Segunda-feira, 11/12/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Me fat Kurban Bajrami /Urimet/

Me fat Kurban Bajrami /Urimet/

presheva kurban bajrami

Me fat festa e Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve islam.
Paqja, mirëkuptimi, toleranca, shpresa të mbizotëroj përhere në familjet tuja.

Me respekt
presheva.com

**********

DITURIA uron gjithë myslimanët Kurban Bajramin!

Shoqata Kulturore DITURIA me dy degët e saj në Preshevë dhe Bujanoc ka kënaqësinë që të gjithë besimtarëve mysliman në Luginën e Preshevës dhe kudo që jetojnë ata, t`i uroj festën e Kurban Bajramit.
Dashtë Allahu i Madhëruar që ky Kurban Bajram që është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe solidaritetit të jetë një model i ndërtuar mbi këto vlera dhe të gjejë mbështetje e përkrahje nga shoqëria myslimane në kultivimin e këtyre parimeve në jetën e përditshme.
Të gjithë atyre të cilët patën mundësi që të prejnë kurbane Zoti ua pranoftë ato, si dhe e pranoftë çdo adhurim që keni bërë gjatë këtyre ditëve me shpresën e përfshirjes nën mëshirën e Zotit të Madhëruar.
Gjithashtu i lutemi Allahut të Madhëruar që të gjithë haxhinjëve të cilët janë duke i kryer obligimet e tyre në Haxh, t`ua pranoj adhurimet si dhe të kthehen shëndosh në mesin e tyre familjar.
Gëzuar Kurban Bajrami!

Mr.Nexhmedin Ademi
Drejtor i Shoqatës Kulturore DITURIA

**********

URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT!

Lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, uron gjithë besimtarët e besimit mysliman, duke Ju dëshiruar fat e lumturi në jetë.
“Me fat Ju qoftë kjo festë e dashur e Kurban Bajramit. Lusim Allahun e madhërishëm, që paqja, mirësia, solidariteti, qofshin mbi Ju dhe dhashtë Zoti të presim edhe festa të tjera, në kushte dhe rrethana më të favorshme”, thotë zotëri Musliu, në urimin e tij.
Kurban Bajrami, është një festë, që manifestohet përmes Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, begaton sofrat e nevojtarëve,bashkon njerëzit në solidaritet, mirësi dhe dashamirësi mes vete, ndaj drita e kësaj dite festive le t’i ngroh të gjitha zemrat e myslimanëve të Luginës së Preshevës dhe rajonit, thuhet në përgëzimin e liderit të LPD-së dhe kryetarit të Kuvendit të Komunës së Bujanocit z. Jonuz Musliu.

Lëvizja e Progresit Demokratik   
Rr. e Kosovës, nr.54
17520 Bujanoc
E-maili: lpd_00@hotmail.com
Data: 14.10.2013

***********

Ragmi Mustafa – uron të gjithë besimtarët mysliman 

Kryetari i PDSH dhe njiherit  i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa uron  të gjithë besimtarët mysliman për  festën e madhe të Kurban Bajramit.
“Festa e Kurban Bajramit është ngjarje ku na përkujton neve në sprovë dhe sakrificë, por gjithashtu është edhe festë gëzimi dhe mirënjohje për çdo të mirë që e gëzojmë, është dita e cila i afron familjet dhe shoqërinë në mes veti. Uroj që kjo ditë në shtëpitë tona të sjellë gëzim, paqe, shëndet dhe begati për vite të tëra.

***************

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË UÇPMB-së
URIM PËR KURBAN BAJRAMIN

Me rastin e festës së Kurban  Bajramit, Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, të gjithë besimtarëve musliman ua uron këtë ditë të begatshme, me dëshirën që në familjet e tyre të mbizotëroje paqja dhe lumturija.
Festa e Kurban Bajramit , le të na shërbejë, në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për fëmijët tanë, familjen si institucion themel i ç’do shoqërie,ndihmën për ata që humbën më të dashurit e tyre e që sot në këtë ditë gëzimi ndjejnë mungesën më të madhe për bijtë e tyre të rënë për liri.
Kjo festë fetare , uroj qe tu shërbejë të gjithë besimtarëve, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më  human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë bashkë drejt sukseseve të reja.

Gjithashtu falenderojmë Bashkësinë Islame të Bujanocit, që u solidarizua ndaj Organizatës tonë me mish të kurbanit ,që t’iu ndahet familjarëve të dëshmorëve , invalidëve si dhe veteranëve që kanë kushte më të vështira të jetës së tyre.

Bujanoc 14.10.2013
Kryetari i OVL-së 
Edmond  Isufi

************

URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT

Të gjithë besimtarve shqiptarve të Luginës së Preshevës i urojmë Festën e KURBAN BAJRAMIT, duke i dëshiruar paqe, lumturi dhe mirëqenie e çaste të hareje dhe gëzimi.
Gjithashtu, urojmë që Zoti i Madhëruar t’ua pranojë sevapet e prerjes së Kurbanëve dhe shpërndarjes së mishit të tyre farefisit dhe të  varfërve.
Shfrytëzojmë rastin që të gjithë haxhinjëve nga Lugina e Preshevës që këtë vit kanë kryer obligimin e Haxhit, duke vizituar vendet e shenjta të Islamit, t’ua urojmë Haxhin duke uruar që Allahu i Madhëruar t’ua pranoj lutjet dhe ibadetet e sakrificat, për nderimin e Krijuesit.
Urojmë që pas festës së Kurban Bajramit të na vijnë lajme të mira nga Lugina e Preshevës, duke ua mundësuar shqiptarve realizimin e aspiratave të tyre kombëtare, fetare e njerëzore.
Urime të gjithëve dhe me fat kjo Festë e KURBAN BAJRAMIT!
Zoti i Madhëruar i bekoftë Shqiptarët e Luginës së Preshevës!
Prishtinë, më 14 tetor 2013

Kryetari,
Nehat Hyseni

************

Mesazhi përurues i kryetarit të PVD – së dhe deputetit popullor Riza Halimi   për festën e Kurban Bajramit

Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës, dëshiroj që me rastin e festës së Kurban Bajramit t’ju uroj nga zemra këtë festë të madhëruar tek Zoti i Lavdëruar.
Duke e ditur rëndësinë e kësaj festeje për muslimanët e mbarë botës, dëshiroj t’ju uroj të gjitha të mirat, shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja dhe në shoqëri.
Meqenëse këtë festë e karakterizon edhe obligimi fetar Haxhi, uroj që të gjithë haxhilerëve Zotiu t’ua pranojë Haxhin dhe t’i shpërblejë me të mirat e Tij.
Festa e Kurban Bajramit duhet të jetë një shembull i përhershëm për të gjithë Ne se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqë, mirësi, tolerancë dhe dashuri ndërvllazërore.
Gëzuar festën e Kurban Bajramit dhe qofshin të pranuara dhe të shpërblyera të gjitha veprat e mira, lutjet dhe sakrificat e muslimanëve nga ana e Zotit të Madhërishëm.

Kryetari i PVD – së dhe Deputeti Popullorë
Riza HALIMI 

************

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë i uron Festën e Kurban-Bajramit,  të gjithë shqiptarëve të besimit islam, duke i dëshiruar shëndet, lumturi, gëzime, mirëqenie, unitet dhe plotësimin e dëshirave individuale e kolektive si dhe aspiratave kombëtare.

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN.

Xhemaledin Salihu, kryetar

************

Me emrin e Zotit, mëshiruesit, mëshirëbërësit!

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër  të komunës së Bujanocit, organeve që dalin prej saj si dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të  konfesionit islam t’ia uroj festën e Kurban Bajramit.
Në këtë festë, e cila ka vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë, uroj që tek ju të mbretërojë mirëqenia dhe paqa mbarënjerëzore.
Urime të përzemërta dërgoj edhe tek qytetarët e komunës sonë të cilët në këto momente po kryejnë Haxhin me shpresën dhe lutjen që Zoti i Madhërishëm t’ia pranoj atë.
Shpresoj fuqishëm se në këto ditë feste të jemi të gjithë më human, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri-tjetrin e veçanërisht ata që kanë më tepër  nevojë.
Duke shpresuar se Allahu i Lartëfuqishëm do të na nderojë me këto tipare, edhenjëherë  Me fat Kurban Bajrami, me porosinë islame, Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju !

Me rrespekt,
Dr.Nagip Arifi-kryetar i komunës së Bujanocit

***********

Të nderuar qytetarë,
Sot në vlerat tonë tradicionale, jemi shumë krenarë që kjo Festë e Bekuar, është pjesë e rëndësishme e strumbullarit tonë kombëtar. Andaj, të vetëdijshëm se kjo ngjarje madhore do të ndikon në përafërimin e vlerave tonë të shqiptarit këtu dhe do të krijon edhe më tutje një emancipim të lartë të qytetarit tone, ju urojm për mbarësi e fat.
Të nderuar qytetarë të cdo përkatësie qofshi, në emër dhe në cilësin e Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Preshevës dhe në cilësin e Kryetarit të Rilindjes Demokratike ju uroj nga zemra Festën e Kurban Bajramit, duke bërë thirrje për një mirëkuptim dhe frymë tolerante e unitet gjithëkombëtarë
Gëzuar, me shëndet ta festoni, për shumë vite!!!

Në Preshevë
Me datë: 14.10.2013
Kryetari i Rilindjes Demokratike                                                            
dhe  Kuvendit Komunal të Preshevës ,
dr. Ramiz LATIFI  

************

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emër të Kryesisë së Unionit Demokratik Shqiptar dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame kudo që ndodhen festën e Kurban Bajramit me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, forcimit të zemrave tona drejtë shkallëve më të larta të devotshmërisë.
Në këtë ditë të shënuar për myslimanët, të përkujtojmë edhe sakrificën e  invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve, familjeve të të burgosurve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për vendin tonë.
Është kjo ditë kur dëshmohet sakrifica dhe solidariteti ndaj skamnorëve dhe ndaj njëri tjetrit, prandaj lusim Zotin që për këtë të shpërblejë të gjithë ata që sakrifikuan, për mundin e dhënë.
Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.
Andaj të gjithë besimtarëve kudo që janë urojmë festën e Kurban Bajramit, me shpresë se ndër ne dhe kudo në botë të mbretërojë paqja, qetësia dhe toleranca.

Unioni Demokratik Shqiptar
Kryetar, Rahmi Zylfiu

***********

Bashkimi Demokratik i Luginës
URIM- me rastin e Festës së Kurban Bajramit
Të nderua besimtarë musliman,
Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, festës së paqës, mëshirës,solidaritetit e dashurisë ,më lejoni që në emër të antarëve të Bashkimit Demokratik të Luginës dhe nemrin tim personal tju uroj këtë Festë të madhe të komunitetit musliman , duke ju dëshiruar që  këto ditë feste ti kaloni në paqë, dashuri e lumturi, në vizita të ngrohta mes familjarëve si dhe në ndihma varfnjakëve-atyre që kanë nevoj për ndihmën tuaj , që edhe sofrat e tyre të jenë të begatshme në këto ditë feste të
Kurban Bajramit.

URIME DHE GËZUAR!!!!!   
Këshilli për informim i BDL-së

***********

U R I M

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, në emër të  Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” dhe në emrin tim personal ua uroj të gjithë besimtarëve shqiptar mysliman Urime Kurban Bajramin, duke uruar që ta kolaojnë këtë festë në harmoni dhe me gëzim. Të mbizotëroj paqja, mirëbesimi, toleranca.
Uroj gjithashtu që në një të ardhme të afërt t’i festojmë festat si kombëtareashtu edhe fetare tok të pandarë.
Edhe njëherë urime…

Bilall Maliqi, kryetar

@include "";