Sábado, 15/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Falja e namazit



Falja e namazit

Falja e namazit.

Namazi është shtylla e fesë, është gjëja e parë për çfarë do llogaritet muslimani ditën e Kiametit, nëse namazi është në rregull, të gjitha punët tjera do të jenë në rregull. Namazi është lidhja e robit me Allahun.

Kuptimi i të qenit namazi shtyllë e fesë është që njeriu të jetë i bindur se Allahu e ka obliguar namazin për çdo musliman të rritur, me mendje të shëndoshë, i  detyruar t’i falë pesë kohët e namazit gjatë ditës e natës, duke e falur sipas kohës dhe koës së caktuar, e të jetë me abdes.

Pesë kohët e namazit janë: Namazi i sabahut (el-fexhr). Namazi i drekës (edh-dhuhr). Namazi i iqindisë (el-asr). Namazi i  akshamit (el-magrib). Namazi i jacisë (el-i’sha).

Falja e namazit, qoftë farz (obligativ) apo nafile (vullnetar) duhet të jetë me qëllim të sinqertë për Allahun.





Është thënë se shtyllë është “ikametu salat” (kryerja në formën e plotë) e namazit, sepse vetëm se falja e namazit (forma e lëvizjeve në namaz) nuk nënkupton kryerjen e saj në formën e saktë.

Për arsye se namazi përmban rregulla në të cilat thërret, vlera e sjellje në të cilat udhëzon. Kështu që ai i cili i përmbahet këtyre sjelljeve pasi që të ketë kryer namazin, ky është ai që ka kryer namazin, kurse ai i cili e fal namazin e nuk i përmbahet etikës, vlerave, apo e fal namazin sa për t’i thënë falës, apo sa për të shmangur sanksionet e kësaj bote të lënies së namazit, në fakt ky nuk është prej atyre që ka kryer namazin, Allahu thotë: “dhe kryeje namazin! Namazi, me të vërtetë, të largon (pengon) nga korrupcioni dhe nga çdo vepër e shëmtuar.” Sureja Ankebut, 45.

(Visited 35 times, 1 visits today)




Top