Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Falënderimi i takon Allahut për mirësitë e Tij si dhe për rezultatin dhe begatitë që na i jep Ai. Dëshmoj se nuk ka zot që meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij, i zgjedhuri prej gjithë vëllezërve të tij pejgamber. Shërimi nga mësyshi dhe ruajtja prej tij përqendrohet […]
Falënderimi i takon Allahut për mirësitë e Tij si dhe për rezultatin dhe begatitë që na i jep Ai. Dëshmoj se nuk ka zot që meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij, i zgjedhuri prej gjithë vëllezërve të tij pejgamber. Shërimi nga mësyshi dhe ruajtja prej tij përqendrohet […]
Format sheriatike në mbrojtjen nga mësyshi dhe shërimi nga ai

Falënderimi i takon Allahut për mirësitë e Tij si dhe për rezultatin dhe begatitë që na i jep Ai. Dëshmoj se nuk ka zot që meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij, i zgjedhuri prej gjithë vëllezërve të tij pejgamber.
Shërimi nga mësyshi dhe ruajtja prej tij përqendrohet në dy gjëra:
- Para se të ndodh ai
- Pasi të ndodh ai.
Sa i përket mbrojtjes para se ai të ndodhë bëhet sipas asaj që vijon:
- Mburoja përmes dhikreve ( lutjeve) të cilat kanë ardhur në lidhje me këtë çështje. Prej këtyre mburojave është edhe mburoja përmes leximit të “muavidhetejnit” ( leximi i kaptinës Felek dhe Nas). Këto dy kaptina kanë një ndikim të madh në pengimin e mësyshit. Për këtë i Dërguari i Allahut kërkonte mbrojtje prej syrit të xhinëve dhe njerëzve dhe kur zbritën këto dy kaptina i mori ato dhe i la të gjitha gjërat që i bënte më herët në lidhje me këtë çështje. Po ashtu prej dhikreve ( lutjeve) janë dhikret e mëngjesit dhe të mbrëmjes, dhikri me rastin e rënies në gjumë, dhikret pas namazit dhe kështu me radhë. Kështu pra mbrohet njeriu duke lexuar këto dy sure. Po ashtu mbrohet me ajeti kursinë ( ajeti 255 i surës Bekare). Po ashtu mbrohet edhe me këtë lutje: “ eudhu bi kelimatil-lahit-tammati min sherri ma halek”, e përsërit këtë tri herë. Po ashtu lutja: “ bismil-lahil-ledhi la jedurru mea ismihi shej’un fil erdi ve la fis-semai ve huves-semiul alim”, e përsëritë këtë tri herë. Po ashtu prej mburojës është edhe ruajtja e fëmijëve, pasardhësve dhe pasurisë me këtë dua: “ uidhuke bi kelimatil-lahit-tammeti min kul-li shejtanin ve hammetin. Ve min kul-li ajnin lammetin”. I Dërguari i Allahut me këtë dua i mbronte Hasanin dhe Husejnin dhe u thoshte: “ Babai i juaj ( Ibrahimi) u këndonte djemve të tij Ismailit dhe Is’hakut këtë dua: “ eudhue bi kelimatil-lahit-tammeti min kul-li shejtanin ve hammetin. Ve min kul-li ajnin lammetin”.
- Lënia e zbukurimit të tepruar në vetën tuaj, në pasurinë tuaj, në fëmijët tuaj, në veturë dhe në shtëpinë tuaj, sepse zbukurimi i tepruar në këto mund të shkaktoj mësyshin qoftë nga njerëzit e rëndomtë apo nga ata që kanë zili.
- Shpeshtimi i përmendjes së Allahut. Dhikri largon shejtanët e njerëzve dhe xhinëve. Nëse e bënë këtë atëherë mbështetu në Allahun dhe mos ke frikë prej askujt, sepse frika pastaj shkakton vesvese që të përcjellin në çdo vend. Nëse vepron shkaqet sipas sheriatit dije se pastaj nuk ka për të ndodh asgjë me lejen e Allahut. Sa ka nga njerëzit që janë goditur nga syri në jetën e tij, në banimin e tij, në mjetin e tij, në fëmijën e tij, në pasurinë e tij dhe pastaj janë mbështet në Allahun dhe kanë shpëtuar. Sa Ndihmëtar i mirë është Allahu dhe sa Kujdestar i mirë që është Ai. Këto janë shkaqet e mburojës së njeriut para se të ndodhë goditja e mësyshit.
Ndërsa nëse njeriu goditet me mësyshin, atëherë njeriu kalon në gjendjen e dytë e që është gjendja e tij pasi që të goditet nga mësyshi.
Gjendja e dytë:
Njeriu kur goditet me mësysh është para dy situatave: ose të dihet ai që prej tij ka ardhur mësyshi ose të mos dihet. Nëse dihet se nga kush është godit, atëherë kërkohet prej tij që të pastrohet. Sikur që i Dërguari i Allahut e urdhëroi Amir b. Rebia që të pastrohet për Sehlin. Formën e pastrimit e ka treguar i Dërguari i Allahut i cili ka porosit që të pastrohet. Pastron fytyrën e tij, duart deri tek bërrylat këmbët dhe prej gjurit deri ne fund të këmbës, brenda rrobës së tij, të gjitha këto i bënë në një enë(koritë) dhe pastaj këtë ujë ia hedh njeriut prej mbrapa duke filluar prej kokës dhe shpinës së tij. Nëse njeriu që është godit me mësyshin nuk ka mundësi të marr prej ujit që është pastruar ai që ka godit mësyshin për shkak të turpit që ka ndaj tij apo nëse ai refuzon, atëherë ai merr diçka prej gjurmëve të tij si p.sh ndonjë rrobe që mban në trupin e tij. Edhe pse i ndalohet njeriut nëse kërkohet prej tij pastrimi dhe dihet se ai e ka godit me mësysh, i ndalohet që të refuzoj një gjë të tillë. Muslimi shënon hadithin e Pejgamberit i cili thotë: “ nëse kërkohet prej jush që të pastroheni, atëherë pastrohuni”. Ky është urdhër i Pejgamberit që nëse kërkohet nga njeriu të pastrohet për shkak të goditjes së mësyshit ti përgjigjet dhe mos ta ndiej vetën keq. Ai i cili e ndien vetën keq në këtë le të ketë frikë Allahun dhe le ta dijë se do të jetë përgjegjës para Allahut .Nëse njeriu goditet me mësyshin dhe e dëmton atë atëherë është e drejtë e atij që është godit me mësysh të kërkoj hakun e tij në Ditën e Gjykimit. Kjo është nëse dihet ai që ka godit me syrin e tij. Por, nëse nuk dihet ai që ka godit me syrin e tij, atëherë le të kthehet tek Allahu ai që është goditur me mësysh duke kërkuar prej tij shërimin. Pas kësaj duhet të kujdeset për shërimin sipas sheriatit prej Kuranit dhe prej sunnetit dhe me lutjet e ligjësuara.
Rukja ( shërimi) më i mirë është kur njeriu i bën rukje vetës së tij. Sepse kur njeriu i bën rukje vetës së tij është më i sinqertë se sa kur i bëhet rukje, dhe mbështet më shumë në Allahun. Për këtë nëse njeriu gjen në vetën e tij ndonjë dhimbje atëherë vepron ashtu sikur që i Dërguari i Allahut porositi Uthman b. Aas i cili u ankua se ka dhimbje në trupin e tij atëherë i tha atij: “ Vendose dorën tuaj në vendin e dhimbjes dhe thuaj Bismil-lah tri herë. Thuaj shtat herë Eudhu bil-lahi ve kudretihi min sherri ma exhidu ve uhadhir” ( Muslimi). Nëse këtë nuk ka mundësi ta bëjë atëherë shkon tek njeriu i cili bën rukje sipas sheriatit dhe ka njohuri në lidhje me këtë.
Në këtë rukje duhet të kemi parasysh tri gjëra:
- Të jetë me fjalën e Allahut, me emrat dhe cilësitë e Tij dhe të jetë me lutje sipas sheriatit.
- Që të jetë në gjuhën arabe me shprehje të qarta. Mos të ketë fjalë të pa kuptuara dhe gjëra të fshehura. Po ashtu mos të ketë lloje të ndryshme të hajmalive, sepse të gjitha këto janë vepra të shejtanëve dhe magjistarëve.
- Mos t´i mbështetet atij që i bëhet rukje në atë që bën rukje. Mos të mendoj se rukja në vetën e tij është shërim. Por, të beson në Allahun se vetëm Ai është që sjell dobinë dhe dëmin.
Allahu i shëroftë të sëmurit tanë dhe na mbrojt nga çdo e keqe. Amin
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
February 15, 2016 / By M.I E thene para 14 shekujsh e vertetuar sot
June 27, 2016 / By M.I Kjo lutje thuhet 7 here në mëngjes dhe mbrëmje
August 24, 2016 / By M.I Dua shqip për prishjen e magjisë
September 4, 2016 / By M.I Ndaloni fotografimin e fëmijeve tuaj, shtëpive dhe jetës tuaj
February 8, 2016 / By M.I Thuaj “Bismilah” para se te hedhësh ujin e nxehtë
February 6, 2016 / By M.I Kujtdo që i del gjumi natën dhe thotë
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
December 27, 2019 / By M.I Shpikësi i aeroplanit eshte shqiptar , a e ke ditur ?
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
December 18, 2019 / By M.I Simptomat dhe shenjat e shtëpisë ku është bërë sihri
January 20, 2016 / By M.I DËSHIRAT DHE KONFUZIONI I EGOS MASHKULLORE
January 20, 2016 / By M.I Kërkimi i faljes është kulturë botërore
January 20, 2016 / By M.I Mos e teproni me lëngjet e frutave
January 21, 2016 / By M.I DHËNIA E SADAKASË – LËMOSHËS DHE DOBITË E SAJ
January 21, 2016 / By M.I Shërimi i hyrjes së xhinit tek njeriu
January 21, 2016 / By M.I Vaj i Fares se Xhoxhobes (Jojoba Oil)
January 22, 2016 / By M.I HAPE ZEMRËN TËNDE PËR KURANIN
January 22, 2016 / By M.I DISA DOBI TE VAJIT OSE GJALPIT TE KOKOSIT
January 22, 2016 / By M.I Shërimi i sihrit (magjisë) (2)
January 23, 2016 / By M.I MOS U BËN SI AI, TI KTHEJA ME TË MIRË!!