Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fiksoji Mirë Këto 4 Fraza! Që të Mos Biesh në Kurthin e Manipuluesit



Fiksoji Mirë Këto 4 Fraza! Që të Mos Biesh në Kurthin e Manipuluesit

“Mjeti kryesor për manipulimin e realitetit është manipulimi i fjalëve. Nëse mund të kontrolloni kuptimin e fjalëve, mund të kontrolloni njerëzit që duhet t’i përdorin fjalët.” – Philip K. Dick

Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë kur manipulohen. Kjo është për shkak se njerëzit manipulues janë të zotët në atë që bëjnë.

Ata priren të përdorin fraza të caktuara që mund t’i bëjnë ata të duken sikur janë plotësisht të padëmshëm. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se këto janë frazat e një abuzuesi – ose nuk dinë si t’u përgjigjen kur takohen me ta.

Këtu janë shprehjet e zakonshme që përdorin manipuluesit dhe si t’i ndaloni ato.

“Shiko se çfarë më detyrove të bëj!”

Kjo është një nga frazat kryesore që manipuluesit përdorin. Kjo i bën ata të duken sikur nuk i kanë nën kontroll veprimet e tyre.

Ata duan që ju të mendoni se jeni arsyeja për sjelljen e tyre. Kjo frazë mund të jetë veçanërisht e vrazhdë, sidomos kur manipuluesi ka bërë diçka për t’ju ndëshkuar.

Manipuluesit janë veçanërisht të dhënë pas kësaj fraze, sepse ajo mund të përdoret për të kontrolluar njerëzit e tjerë duke qënë tejet të vetëdijshëm për fjalët dhe veprimet e tyre.

Si të përgjigjeni?

“Nuk të detyrova të bësh asgjë.”

Duke mbajtur qëndrimin tuaj dhe duke i bërë një manipuluesi me dije se nuk do të bini pre e mashtrimeve të tyre, është çelësi. Ju nuk keni kontroll mbi askënd përveç vetes.

Një manipulues ka kontroll mbi veprimet e veta. Mos i lejoni që t’ju mashtrojnë duke menduar se nuk po e bëjnë.

Sipas Preston Ni, M.S.B., është e rëndësishme të shmangni vetë-fajësimin kur bëhet fjalë për një manipulues dhe sigurohuni që t’i bëni të mbajnë përgjegjësinë e veprimeve të tyre.

“Po sillesh si i/e çmendur!”

Manipuluesit duan të hyjnë në kokën tuaj, duke ju bërë që të duket sikur nuk e dini se për çfarë po flisni. Kur përpiqeni të shfaqni një problem që keni, një manipulues shpesh do të përgjigjet me “Ti po sillesh si i/e çmendur”, ose diçka të ngjashme.

Ata gjithashtu mund t’ju akuzojnë se po tregoheni të paarsyeshëm ose mund të këmbëngulin se po flisni gjëra pa kuptim. Kjo do të thotë që ju të bëni një hap mbrapa, dhe t’i mendoni ata si persona logjikë në argument.

Si të përgjigjeni?

Qëndroni të qetë dhe të mbledhur. Ju mund ta ndjeni veten gjithnjë e më shumë të acaruar, por është e rëndësishme të qëndroni me këmbë në tokë kur bëhet fjalë për t’iu përgjigjur kësaj fraze.

Tregoni qëndrimin tuaj në mënyrë të qartë dhe me qetësi dhe refuzoni të kapeni në përpjekjen për të provuar se jeni duke arsyetuar.

“I mendon gjërat më tepër se sa duhet!”





Manipuluesve u pëlqen shumë që t’i përdorin këto fraza për ta bërë situatën të duket sikur çdo gjë që e shqetëson dikë është krijesë e imagjinatës së tij.

Nëse një manipulues bën diçka me qëllim për t’ju mërzitur, mund të pretendojë se ju thjesht po i mendoni gjërat së tepërmi kur përpiqeni të përballeni me ta.

Njohja e “formulës” është e rëndësishme kur bëhet fjalë për shmangien e manipuluesve dhe kjo fjali është një nga shenjat më të dukshme që ekziston.

Si të përgjigjeni?

Kjo frazë në veçanti mund të jetë faza e parë në të cilën manipuluesi po përpiqet t’ju ndezë. Nëse ndonjëherë ju thuhet se po i mendoni gjërat së tepërmi, besojini instiktit tuaj.

Thoni: “Unë po i mendoj gjërat shumë mirë dhe dua që t’i përgjigjesh shqetësimeve të mia.”

Duke i detyruar manipuluesit të përballen me veprimet e tyre është një hap kyç në reagimin ndaj manipulimit të tyre.

“Më vjen keq!”

Shumica e njerëzve do të ndiheshin shumë mirë nëse dikush që i ka lënduar do t’u kërkonte falje. Por, “më vjen keq” është fraza më e preferuar e një manipuluesi.

Një person manipulues do të kërkojë falje pa pushim, pa ndryshuar kurrë sjelljen e tij. Por meqë ata gjithmonë kërkojnë falje, duket sikur po përpiqen të bëhen më të mirë … madje edhe kur nuk janë.

Si të përgjigjeni?

“Faleminderit që kërkove falje, por unë nuk jam i gatshëm të të fal derisa të shoh një ndryshim në sjelljen tënde”.

Sipas Preston Ni, të jeni në gjendje të kontrolloni kufijtë tuaj është çelësi kur bëhet fjalë për përballjen me një manipulues.

Të dini të thoni “jo” do t’ju ndihmojë të jeni më të sigurt kur vjen puna për t’iu përgjigjur manipulimeve të dikujt. Nëse dikush nuk e ndryshon sjelljen, duhet që ta dijë se ju mund ta kuptoni këtë gjë.

“Manipuluesit i dinë dobësitë e objektivave të tyre. Një manipulues “krijon një mosbalancim fuqie dhe me qëllim shfrytëzon viktimën për të shërbyer axhendën e tij ose të saj”, përfundon Ni.

Ata gjithashtu e dinë se si të veprojnë dhe zakonisht kanë gjërat e duhura për të thënë, që ta bëjnë veten të duket sikur ata janë më të pafajshëm nga sa janë në të vërtetë.

Të jeni në gjendje t’i përgjigjeni frazave të zakonshme manipuluese do t’ju ndihmojë që të mos ngecni në rjetën e tyre të manipulimit.lezhanews.com

(Visited 3 times, 1 visits today)