Domingo, 15/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Familja dhe njeriu

Familja dhe njeriu

Libri hyjnor i Islamit, Kur’ani, tregon se jeta njerëzore mbështete në raportin reciprok mes gruas dhe burrit ku secili gjen tek tjetri qetësinë dhe dashurinë e kërkuar:

“Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën, ashtu që të gjeni prehje tek ato,dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argument për njerëzit që mendojnë.”(Rum, 21)
Ashtu sikurse përmendet edhe në ajet, jeta e njeriut mbështetet mbi familjen. Patjetër që kjo jetë duhet të rregullohet mbi principet islame dhe vlerat e besimit. Mbajtja përherë gjallë e një jetë mbi baza Islame, si në familje ashtu edhe në elementet e tjera shoqërore mund të arrihet përmes devotshmërisë:
”O njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën e saj dhe prej atyre të dyve u shtuan burra e gra.”(Nisa, 1)
Martesa e cila shprehet me termin “sunnet” sipas jurisprudencës islame, është një sjellje e natyrshme e vendosur nga vetë Profeti. Kjo do të thotë që sipas Islamit, martesa nuk është fantazi apo privilegj i pakuptimtë, por një e drejtë dhe një kërkesë e natyrshme.

Përkufizimi i familjes dhe proceset e saj të natyrshme

Familja e përbërë nga nëna-babai dhe fëmijët, e zgjeruar më tej përmes të afërmve në një plan më të gjerë, përbën elementin bazë të gjithë shtresave të popullsisë. Roli kryesor i saj është ”të arrihet vazhdimësia dhe miredukimi i brezave”, por për të arritur këtë nevojitet rregull dhe harmoni. Një familje e tillë mund të krijohet duke iu përmbajtur kushteve sociale, ekonomike dhe edukative.
Familjet e ndërtuara mbi bazën e vlerave të larta si besnikëria, dashuria dhe sinqeriteti, bindja e vetëdijshme dhe morali i bukur janë garancia më e madhe e shoqërisë islame. Detyra kryesore dhe primare e një familjeje islame është: “Edukimi i njerëzve që besojnë Allahun pa asnjë dyshim dhe jetojnë pa i bërë shok Atij.”
Kur’ani tërheq vërejtjen për rëndësinë e këtij problemi:
“Kur Llukmani i tha të birit të vet: O djali im!Mos i përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe.”(Llukman, 13)

Familja-Kala

Familja përmbush funksione të tjera të rëndësishme në jetën personale dhe atë shoqërore. Ajo ka një mision shumë të rëndësishëm në edukimin dhe mbajtjen nën kontroll të kërkesave dhe prirjeve seksuale. Përsëri ajo, si rezultat i martesës, siguron përmbushjen e këtyre kërkesave në rrugë të ligjshme dhe edukimin e një brezi, prejardhja e të cilit është e qartë. Familja është një kala mbrojtëse kundër një jete dëfrimesh. Është familja ajo e cila mund të realizojë dhe praktikojë vlerat e larta njerëzore si: dashuria, respekti, më- shira dhe sakrifica, të cilat mbeten format më të mira të shprehjes së natyrës së tij. Familja e cila siguron klimën e përshtatshme që njeriu të fitojë personalitetin e tij, ta zgjerojë dhe ta maturojë atë më tepër, i përngjan një shkolle edukative.
Kur’ani e tregon me këtë fjali kuptimplotë sa e rëndësishme është për njeriun familja e krijuar nga martesa:
“ … burrat janë mbulesë për gratë dhe gratë janë mbulesë për burrat.” (Bekare, 187)
Ky ajet i konsideron burrat dhe gratë veshje për njëri-tjetrin.
Siç dihet, veshja e mbulon dhe e zbukuron njeriun. Njeriu pa rrobë e ndjen veten të mangët dhe të pasigurt. Ideja e të qenit veshje për njëri-tjetrin e burrit dhe gruas arrihet përmes martesës, e cila i mbron bashkëshortët nga prostitucioni dhe i zbukuron atyre moralin. Familja luan rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin social.
Është familja struktura e cila zgjeron lidhjet farefisnore mes njerëzve dhe i kthen këto në mbështetje të ndërsjellë dhe solidarizim socio-ekonomik. Po ashtu ndihmon që brezat të njihen me vlera islame, si dhe ndihmon në zhvillimin e shëndoshë të ndryshimeve shoqërore.
Ekzistenca e një strukture vlerësohet me ndikimin e saj. Strukturat të cilat humbasin ndikimin në një aspekt nuk ekzistojnë fare.
Sulmet kundër familjes Në ditët tona familja përballet me disa sulme bashkëkohore. Sistemet joislame dhe strukturat e organizuara në këtë drejtim përbëjnë rreziqe të vazhdueshme që mund të lëkundin familjen që në themel. Veçanërisht ata të cilët, në kundërshtim me islamin, duke pandehur se mbrojnë të drejtat e gruas, në çdo rast mundohen ta tregojnë martesën si të dëmshme duke tentuar të zhdukin ndikimin e familjes.
Shumë njerëz të rënë në kurthin e djallit, të thurur nga ata që e përdorin gruan si mjet argëtimi, mund të bëjnë çdo gjynah duke rënë në kërkim të gjithçkaje joislame dhe në emër të modernizmit. Veçanërisht strukturat edukative janë duke i sjell rinisë vlera joislame dhe mundohen t’i shfaqin atyre një mënyrë jetese jashtë islamit. Zhvillimet negative si tendenca për ta quajtur “modern” bashkjetesën dhe hedhja e slloganeve “liri seksuale” tregon para të gjithëve se në ç’nivel kanë arritur sulmet kundër familjes dhe rreziqet ndaj saj. Ata të cilët i kundërvihen islamit dhe propozimit të tij për martesë kërkojnë një liri të pakufi për ta përdorur gruan si mjet argëtimi. Përkundër gjithë këtyre zhvillimeve negative muslimanët duhet të përpiqen të realizojnë çdo të vërtetë që flasin dhe besojnë; duhet të përpiqen të edukojnë breza që e duan Allahun (xh.sh.) dhe dëshirojnë të jetojnë një jetë mbi bazat islame. Kjo përpjekje duhet të nisë që në krijimin e një familjeje model islame.
Tashmë nuk ka asnjë kuptim të thuhet se muslimanët e vërtetë i përkasin së shkuarës. Sot, ndihet nevoja për ekzistencën e shembujve të mirë të muslimanëve në çdo fushë të jetës. Sepse ajo çfarë përgatitet dje realizohet sot dhe parapërgatit të nesërmen. Ka ardhur koha të shihet dhe të thuhet e vërteta. Praktikimi i edukimit islam ka mbetur pezull si në familje ashtu edhe në elementet e tjerë social. Në këtë rast e para që kërkohet është të rishikohet familja si elementi kryesor ushqyes i shoqërisë dhe individit dhe të kthehet në strukturën që edukon njeriun islam duke i kthyer atij funksionet e natyrshme njerëzore.

Fahredin Jëlldëz

(Visited 27 times, 1 visits today)
Top