Domingo, 13/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

FITORJA E BIZANTIT!

FITORJA E BIZANTIT! 

FITORJA E BIZANTIT!

Një nga iformacionet e përmendura në Kuran mbi atë që do të ndodhë në të ardhmen, e gjejmë të shpallur në ajetet e para të sures Er-Rum, të cilat i referohen Perandorisë Bizantine apo pjesës lindore të Perandorisë Romake. Në këto ajete është shpallur se Perandoria Bizantine, pas disfatës së rëndë që kishte pësuar prej ushtrisë Perse, do të trumfonte së shpejti.

“Elif, Lam, Mim. Bizantinët (romakët) u mundën, në tokën më të ulët, por pas disfatës së tyre, ata do të triumfojnë brenda pak viteve. (Er-Rum 1-3)

 
Deti i Vdekur
Populli i Lutit
Jeruzalemi
Tel Avivi
Mesdheu

Shtrati i Detit të Vdekur, apo Liqenit të Lutit, ku bizantët u mund nga persët. Lart është një foto e vendit, marrë nga sateliti. Vendi i Liqenit të Lutit, i cili është vendi më i ulët në botë, është 395 metra nën nivelin e detit.

Këto ajete u shpallën rreth vitit 620 e.s., gati shtatë vjet para humbjes së thellë të ushtrisë bizantine kristiane prej ushtrisë perse idhujtare. Por, në Kuran deklaroi se shumë shpejt bizantinët do të triumfonin. Në fakt, duke parë disfatën e rëndë të bizantinëve, dukej gati e pamundur për shtetin bizantin se do të mbijetonte e jo më të fitonte përsëri. Jo vetëm persët, por edhe avarët, sllavët dhe lombardianët përbënim një kërcënim serioz për Perandorinë Bizantine.

Avarët kishin arritur deri në muret e Kostandinopojës. Perandori bizantin, Heraklius, urdhëroi që floriri dhe argjendi që gjenden në kisha të shkrihej dhe me to të bëheshin para për të përballuar shpenzimet e ushtrisë. Kur këto nuk mjaftuan edhe statujat e bronxit u shkrinë për t’u bërë në para. Shumë governatorë u kthyhen kundër perandorit Heraklius dhe kështu perandoria ishte në pikë të hallit. Mesopotamoa, Siria, Palestina, Egjipti dhe Armenia, të cilat kohë më parë i përkisnin Perandorisë Bizantinet, ishin pushtuar nga idhujtarët persë.

Me pak fjalë, të gjithë pritnin që Perandoria Bizantne të shkatërrohej nga çasti në çast. Por, pikërisht në ato momente, u shpallën ajetet e para të Sures Er-Rum, sipas të cilave bizantinët do të triumfonin pas pak vitesh. Kjo fitore dukej aq e pamundur, saqë idhujtarët e Mekes, të cilët ishin mjaft larg vendit të ngjarjes, filluan të talleshin me besimtarët dhe me këto ajete. Ata besonin se fitorja e shpallur në Kuran nuk do të bëhej kurrë realitet.

Afërsisht shtatë vjet pas shpalljes së ajeteve të para të sures Er-Rum, në Dhjetor të vitit 627 e.s. një betejë e ashpër u zhvillua ndërmjet ushtrisë bizantine dhe asaj Perse në Nineveh. Ndodhi ajo që s’pritej, ushtria bizantine e mundi ushtrinë perse. Disa muaj më vonë, persianët u detyruan të bënin një marrëveshje me Perandornë Bizantine, sipas të cilët ata detyroheshin t’i kthenin asaj të gjitha territoret e marra prej saj. Pra, në fund, “fitorja e bizantinëve” e shpallur në Kuran u bë realitet. Kjo është një nga profecitë ne Kuran…

Një tjetër mrekulli e shpallur në këto ajete është përmendja e një dukurie gjeografike, e cila nuk mund të njihej prej askujt në atë kohë.
Në ajetin e tretë të sures Er-Rum, na bëhet e ditur se romakët u thyhen në vendin më të ulët në Tokë. Kjo frazë “Edna el-erd” në arabisht është interpretuar në mjaft përkthime si “vendi më i afërt”. Por, ky nuk është kuptimi fjalë për fjalë i shpalljes në origjinal, por është më tepër një kuptim figurativ i tij. Fjala “Edna” në arabisht vjen nga fjala “denij” që nënkupton “e ulët”, ndërsa “edna” do të thotë “më e ulta”, ndërsa “erd” do të thotë “tokë”. Kështu që shprehja “Edna el Ard” do të thotë “vendi më i ulët në Tokë”.

 
Lart janë fotografitë e Detit të Vdekur marrë nga sateliti. Lartësia e Detit të Vdekur mund të përcaktohet vetëm me pajisjet teknike të kohës së sotme. Këto matje sollën nxorën në dritë faktin se ai vend është me të vërtetë “vendi më i ulët në Tokë”.

Fakti më interesant është se etapat më të rëndësishme të luftës së zhvilluar ndërmjet dy perandorive bizantine dhe perse, në të cilën bizantinët u mundën dhe si pasojë humbën Jeruzalemin, kanë ndodhur me të vërtetë në pikën më të ulët të Tokës. Ky rajon specifik është shtrati i Detit të Vdekur, apo Liqenit të Lutit, i cili ndodhet në pikën e bashkimit të Sirisë, Palestinës dhe Jordanisë. “Deti i Vdekur” shtrihet 395 metra nën nivelin e detit dhe me të vërtetë është vendi më i ulët në Tokë.

Kjo nënkupton se Bizanti u mund në pjesën më të ulët të botës, tamam siç thuhet në Kuran.
Pjesa më rëndësishme është fakti se lartësia e Detit të Vdekur mund të matet vetëm me paisjet teknike moderne. Më parë ishte e pamundur të dihej se ajo ishte pjesa më e ulët e sipërfaqes së Tokës. Por, Kurani i zbritur 14 shekuj më parë e përmend këtë gjë. A nuk është ky një argument bindës se ai është me të vërtetë një shpallje hyjnore?

(Visited 43 times, 1 visits today)
Top