Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Fillon faza e tretë, Materniteti i Preshevës do të filloj vitin e ardhshëm

Fillon faza e tretë, Materniteti i Preshevës do të filloj vitin e ardhshëm

Kryetari i komunës së Preshevës gjatë vizitës në objektin e maternitetit ka thënë se ky projekt jetik do të jetë gati në vitin 2014. Ai ka konfirmuar se delegacioni i progresit evropian ka ndarë mjetet për fazën e tretë ku do të sigurohen pajisjet teknologjike dhe gjatë vitit të ardhshëm materniteti do të jetë në dispozicion të nënave shqiptare.

presheve materniteti

Në vitin 2014 materniteti në Preshevë do të jetë gati, kështu që nënat shqiptare më nuk do të bredhin spitaleve të Vranjës.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa gjatë inspektimit të punimeve. Sipas Mustafës faza e dytë kap koston e 58 milion dinarëve .Ndërkaq me zhvillimin e punimeve është shprehur i kënaqur edhe drejtori i mantilave të bardha Bujar Zulfiu i cili thotë se në këtë fazë do të krijohen kushte shumë të volitshme për stafin shëndetësorë.

Kryetari Mustafa po ashtu sot ka konfirmuar se delegacioni i progresit Evropian ka ndarë 250 mijë euro për pajisjet teknologjike të maternitetit.

Materniteti është një projekt jetik për të gjithë shqiptarë te Luginës së Preshevës , pasi do të krijohen kushte shumë të mira për të gjitha nënat shqiptare ,të cilat deri tani si destinacion më të frekuentuar kanë  pas maternitetin e Vranjës.