Quinta-feira, 8/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Fletarrest për dy shqiptarë lidhur me rasitin e policit

Fletarrest për dy shqiptarë lidhur me rasitin e policit

Organet e punëve të brendshme të Sërbisë, kanë lëshuar fletarrest për dy shqitarë, për të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e policit i cili humbi jetën në një aksident trafiku në hyrje të fshatit Tërrnoc të Bujanocit.

fletarrest
Organet e punëve të brendshme pas rastit të lartpërmendur kanë marë disa persona në pyetje, një shqiptarë nga Tërrnoci akoma gjendet në paraburgim ndërsa është lëshuar fletë arrestë edhe për dy persona, njëri nga fshati Tërrnoc S.A dhe njëri me vendbanim në Bujanoc A.A.

Kohë më parë gjatë kontrollimit të disa shtëpive policia ka kontrolluar edhe në shtëpitë e personave në fjalë, të cilët gjatë kohës së kontrollit nuk kanë qenë në shtëpi.

Siç mësohet, në pikat kufitare janë edhe disa emra të tjerë për të cilët policia është në kërkim. Rasti i policit të djerë akoma është ndër hetim dhe sipas deklaratave të mëhershme të drejtorit të policisë, organet e punëve të brendshme posedojnë edhe emrin e autorit i cili sipas tyre gjendet në Kosovë. Policia serbe thuhet të ketë kontaktuar edhe EULEX-in në Kosovë për t`i kërkuar ndihmë për kapjen e autorit.