Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Hutbeja lamtumirëse e Muhammedit – paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të… “O ju njerëz ! Dëgjoni çka do t’ju them, sepse nuk e di se a do t’ju takoj juve në këtë vënd pas këtij viti. O ju njerëz ! Frikësohuni Allahut dhe respektonie atë. Bëhuni të njerëzishëm e të drejtë ndaj vetës e […]
Hutbeja lamtumirëse e Muhammedit – paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të… “O ju njerëz ! Dëgjoni çka do t’ju them, sepse nuk e di se a do t’ju takoj juve në këtë vënd pas këtij viti. O ju njerëz ! Frikësohuni Allahut dhe respektonie atë. Bëhuni të njerëzishëm e të drejtë ndaj vetës e […]
Fjalimi më i mirë në të gjithë historinë njerëzore

Hutbeja lamtumirëse e Muhammedit – paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të…
“O ju njerëz ! Dëgjoni çka do t’ju them, sepse nuk e di se a do t’ju takoj juve në këtë vënd pas këtij viti.
O ju njerëz ! Frikësohuni Allahut dhe respektonie atë. Bëhuni të njerëzishëm e të drejtë ndaj vetës e ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të Allahut. Me të vërtetë gjaku juaj, pasuria juaj janë të shënjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shënjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vënd. – Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e përsonalitetit njerëzor. – Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe vaj për atë kush e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Allahut. – Ju o njerëz, pashmangshëm dhe pakthyeshëm do t’i ktheheni Allahut të Amshueshëm dhe Ai do tju thërrasë në përgjegjësi për veprat dhe punën tuaj.
O besimdrejtë ! Ta dini, ta mbani në mënd, dhe të jeni të bindur, se ka përfunduar koha e mosdijës dhe e traditave të këqija, të cilat aq fatkeqësi i kanë sjellë gjinis njerëzore. Unë ju kam treguar rrugën e shpëtimit të cilës duhet ecur. – Gjërat të cilat u janë dhënë në amanet, ruani si të juajat dhe kthejini besnikërisht dhe me kohë atij të cilit i përkasin. – Gjakmarrja është e ndaluar, të gjitha akuzat e këtilla të cilat rrjedhin nga koha e para Islamit, anulohën. Akuza e parë e tillë e cila anulohet, është gjakmarrja e ungjit tim Amir B. Rebi’b Harith B. Abdulmut-talib, të cilin të pafajshëm e mbytën njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmën le të falën. – Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga huamarrësi duhet të marrë vetëm atë që vërtetë ia ka huazuar. Huatë e para të cilat i nënshtrohën këtij vëndimi janë huat e ungjit tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.
– O ju besimdrejtë ! Faljani kamatën borxhlinjve. Dëgjoni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregëti dhe punë të ndershme. – Nëse këtë nuk e bëni dinie se rëndë e keni zemëruar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nëse borrxhliu juaj është në vështirësi, shtyjani afatin e pagimit, ndërsa nëse jeni në gjendje që borxhin t’ja falni, kjo është edhe më e mirë për ju.
– O ju besimdrejtë! O ju njerëz ! Frikësohuni asaj dite e cila me siguri do të vijë, kur të gjithë do të vini para Allahut, i cili është i vetmi gjykatës Suprem, dhe ku ju pret drejtësia absolute. Kur të obligoheni që një borxh ta paguani me kohë dhe kur të bëni marrëveshje, të gjitha bëni me shkrim, saktë dhe besnikërisht theksoni afatin e pagimit…
– O të vdekshëm ! Duani dhe dëgjoni Zotin. Krijuesin e tërë materjes dhe jomaterjes, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej të cilëve zhvillohet gjinia njerëzore. Frikësoniu Allahut, në ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të cilit jemi të gjithë të udhëzuar. Ne jemi të vdekshëm të cilët për çdo rast jemi gjithnjë e më afër vdekjes dhe takimit me Të me Allahun e Amshueshëm me Gjykatësin e Drejtë. Respektoni farefisin. Besnikërisht përmbushni detyrat dhe obligimet të cilat ekzistojne ndërmjet burrit dhe gruas, ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Fëmia e fiton Xhennetin nën këmbët e nënës së tij. Ruaniu prostitucionit, tradhëtisë bashkëshortore dhe xhelozisë. Prostitucioni dhe tradhëtia bashkëshortore janë mëkat i rëndë, ndërkaq xhelozia të çon nga përçarja në martesë. Martoni ato të cilat i doni, e kur vullneti i Zotit ju bashkon, atëherë respektohuni, duajuni, në dashuri dhe harmoni. O bashkëshortë ! Silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri…
– O besimdrejtë ! Largohuni nga ngatërresat dhe përgoimi. Ata të cilët u bëjnë shpifje grave të ndershme, le të jenë të mallkuar në të dy botrat. Ata të cilët i akuzojnë gratë e ndershme për tradhëti në martesë, ose për amorale, e nuk munden për këtë të sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me tetëdhjetë dhe asnjëherë në të ardhmën në asgjë mos iu besoni, sepse ata janë njerëz të poshtër dhe të këqinj. – Nëse ndieni se ndaj grave tuaja është zvogëluar dashuria, mos nxitoni, mëndoni mirë, mbase Allahu ndërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugët e fatit të ri të madh, me të cilin dëshiron t’ju përgëzojë. – Mos kërkoni shkurorizim pa shkaqe të arsyeshme, sepse prej të gjitha gjërave që Allahu i ka lëjuar, më së tepërmi e urren shkurorëzimin. – Gratë tuaja janë dorëzuar në besë të Zotit. Respektonie, o besimdrejtë, atë amanet të Zotit.
– O ju njerëz ! Sot djalli i mallkuar është i dëshpëruar, sepse ka pasur humbje dhe nuk mundet më të ndikoj në ju. Ju megjithatë bëhuni të kujdesshëm që ai i mallkuar të mos ju lajthitë as në gjërat më të vogla
– O besimdrejtë ! Kur e caktoni dhe e mbani ndërmjet vete trashigiminë, bëhuni të drejtë dhe përmbahuni Librit të Allahut. Ruani pasurinë e të miturve, të paaftëve dhe të marrëve. Zoti çdo njeriu i ka dhënë të drejtën e vet, prandaj nuk ka nevojë t’u lihet trashëgimtarëve testament ndërsa testament nuk mund tu lihet më tepër se një e treta e pasurisë. Fëmija i takon atij në shtratin e të cilit është lindur. Kush pohon se i takon tjeterkujt përveç prindit, atë do ta arrijë mallkimi i Zotit. Nuk i lëjohet gruas që të japë diçka nga pasuria e burrit të saj pa lëjën e tij. – Borxhin duhet paguar, ndërsa sendin e huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet kthyer me dhuratë. Kush hyn dorëzanë për dikë ai obligohet dhe me përgjegjësi për dorëzanin…
– O ju njerëz ! Dëgjoni çka po ju them dhe mbani mënd mirë. Unë po ua lë Librin e Allahut – Kur’anin, i cili nëse i përmbaheni, gjithnjë do t’ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësisë dhe të së vërtetës. Kur’ani është Libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e Allahut, Fjalë e Tij, në vërtetësinë e të cilit nuk ka dyshim. – Pas vetës e keni tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur, punuar jam përpjekur që ato të jenë në përputhshmëri të plotë me urdhërat e Allahut. Ju me të vërtetë nuk do të lajthitni përderisa t’i përmbaheni Kur’anit dhe sunnetit tim.
– O besimdrejtë ! Flitni gjithë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë të mos ju largojë nga rruga e të drejtave dhe drejtësisë. Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësojuni Allahut ! Ai e sheh punën tuaj.
– O ju njerëz ! E dëgjuat porosinë time, futeni në zemrat tuaja e në jetën tuaj. Të gjithë ata të cilët i kanë dëgjuar fjalët e mia, le t’ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar ! Sepse prej atyre mund të ketë më të kuptueshëm se vetë dëgjuesit. (Pas një pushimi të shkurtër Pejgamberi a.s. me zë të butë ka thënë)
“O Zoti im ! A e kam përmbushur detyrën time dhe misionin e besuar?” – “O i dërguari i Allahut ! Ti besnikërisht e ke përmbushur misionin tënd dhe neve na ke komunikuar çka të ka urdhëruar Allahu” u përgjigjën më se 100.000 haxhinjtë të pranishëm në këtë tubim. (Atëherë Muhammedi a.s. me zë solemn foli) O Zoti im, dëshmo (në këtë)! (Atë ditë Allahu xh.sh. shpalli ajetin e Kur’anit): “Sot juve ua kam përkryer fenë tuaj, dhe begatinë time ndaj jush e kam plotësuan, dhe jam i kënaqur që Islami të jetë fe e juaj” (El-Maidetu, 3)
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
June 19, 2017 / By M.I Premja e teshave apo njollosja e tyre me gjak
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
May 26, 2017 / By M.I Lutja per ta gjetur sihrin (magjine)
June 13, 2017 / By M.I Sihri (Magjia) i ngrënë
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
May 19, 2017 / By M.I Lamtumirë stres përgjithmonë 100% Efektive
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
May 18, 2017 / By M.I Mjekimi i plagëve dhe gërvishtjes së lëkurës
May 18, 2017 / By M.I Mjekimi i djegieve me mjaltë
May 18, 2017 / By M.I Me mjaltë për flokë të lëmuara dhe të mëndafshta
May 18, 2017 / By M.I Komponentët ushqimorë bazë të domosdoshme për organizmin
May 18, 2017 / By M.I EL FATIHA, SYNIMET DHE ÇËSHTJET MË TË LARTA
May 18, 2017 / By M.I NUK KANË ASPAK FRIKË DHE AS BRENGOSJE
May 18, 2017 / By M.I Reagimet ndaj leximit të Kuranit
May 18, 2017 / By M.I A mund të shërohet njeriu i çmendur apo ndonjë fëmijë i çmendur?