Terça-feira, 29/9/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fenugreek – Fara makthi

Fenugreek – Fara makthi

Fenugreek – Fara makthi.

Për të rritur libidon dhe potencën mashkullore tashmë ka zgjidhje, kërkoni Fenugrek!

Fenugrek është një barishte që rritet zakonisht në rajonin e Mesdheut. Ndërsa farat dhe gjethet janë përdorur kryesisht si një erëz e kuzhinës, ajo është përdorur edhe për të trajtuar një shumëllojshmëri të problemeve shëndetësore në Egjipt, Greqi, Itali, dhe Azinë Jugore. Fara Fenugreek përmbajnë proteina, vitaminë C, niacin, kalium, dhe diosgenin (e cila është një kompleks që ka veti të ngjashme me estrogjenit). Për shkak të përmbajtjes me diosgenin, është zbuluar se ndihmon në rritjen e dëshirës seksuale tek burrat dhe minimizon simptomat e menopauzës tek gratë. Në Indi dhe Kinë është përdorur gjerësisht për të kuruar, artritin, astmen, për të përmirësuar tretjen, për të mbajtur një metabolizëm të shëndetshëm, për të rritur libidon dhe potencën mashkullore, kuron problemet e lëkurës (plagë, skuqje dhe irritim), trajton dhimbjet e fytit. Fenugreek gjithashtu njihet për përdorimin e tij për trajtimin e çrregullimeve riprodhuese, për trajtimin e çrregullimeve hormonale, për të ndihmuar me shtimin e qumshit (tek nënat me fëmijë në gji), dhe për të zvogëluar dhimbjet menstruale. Studimet e fundit kanë treguar se Fenugreek ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, dhe ul nivelin e kolestrolit, dhe mund të jetë një trajtim efektiv për të dy tipet e diabetit 1 dhe 2. Shkencëtarët janë duke e studiuar gjithashtu për perfitimet që mund të arrihen në problemet kardiovaskulare

(Visited 261 times, 2 visits today)
Top