Quarta-feira’, 18/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fillimi i Jetës

Fillimi i Jetës

Allahu i Madhërishëm na tregoi se njeriun e ka krijuar prej dheut të tokës.
Shumë dijetarë janë përpjekur të na ofrojnë (hipoteza mbi) format e fillimit të jetës. Prej tyre kemi marrë lloj-lloj teorish. Prej tyre kemi mësuar se fillimi i krijesave ishte nga njëqelizorët. Pastaj kjo qelizë është ndarë dhe është zhvilluar, e kështu me radhë … vazhdon ajo çfarë thonë ata …
Këtyre shkencëtarëve ju themi: ne nuk i marrim mësimet rreth jetës nga askush tjetër, përveç Krijuesit tonë. Vetëm krijuesi i diçkaje mund të informojë për të. Allahu i Madhërishëm është Krijuesi, dhe për këtë arsye edhe na tregoi se njeriun e ka krijuar prej dheut të tokës. Shkenca bashkëkohore, pasi ka njohur se njeriu është krijuar nga dheu, është marrë me hulumtimin e elementeve të cilat i ka toka dhe ka zbuluar se në të gjenden tetëmbëdhjetë elemente kimike – të njëjtat elemente që i ka edhe njeriu në trupin e tij.
Fiziku i njeriut dallon sipas këtyre elementeve. Do të shohim se disa njerëzve ju mungon sasia e duhur e hekurit, e magnezit, ose e kalciumit etj. Pasi kjo vërtetohet me anë të analizave laboratorike bashkëkohore, mjeku përcakton diagnozën. Pastaj, ai i jep dozën e ilaçeve që duhet të marrë pacienti për t’a plotësuar mungesën e elementeve që nuk i ka në trup. Por, këto tetëmbëdhjetë elemente (të tokës) janë po ato tetëmbëdhjetë elemente të trupit të njeriut.
Pra, Allahu i Madhërishëm na ka informuar se e krijoi njeriun prej dheut dhe prej baltës së tharë, të zezë dhe me erë.

Kështu, Allahu i Lartësuar në Kur’anin Kerim thotë:
(Përkujtojeni kohën) Kur Zoti yt u tha melekëve: Unë po krijoj njeriun nga balta.” (Sad, 71)

Gjithashtu, në një verset tjetër, thotë:
“(Dhe përkujtojeni kohën) Kur Zoti yt u tha melekëve: Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë dhe e formësuar. Pra, kur Unë ta kem përsosur atë, dhe t’i kem fryrë atij nga Shpirti Im, atëherë, ju përuluni atij (bëjini sexhde)” (Hixhër, 28 dhe 29)

Kështu i ka përcaktuar Allahu i Madhëruar elementet e trupit të njeriut dhe etapat e krijimit. Allahu u tregua i Mëshirshëm ndaj mendjeve tona, sepse këtu kemi të bëjmë me gjëra sekrete, prandaj Ai na jep pamjet e një dëshmitari sa për t’ia afruar mendjes sonë, që të kuptojë më mirë.
Ne nuk e kemi përjetuar ose dëshmuar krijimin tonë, por çdo ditë e dëshmojmë vdekjen e dikujt. Le të marrim si shembull ndërtimin e një ndërtese. Kur ti ndërton një ndërtesë, kuptohet fillon nga themelet, pastaj nga kati përdhes, pastaj nga kati i parë, i dytë, … e kështu deri tek ai i fundit. Kur fillon ta rrënosh atë, detyrimisht fillon nga ai i fundit. Gjithashtu, nëse ke për qëllim të udhëtosh nga Prishtina për në Tiranë, Tirana është stacioni yt i fundit. Kur mendon të kthehesh përsëri, qyteti i parë që do të lesh mbrapa është qyteti i Tiranës. Kështu është edhe me vdekjen, ajo është e kundërta e jetës, prej së cilës kemi ardhur. Gjëja e fundit që ka hyrë në trupin e njeriut, sipas asaj që na ka informuar Allahu është shpirti.

1.    Ai pra, (shpirti) duhet të jetë i pari që do të ndahet prej trupit.

2.    Pastaj trupi i njeriut të vdekur shtanget – thuajse është i ngrirë.

3.    Pastaj trupi kalbet dhe merr formën e baltës së kalbur me erë të rëndë.

4.    Pastaj asaj balte të kalbur, i shteret edhe uji dhe ngelet vetëm dheu.

Kjo është e vërteta të cilën e ka theksuar Kur’ani Kerim. Çdokush, që i vjen vdekja është dëshmitar i saj.
Njeriu ka dëshirë të dijë se ç’është vdekja? Më së pari ai duhet të kuptojë jetën. Shpirti është ai që i jep jetë trupit. Shpirti, gjithashtu është i krijuar, ai është në brendinë tënde, por është i pa njohur për ty. Ti nuk e di se ç’është shpirti, por di gjurmët që ai le tek ti. Ai është që t’i jep ndjenjat dhe të jep jetën.
Marrë nga libri – Jeta dhe vdekja

(Visited 19 times, 1 visits today)
Top