Segunda-feira, 22/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fëmijët tuaj janë pasuria juaj më e madhe



Fëmijët tuaj janë pasuria juaj më e madhe

Ti o baba!

Ti duhet të përcjellësh fëmijët tu edhe jashtë shtëpisë.

Ku shkojnë? Me ke rrinë?

Pyeti mësuesit dhe kujdestarët për sjelljen dhe orientimet e fëmijës dhe për shoqërinë e tyre.

Pyeti ata! Përcjelli jashtë shtëpisë sepse kjo është përgjegjësia jote, në shtëpi po ashtu edhe jashtë saj.

Dhe pa dyshim kjo është një përgjegjësi e madhe dhe e rëndë. Megjithatë, Allahu të ndihmon në këtë nëse pastron synimet tuaja. Nëse fëmija sheh vendosmërinë tënde dhe e di se ti e vëzhgon atë, ai do të jetë më i kujdesshëm dhe do të ndjekë atë në të cilën ti e udhëzon.

Por në qoftë se në vend të kësaj ai e di se ti nuk pyet për të dhe nuk shqetësohesh, atëherë ai do të jetë i humbur në mes të shtëpisë dhe shkollës. Dhe ka nga ata që i rrëmbejnë fëmijët, më pas u shpërndajnë drogë, cigare dhe pije dehëse të tjera. Dhe ata futin në ta mendime të këqija, kjo mund të ndodhë në shkollë ose jashtë shkollës. Pra ti je përgjegjës për ta. Si baba i tyre ti je përgjegjës për ta.

Përcjelli ata dhe zgjidhe një shkollë të duhur që është themeluar me korrektësi, nga drejtori i saj dhe mësuesit dhe nxënësit.

Zgjidhe një vend të përshtatshëm për fëmijën tënd, sepse ti je përgjegjës për të. Allahu të ndihmoftë dhe të dhëntë sukses.

Mos thuaj se ti ke punën tënde e ai ka punën e vet!. Të kujdesesh për tregtinë dhe pasurinë, dhe angazhohesh për mbrojtjen dhe zhvillimin e saj dhe nuk je në gjendje t’i mbrosh fëmijët tuaj.





Me të vërtetë fitimi juaj real në biznesin tuaj janë fëmijët tuaj, pa dyshim. Nëse i edukon dhe i orienton ata, atëherë do të jenë tregtia jote fitimprurëse reale tek Allahu, sepse ata do të luten për ju pas vdekjes suaj dhe ata janë pasardhësit tuaj, pasuria dhe familja juaj.

Nëse i drejton ata duke i edukuar, atëherë ata do të bëhen më të suksesshmit. Megjithatë, nëse i neglizhon ata, atëherë ata do të jenë burim i sherrit dhe keqardhje për ty, qofsh i gjallë apo i vdekur.

O rob i Allahut! Ke frikë Allahun në lidhje me fëmijët tuaj. Dhe kryeje përgjegjësinë për kujdestarinë që të është dhënë nga Allahu, sepse do të pyetesh për këtë në Ditën e Gjykimit.

“Secili prej jush është bari dhe secili prej jush është përgjegjës për kopenë e tij.”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=tRS_Gt3FvH8

Përktheu: Valdet Gashi /perlatmuslimane/

(Visited 68 times, 1 visits today)




Top