Terça-feira, 9/3/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

FËMIJËRIA E IBRAHIMIT

FËMIJËRIA E IBRAHIMIT
BEFASIA

FËMIJËRIA E IBRAHIMIT
Ishte një fëmijë i zgjuar dhe i gjallë. Mirëpo, nuk kishte mundësi për t’u shkolluar. Babai i vdiq kur ishte tre vjeç. Rronte një jetë të mje­ruesh­me. E ushqente nëna e vet, e cila edhe kuj­desej për të. Punonte në shtëpi, duke tjerrë lesh, të cilin pastaj do ta shiste në treg, në mënyrë që të kishte mundësi që nga disa dërhem të fituar të blente ushqim për vete dhe Ibrahimin. E gjora në­në, nuk e dinte rëndësinë e di­­tu­risë, se nuk ishte grua e ditur. E tërë vëmendja e saj ishte përqen­druar në atë që të tjerrë sa më shumë lesh, që të mund të fitonte para për rroba dhe ushqim për ve­te dhe djalin e saj, Ibrahimin. Ndonjëherë i shikon­te fëmijët e fqi­njëve si shko-nin në shkollë që të më­so­nin shkrim dhe lexim. Por, as nuk e kishte men­duar që ta dërgonte djalin e saj në shkollë për të mësuar diçka. Ibrahimi rritej dhe kishte mbu­shur gjash­të vjeç. Nevojat e shtëpisë rriteshin dhe me to edhe nevojat e Ibrahimit. I duheshin më te­për vesh­mbath­je, rroba dhe ushqim. Prandaj nëna i tha: “Ibrahim, si mendon të punëso­hesh në mënyrë që
të fitosh diçka?” Ibrahimi nuk e kundërshtoi nënën e vet, se ishte shumë besnik dhe i dëgjueshëm. I tha asaj: “Si të thuash nënë!”

Të nesërmen shkuan te një tregtar dhe nëna kër­koi nga ai duke e lutur që ta punësojë djalin e saj si ndihmës. Tregtari pranoi me kusht që Ibra­himi të jetë punëtor i zellshëm dhe i sin­qertë. Ajo iu përgjigj: “Djali im është rritur në duart e mia, i edu­kuar me dashuri ndaj punës dhe respektit!” Treg­tari i besoi, kështu që ia dha Ibrahimit çelësat e dy­qa­nit të tij të madh dhe kërkoi nga ai që çdo ditë të vijë herët në mëngjes e ta pastrojë dyqanin dhe ta ren­ditë mallin.

Ibrahimi e pranoi me gëzim punën dhe punon-te pa u lo­dhur. Për fat të keq, tregtari ishte shu­më kop­rrac dhe çdo javë Ibrahimit i jepte vetëm nga një dër­hem. Një dërhem nuk ishte i mjaftue­shëm për ush­qimin, pijen dhe rrobat e Ibrahimit. Për këtë arsye Ibrahimi iu ankua nënës së tij për koprracinë e treg­ta­rit. Nëna i tha se duhet të ke­të durim gjersa ta mëso­jë zanatin e pastaj treg­tari do t’ia rrisë pagën.

Kishte kaluar një vit, ndërsa tregtari Ibrahimit i jepte ende mëditjen e njëjtë – një dërhem në ja­vë. Ibrahimi kishte vendosur ta lëshojë atë tregtar dhe të kërkojë punë tjetër. Askush nuk dëshironte ta pranonte, se treg­tari kishte kërcënuar treg­tarët e tjerë duke u thënë: “Ibrahimi është ar­gati im! Kush e pranon në punë, do ta
ndërprej bashkëpunimin me të dhe as­një­herë s’do të flas me të!”

Tregtarët ishin frikësuar nga ky kërcënim, pran­­daj refuzonin që ta punësonin Ibrahimin. Kësh­tu që Ibra­hi­mi kishte ngelur pa punë dhe rrin­te në shtë­pi i mër­zitur dhe plot brenga.

MËSIMET NË XHAMI
Ibrahimi e kishte shprehi të shkonte në xhami për të falur namazin. Para xhamisë, çdo ditë pas namazit të drekës, mbaheshin ligjëratat. Ibrahimi pas namazit e dëgjonte me vëmendje ligjëratën e dijetarit dhe përpinte çdo fjalë të tij në lidhje me respektin ndaj prindërve, dashurinë ndaj punës dhe dëshirës së çdo njeriu për të fituar bu­kën e vet. Allahu xh.sh. i ka urdhëruar robë­rit e Tij që të punojnë dhe të fitojnë për të je­tuar, e jo të rrinë pa punë.

Një ditë, ndërsa po dilte nga xhamia, Ibrahimi fi­lloi të mendonte për mësimet që jepte dijetari në lidhje me punën dhe fitimin, ndaj e pyeti ve­ten: “Unë po rri si dembel, e si mund të kem diçka nëse nuk fitoj? Më duhet të punoj! U mundova të gjeja punë, mirëpo tregtarët më refuzonin sa he­rë që kërkoja punë prej tyre.” Pastaj në mendi­me u kthye nga ligjërata e di­je­tarit dhe mendoi se nuk është duke u munduar sa duhet. Mendonte se duhet të shkonte në ndonjë qytet tjetër, kur në qytetin e tij të gjitha dyert i
kishte të mbyllu­ra. Bisedoi me nënën e vet dhe ia tregoi asaj ven­dosmërinë e tij për të shkuar në ndonjë qytet tje­tër për të kërkuar punë. Mirëpo, nëna e tij kishte frikë për të, se ende ishte i vogël. Ibrahimi e bin­di se është i aftë të punojë jashtë qytetit të tij dhe se nuk ka nevojë të mërzitet për të. Nëna e tij assesi nuk vendoste që ta lejonte atë ta lësho­jë qytetin. Si të ndahej nga ai? Mirëpo, kur iu kuj­tua se si u sollën tregtarët ndaj Ibrahimit në mënyrë të padrejtë dhe si refuzuan që ta punë­sonin atë, në fund u desh të pranonte që djali i saj të shkojë në ndonjë qytet tje­tër për të punuar.

KËRKIMI I PUNËS NË NJË QYTET TJETËR
Ibrahimi caktoi ditën e udhëtimit dhe e luti në­nën që t’i përgatiste ushqim për rrugë, për disa ditë. Kur erdhi momenti i nisjes, mori ushqi­min për rrugë, i kërkoi nënës që t’ia bënte hallall dhe ta luste Allahun xh.sh. për të. E lë­shoi qytetin e vet dhe shkoi në drejtim të panjohur.

Udhëtoi tërë ditën, aty-këtu pushonte nga pak nën hijen e lisave, hante dhe falte namaz dhe i lutej Allahut xh.sh. që t’a ndihmonte në reali­zi­min e që­lli­mit të vet. Kthehej nëpër fshatra dhe kër­konte punë, mirëpo, për fat të keq, nuk gjente asgjë, kështu që detyrohej të shkonte më tutje. Kaluan tri ditë. Ibra­himi e harxhoi tërë ushqimin e vet dhe e kishte hum­bur shpresën se do të gjente punë, ndaj ishte i dësh­përuar. Shpesh i binte ndër­mend ajo që kishte dë­gju­ar nga dijetari në xha­mi,
se duhet të jetë i ven­dosur dhe të vazhdojë të kërkojë punë. Kur e kishte zënë gjumi nën hijen e një lisi, pasi ishte i raskapitur nga rrugë­ti­mi i gja-të dhe mun­ge­­sa e ushqimit, erdhi një njeri me disa dele dhe ven­dosi që edhe ai të pushojë nën hijen e atij lisi të madh. E vërejti Ibrahimin duke fjetur, u ul pra­në tij dhe nxori pak ushqim për të ngrënë. Ibrahimi u zgjua i frikësuar nga blegërima e dhen­ve. Mirëpo njeriu i dha selam me butësi. në më­ny­rë që ta qetësonte. Ibrahimi u qetësua, dhe njeriu e thirri që të hajë së bashku me të. Ibrahi-mi ishte i uri­tur, kështu që i erdhi mirë. Bariu pas kësaj u ngrit të mjelë delet dhe i dha Ibrahimit qumësht, e ky e falënderoi ngroh­tësisht për të gjitha këto. Njeriu e pyeti Ibrahimin se nga po shkonte, e ky ia tregoi të gjitha me radhë. Nje­riu buzëqeshi dhe tha: “Mos u mërzit. Nëse do punë, do ta gjesh atë tek unë, e unë do të të paguaj mirë!” Ibrahimi i be­fa­suar e pyeti se çfarë pune ishte ajo, njeriu iu përgjigj se duhet të ruajë delet. Ibrahimi iu gë­zua kësaj pune, e sidomos për atë se do të pu­nonte te ky njeri i mirë dhe zemërgjerë. E pra­noi punën me gjithë zemër dhe shkoi me atë njeri në fshatin e tij. U vendos tek ai. Që të nesër­mën mori një kope të vogël që t’i ruante në një livadh. I ruante de­let nëpër kodra dhe lugina dhe para mbrëmjes kthehej në shtëpi.

Ibrahimi ishte punëtor i ndërgjegjshëm. Punët e ve­ta prej bariu i kryente me nder dhe zell, edhe pse delet duheshin ruajtur nga ujqit e uritur.

Aty gjeti fatin dhe rehatinë. Rashidi, për të cilin punonte Ibrahimi, ishte shumë i drejtë, ndërsa punën ia paguante mirë. Me Ibra­hi­min sillej si me djemtë e tij. Ibrahimi e konside­ronte Rashidin si baba, ndaj e kishte harruar qy­tetin e tij. Me­gjithatë, shpesh i kujtohej nëna dhe dëshironte që edhe ajo të ishte me të, në më­nyrë që të kënaqej edhe ajo me këto të mira që kishte.

Kishin kaluar tri vjet qëkur Ibrahimi ishte te Ra­­shidi. Kopeja e Rashidit ishte rritur. Por, Ibra­himi dë­shi­ronte të shihte nënën e vet, ndaj kërkoi leje nga Ra­shidi që ta vizitojë atë. Ai iu përgjigj: – Nuk ka prob­­lem, shko dhe vizitoje nënën tënde. Rri atje një muaj, e pastaj kthehu, se më duhesh. Te ti kam shumë besim! Ibrahimi i premtoi se do të kthehej.

KTHIMI NË SHTËPI
Si pjesë të fitimit, të cilin e kishte merituar duke punuar tre vjet tek Rashidi, Ibrahimi mori me vete disa dele. Pjesën tjetër të de­leve e la te Rashidi, si amanet se do të kthe­hej. U përshëndet me të dhe shkoi në shtëpi te nëna e vet.

Kështu, Ibrahimi arriti në shtëpi me delet e veta dhe pak të holla në xhep. Nëna u gëzua shumë, sepse kushte filluar ta pyeste veten në mos i kishte ndodhur diçka, se mos e kishte pësuar diku ose në kishte vdekur. Asnjëherë, që

kur kishte shkuar, nuk kishte marrë asnjë lajm. Për kë­të arsye gëzimi i saj ta­ni ishte i papërsh-kruar. E përqafoi dhe i tha: – Më më ke munguar shumë dhe unë jam brengosur dhe mër­zitur. Mos u lar­go më nga unë.

Ibrahimi i tha: – Nënë, kam punuar te një nje­ri i mirë dhe zemërgjerë. Ishte njeri shumë fisnik dhe shu­më mirë më paguante, e tek ai kam lënë edhe një­herë kaq dele sa kam sjellë në shtëpi dhe i kam premtuar se do të kthehem! Nëna e ndërpreu: – Sado që ti të më flasësh për nde­rin dhe për fisnikë­rinë e Rashidit, nuk dua që të shkosh përsëri, se nuk do të mund të duroj edhe një ndarje me ty!

Ibrahimi e dëgjoi nënën e tij dhe vendosi të mos kthehet te Rashidi. E pyeti se çfarë do të punon­te këtu dhe nëna i tha: “Puno çfarë të duash, shko në treg dhe shiti këto dele. Blej një gomar dhe shfry­tëzoje për mbartje, puno si hamall.”

Ibrahimi veproi ashtu siç i tha e ëma dhe filloi të punojë si hamall.

Një pjesë të fitimit e shpenzonte për vete dhe në­nën e tij, ndërsa pjesën tjetër e kursente. Nga kursi­mi bleu një shtëpi e pastaj u martua.

Puna e tij ishte t’u transportonte njerëzve gjërat e ty­re ose grurin gjer në mulli.

FAMILJA E IBRAHIMIT
Numri i anëtarëve të familjes së Ibrahimit shto­­hej, kështu që pas dhjetë vjetë martese ai kish­­te pesë fëmijë, e me të dhe gruan e tij jetonte edhe nëna e tij. Harxhimet për ushqim, rrobe dhe për shko­llimin e fëmijëve shtoheshin.

Ibrahimi ishte i vendosur që fëmijët e tij të bëheshin të ditur, që të mos jetojnë si ai, pa shkollë dhe injo­rantë. Prandaj u duhej siguruar fëmijëve vet çdo gjë që ishte e nevojshme për mësim, por edhe ushqimin dhe veshje.

Një ditë, tek shkonte me gomarin e vet të ngarkuar me thasë të rëndë me grurë, duke e de­ty­ru­ar të ecte më shpejt, gomari u rrëzua, ra dhe shumë shpejt ngordhi. Ibrahimi u mërzit shumë dhe filloi të mendojë se çfarë do të bënte pa gomarin, kur nuk kishte as para të kur­syera që të mund ta blejë tjetrin. Erdhi në shtëpi i mërzitur dhe i zhgënjyer me lot në sy. Du­hej ta ushqente fa­miljen, por nuk mund të fiton­te. Nuk dilte nga shtëpia, kurse fëmijët e tij i kishte kapluar frika se babai i ty­re tanimë ishte i varfër.

Kur e pa në këtë gjendje, nëna e tij plakë iu drej­tua me këto fjalë: – Ibrahim, biri im, përse rri kështu si grua? Asnjëherë nuk të kam parë kështu të pashpre­së dhe të papunë e të mos dalësh nga kjo situatë. Shko të kërkosh punë!

Ibrahimi iu përgjigj: – Çfarë të bëj, kur gomari im, me të cilin kam punuar dhe kam fituar, më ka ngordhur. Ku ta marr tjetrin?

– Duhet të bësh çmos për të fituar, e jo të rrish dhe të vajtosh. A nuk të kujtohet kur si fë­mijë shko­ve në një vend tjetër për të kërkuar punë? E tani, kur je burrë i fortë dhe ke familje të madhe, mund të qëndrosh pa punuar? Fëmijët i ke të uri­tur! Këtu Ibrahimit iu kuj­tua Rashidi dhe delet e veta, të cilat i kishte lënë tek ai. Menjëherë u ngrit, duke shpresuar se mendimi i tij ndoshta rea­lizohet, dhe i tha nënës: – Do të shkoj përsëri te Ra­shidi. Tani m’u kujtua, delet e mia janë tek ai. Nëse mi kthen, do të mund të blej një go­mar! Nëna i tha atij: – Tani të ra ndër-mend Ra­shi­di dhe delet e tua? Çdo gjë mund të ketë ndry­shuar pas gjithë këtyre viteve. Si do të mund t’i thuash se pas gjthë këtyre viteve ti ke dele tek ai? Kush e di, ndoshta edhe ka vdekur. Mendo diç­ka tjetër!

Pas kësaj, Ibrahimi u ul i brengosur, duke humbur shpresën.

BEFASIA
Atë natë Ibrahimi nuk mundi të flinte. Plot bren­ga dhe mërzi të madhe, mendonte se çfarë do t’u jepte fëmijëve të vet nesër për të ngrënë. Sa e kishte kap­luar gjumi, iu paraqitën para syve delet që kishte lënë te Rashidi – sikur blegronin pe

rreth tij dhe e thërrisnin që t’i merr­te ato. I gëzuar mendonte se si do të përqafonte një herë njëriu qengj e pastaj tjetrin. Mirëpo, për fat të keq, kjo ishte vetëm një ëndërr. Tërë natën, kur zgjohej ishte me brenga, e nëse e kaplonte gjumi delet e thërrisnin përsëri në ëndërr.

Në mëngjes vendosi të shkonte në fshatin e Ra­shi­dit. I kërkoi leje nënës, u përshëndet me gruan dhe fëmijët dhe u nis për rrugë. Pasi fshati ishte zhvilluar dhe kishte ndryshuar shumë, filloi të pyeste për Rashidin. Atje arriti pas tri ditësh. Kur erdhi te shtëpia e Rashi­dit, e pa atë aty. Rashi­di rrinte në një kodrinë dhe shikonte delet e veta, të cilat kishin mbu­shur luginën. Ibrahimi iu afrua, i dha selam dhe i tha: – Zotëri, unë jam Ibrahimi, a po më njihni?

Rashidi iu përgjigj: Mirësevjen! Shu­më mirë po më kujtohesh!

Ibrahimi vazhdoi: – A ju kujtohet zotëri, se tek ju pata lënë disa dele. Tani më duhen!

Rashidi buzëqeshi dhe e pyeti: “Pse shkove e më nuk u ktheve, e më pate premtuar se do të kthehesh!

Ibrahimi iu përgjigj: – Dëgjova nënën, e ajo nuk më lejoi të kthehem. Kërkoi të mbetem me të. E dëgjova dhe qëndrova me të. Tani kam ardhur tek ju që të më ktheni delet e mia, Allahu ju dhën­­të çdo të mirë!”

Rashidi i tha: – Shiko në këtë luginë dhe më thuaj çfarë po sheh!

Ibrahimi i tha: – Delet tuaja!

E Rashidi i tha: – Ato janë të tuat. Merri dhe shko në shtëpi!

Ibrahimi iu përgjigj: – Unë kërkoj vetëm de­let e mia. Ishin katër apo tri dele, ju më tho­ni: “Merri delet që kanë mbushur tërë luginën! Ç’është me ju, mësuesi im?! A më përqeshni?

Rashidi iu përgjigj seriozisht: – Po them të vër­te­­tën, s’kam përqeshur asnjëherë askë, e as ty tani. Këto janë delet e tua. Janë rritur dhe ja­në shtuar e tani janë këto që po sheh. I kam ruajtur dhe jam kujdesur për ty, se ndoshta një ditë kthehesh dhe i merr ato. E falënderoj Allahun, ke ardhur në mo­men­tin e duhur! Biri im, tani jam shumë plak dhe ki­sha frikë se do të vdisja para se t’i ktheja delet. Merri de­let dhe kthehu, Allahu të ndihmoftë. Kthehu, Zo­ti të bekoftë!

Ibrahimi ishte shumë i gëzuar dhe falënderues ndaj tij.

– Këto dele vlejnë me mijëra dinarë. Falënde­ri­mi dhe lavdërimi i takon Allahut, jam bërë shu­më i pa­sur! Fëmijët do të jenë të lumtur kur të më sho­hin. Ende ka në këtë botë njerëz të mi­rë dhe të nder­shëm. I falënderuar qoftë Allahu!”

MËSIMET E TREGIMIT
1. Fëmija musliman duhet t’i nënshtrohet në­nës së vet, si shpërblim për mundin që ajo ka dhë­në për të.

2. Rinia muslimane duhet të marr pjesë në grupe dhe shoqata nëpër xhami, në të cilat mësohen dituritë dhe leximi i Kur’anit.

3. Duhet t’u bëjmë mirë të varfërve dhe skam­no­­­rë­ve, siç bëri bariu me Ibra­himin, kur e gjeti nën lis.

4. Muslimani nuk duhet ta keqpërdorë besimin që i është dhënë, por duhet të ketë ­be­sim, siç kishte Ibrahimi në pu­nën e tij si bari.

5. Muslimani duhet ta fitojë bukën e tij në më­nyrë hallall, edhe nëse duhet të jepë mund të madh. Muslimani nuk guxon të je­të i kënaqur me fitimin haram.

6. I riu musliman nuk duhet të udhëtojë e ta lë­rë nënën vetëm, nëse ajo nuk e lejon këtë.

7. Muslimani asnjëherë nuk e humb shpresën. Ai çdo herë duhet t’i mbështetet Allahut të Lar­të­suar dhe nuk bën të jetë dembel.

8. Muslimani nuk duhet të hajë pasurinë e të tje­rëve në mënyrë të palejuar, por të vep­rojë ashtu siç veproi Rashidi.Kur muslimani fiton shumë pasuri, kjo nuk duhet ta mashtrojë, por duhet ta falënderoje Allahun, siç veproi Ibra­himi kur Ra­shidi i dha një kope të madhe me dele.

 

(Visited 115 times, 1 visits today)
Top