Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

FARAT E LIRIT

FARAT E LIRIT

FARAT E LIRIT

Superhero i ri në ushqimin e shëndetshëm janë farat e lirit. Këto fara të vogla përmbajnë dhjetëra materie ushqyese: omega-3 dhe omega-6 të thartirës yndyrore, vitaminat B1, B2, hekur dhe zink.

Farat e lirit përmbajnë sasi të mëdha të fibrave dhe kaliumit. Në mesin e veçorive shëruese të farave të lirit janë edhe pastrimi i sistemit të tretjes, ulja e nivelit të yndyrës (kolesterolit) në gjak, efekti mbrojtës kundër paralizës dhe kancerit, është i dobishëm për memorie, etj.

Për femra rekomandohet 2-3 lugë të mesme ndërsa për meshkuj 2 lugë në ditë. Përdorimi i tepërt nga ana e femrave formon shtresa të celulitit. Ndërkaq do të jetë shumë më e dobishme nëse bima përdoret në vend të vajit.

Liri është shumë i përshtatshëm si ushqim për personat të cilëve nuk ju pëlqen të hanë peshq dhe në këtë mënyrë i përmbushin nevojat për omega-3. Farat e lirit janë të përshtatshme edhe për kontrollin e peshës së trupit pasi që shtypin ndjenjën e urisë. Këto fara mundësojnë edhe funksionimin e drejtë të zorrëve dhe sistemit të tretjes.
Përqindja e lartë e vitaminës B12 bënë që farat e lirit të kenë vlerë të lartë ushqyese. Në saje të këtyre veçorive është i përshtatshëm për personat të cilët nuk konsumojnë mish.