Terça-feira, 25/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Familja nga Gjilani bëhet me shtëpi, dhuruesi donte të mbetej anonim (Video)



Familja nga Gjilani bëhet me shtëpi, dhuruesi donte të mbetej anonim (Video)

Në një atmosferë të lotëve të gëzimit, familja 6 anëtarëshe e Ali Shabanit nga Gjilani është bërë me banesë të tyren.
Kjo familje, përveç kushteve të rënda në të cilat jetonte, nuk kishte as vendbanimin e saj.

Përveç gjendjes së rëndë ekonomike që rëndonte, anëtarja më e vjetër e familjes rënkonte nga sëmundja, gjë e cila e vështirësonte çdo ditë e më tepër jetën e të zotit të shtëpisë, Ali Shabani.

Por tash, vuajtja dhe ditët e rënda po përfundojnë, sepse shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e ka surprizuar për të mirë këtë familje, duke ia dhuruar çelësat e banesës së re.





Sipas drejtorit të “Jetimat e Ballkanit”, donatori i cili ka bërë blerjen e kësaj banese ka dashur që të mbes abononim. /Telegrafi/

(Visited 15 times, 1 visits today)




Top