Sexta-feira, 21/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fjala e mirë, është akt bamirësie



Fjala e mirë, është akt bamirësie

Ai kaloi pranë një të varfëri që lypte buzë rrugës dhe menjëherë futi dorën në xhepin e pasëm, të nxjerrë portofolin. I duhej dhënë diçka atij të moshuari, të braktisur në mëshirën e fatit – mendoi me vete. Por, i ngriu gjaku në fytyrë kur pa se nuk e kishte portofoin, e kishte harruar në zyrë.
“Të më falësh o baba, por e paskam harruar portofolin në zyrë. Sinqerisht doja tu jap diçka, por ç’të bësh…

I moshuari ia ktheu:”Jo, të më falësh ti o bir, por unë e mora për sot atë që doja. Madje, kam marrë më shumë se çdo ditë tjetër. Ti më dhe atë që nuk ma ka dhënë askush nga kalimtarët dhe nga ata që më kanë hedhur qindarka.
I riu u çudit nga këto fjalë dhe e pyeti:”Po unë çfarë të dhashë?! Unë s’të dhashë asgjë!”

Lypësi i moshuar i tha:”Kur më kërkove falje dhe më tha “o baba”. Këtë fjalë nuk e kam dëgjuar nga asnjë njeri deri sot dhe ajo është fjala më e dashur dhe më e bukur që kam dëgjuar ndonjëherë.”





“Fjala e mirë, është akt bamirësie ” thoshte profeti Muhamed a.s.

(Visited 10 times, 1 visits today)




Top