e dini cila është kënaqësia më e madhe në këtë botë?
July 11, 2017 / By M.I Temperaturat 45 c !!
July 11, 2017 / By M.I Nuk do ta kuptosh të mirën e sotit përveç se nesër
July 11, 2017 / By M.I Disa informacione interesante për ne “të çuditshmet” me mbulesë
July 11, 2017 / By M.I Degjoje suren Jusuf – Largoje merzine dhe pikellimin
July 11, 2017 / By M.I Gjatë ditës, 70.000 ide na qarkullojnë nëpër mendje