Quarta-feira’, 18/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Feja islame ngrihet mbi parimet e besimit

Feja islame ngrihet mbi parimet e besimit

Feja islame ngrihet mbi parimet e besimit

* Feja islame është ngritur mbi parimet e besimit që përmenden në Kuran, siç vijon:

“Thoni: Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve (bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi.” 2:136

* Këto parime madhështore, që Allahu na urdhëron t’i besojmë, janë përcjellë nga të gjithë profetët dhe të dërguarit. Ato përmbajnë njohuritë dhe pikëpamjet më të larta rreth besimit në Allahun, ashtu siç e ka cilësuar Ai Veten përmes të dërguarve të Vet, si dhe tregojnë përpjekjet që duhen bërë, për ta fituar pëlqimin e Tij.

* Pra, Islami është një fe që ka për bazë besimin në Zot dhe ka për fryt rendjen pas gjithçkaje që sjell dashurinë dhe pëlqimin e Tij, me qëllim të pastër vetëm për Zotin. A mund të përfytyrohet një fe më e mirë dhe më e lartë se kjo?

* Është fe që urdhëron të besosh në vërtetësinë e mesazheve të sjella nga të gjithë profetët, pa bërë dallim midis tyre; të besosh se të gjithë ata janë të dërguarit dhe besnikët e sinqertë të Allahut. Është e pamundur që një feje të tillë t’i drejtohen shigjetat e kundërshtisë dhe qortimit.

* Islami urdhëron atë që është e drejtë, pranon atë që është e sinqertë, pohon të vërtetat fetare që mbështeten në mesazhet e Allahut për të dërguarit e Tij dhe përputhet me atë që është logjike, e natyrshme dhe e dobishme. Nga ana tjetër, Islami nuk e refuzon të vërtetën në asnjë mënyrë, nuk e pranon gënjeshtrën dhe nuk i promovon të pavërtetën e të kotën, çka e bën atë mbizotërues kundrejt feve të tjera.
* Ai i urdhëron veprat e mira, sjelljet fisnike dhe gjithçka të dobishme për njerëzit; nxit drejtësinë, bujarinë, mëshirën dhe mirësinë; ndalon padrejtësinë, agresionin dhe sjelljet e këqija. Nuk ka virtyt të përcjellë prej lajmëtarëve të Zotit që Islami të mos e ketë konfirmuar; nuk ka interes fetar dhe tokësor të predikuar në ligjet hyjnore që Islami të mos e ketë rekomanduar; nuk ka dëm që Islami të mos e ketë ndaluar e të mos e ketë urdhëruar largimin prej tij.
* Ideja është se, botëkuptimi i kësaj feje e pastron zemrën, e fisnikëron shpirtin e i rrënjos thellë moralet e larta dhe veprat e mira.
(Bukuritë e fesë islame-Abdurrahman bin Nasir es-Sa’ij

(Visited 39 times, 1 visits today)
Top