Segunda-feira, 18/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fillojnë aplikimet për studime universitare me bursë të plotë në Turqi

Fillojnë aplikimet për studime universitare me bursë të plotë në Turqi
Turqia me 5 shkurt hapi konkursin për studime universitare (master dhe doktoratë) për shtetasit e të gjitha vendeve të botës, ndërsa ata që do të zgjidhen do të fitojnë një shumë mujore parash, vendosje falas në konviktet shtetërore, sigurim shëndetësor, kurs falas njëvjeçar të gjuhës turke dhe angleze (sipas nevojës)  dhe një biletë kthyese, transmeton Gazeta e Re.

Paraqitja falas për bursë turke bëhet vetëm në mënyrë elektronike dhe u dërgohen drejtpërdrejt shërbimeve kompetente në Turqi përmes platformës online në të cilën mund të gjeni më poshtë në

Në faqe gjenden edhe detajet e udhëzimit të bursave dhe procedurave ku tregohen se si duhet te aplikoni, keto udhëzime mund të gjeni dhe në gjuhën shqipe.

Qeveria e Republikës së Turqisë, mundësit për student të huaj i siguron me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të arsimit të të rinjve në shtetet mike.

Qëllimi i Turqisë është që përmes arsimit të vendos ura të miqësisë mes individëve dhe shtetit, si dhe të përgjigjet në nevojën bashkëkohore për resurse të kualifikuara njerëzore.

Aplikimet për bursë në nivelin master dhe doktoraturë do të pranohen rreth datave 5 Shkurt – 5 Mars 2018, kurse për nivelin bachelor konkursi do të hapet më 16 Prill dhe do të zgjat deri më 27 Maj. /Gazetaere.com/

Për më tepër informacion mund të vizitoni faqenhttps://www.turkiyeburslari.gov.tr/en/english-home/

(Visited 16 times, 1 visits today)
Top