Domingo, 20/9/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fëmijët dhe muzika e lartë në restaurantet e dasmave

Fëmijët dhe muzika e lartë në restaurantet e dasmave

 

zhurma ne veshe

Shkruar: Shkëlzen Limani (pedagog-defektolog)

 

Për të gjithë ne, padyshim që fëmijët janë pjesa më e madhe që na bëjnë të ndjehemi të lumtur, krenar, të çlodhur gjatë lojës apo ndejës me ta. Mirëpo, të jesh prind nuk është vetëm kënaqësi por edhe përgjegjësi. Posaqërisht prindërve, por pse jo edhe familjarëve, miqëve e të rriturve të tjerë u takon që të kujdesen për mirëqenien, zhvillimin dhe mirërritjen e fëmijëve, sidomos kur ata janë në moshë të vogël.

Sesa po bëhet ky rol ashtu siq duhet në rastet kur fëmijët po lihen me orë të tëra të ekspozuar para zhurmës akustike jashtëzakonisht të madhe për fëmijët, në ceremonit e dasmave në ambientet e mbyllura (në restaurante)padyshim që kërkon analyze të thellë?

Në asnjë mënyrë fëmijët nuk e kanë vendin në këto ambiente. Ata kanë nevojë për lojë, ushqim, ngrohtësi prindërore, gjumë e qetësi. Po, ka raste kur dikush mund të thotë se fëmija im po luan, ushqehet, flen e argëtohet në dasëm. Nëse e koniseroni pushim apo gjumë kur fëmija në pamundësi të asnjë opcioni për të shpëtuar nga ajo torturë që përjeton, i mbyll sytë dhe nga lodhja apo nga qarja që nuk sjell asnjë reagim nga të rriturit atëhere ai dorëzohet në shtratin e inprovizuar në mes të kaosit. Po ai luan dhe ushqehet sëbashku me të gjithë ne! Se sa është ambient loje për ta një restaurant vlerësojeni edhe ju vet, kurse sa i përket ushqimit ta keni parasyshë se sa here keni dëgjuar të rritur që kanë përjetur lloj-lloj çrregullimesh të tretjes pasi ishin pjesmarrës i ndonjë prej ambientee të tilla, duke ditur këtu se si e në qfar mënyre bëhet përgaditja e servimi i atyre ushqimeve e ndjeshmërin ndaj të nxehtit të madh. Përmbajtja dhe cilësia e ushqimeve që servohen në restauranet e dasmave nuk është e përballueshme lehtësisht për stomakun e fëmijëve, e që nga ana tjetër janë jasht çdo orari të ngrënies kur dihet se këto ushqime zakonisht servohen në orët e mbrëmjes, orar kur zakonisht fëmija duhej të ishte duke fjetur. Përveç që mund të vije te një çrregullim i gjumit, lodhja (fëmijët) mund të përfitojn edhe çrregullime në tretje e në të ushqyerit. Njëra nga arsyejet që fëmijët nuk e kanë vendin në këto ambiente të mbyllura me prani të madhe të tymit të duhanit dhe zhurmës së madhe është pasoja që mund të vije nga muzika e lartë. Bisedat normale në mes njerëzve zhvillohen me lartësi zëri prej 60 dB, ndërsa sipas matjeve shkencore edhe një here më shumë është zhurma e aeroplanit 120 decibel. Por, jo pak decibel ka lartësia e zërit të muzikës nëpër dasmat tona, që mendoj se shpesh here për ta mbuluar joprofesionalizmin dhe koncentrimin e njerëzve vihet maksimumi i zërit të muzikës nga ata që perrformojnë. Sipas shumicës së matjeve psh lartësia e zërit të rok-orkestrës është 100 dB që i bie 40 dB më e lartë se biseda normale dhe 20 dB më pak se zhurma e aeroplanit. Pra ta ekspozosh fëmijën para një zhurme akustike aspak të kuptueshme nga ai për disa orë, seriozisht mund të ndodhin pasoja si në shfaqien e temperaturës, dëmtime dëgjimi, ftohje në mardhëniet me prindërit e të ngjajshme. Kështu që ta kani vëmendjen, më i rëndësishëm është qëndrimi në shtëpi me fëmijët (nëse nuk keni kujt të ja leni në kujdestari për disa orë) sesa pjesmarrja në një ambient të tillë sëbashku me të,

pa marrë parasyshë lidhjen familjare që keni me atë që do të martohet. Ju keni arsyetimin më të vlevshëm që mund të egzistoj, pra jeni kujdesur për fëmijët. Arsyeje që askush nuk mund t’ju merr masa ndokush. Por, ajo që duhet të bni më shumë ju, është ti rezistosh dëshirës tuaj për të shkuar në das1%m, e për të mos ju ikur ajo atmosfer që ka karakter krejtsisht për të rriturit.

(Visited 253 times, 1 visits today)
Top