Wednesday, 21/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

FALËNDERIMET E MIA TË PËRZEMËRTA



FALËNDERIMET E MIA TË PËRZEMËRTA

lumturia
Falënderim për atë që më mësoi dhe la gjurmë në jetën time.

Falënderim për atë që më këshilloi dhe më dha kurajo për të realizuar shumë.

Falënderim për atë që më dhuroi trëndafila dhe e ngjyrosi jetën time.

Falënderim për atë që më dhuroi dashuri të sinqertë dhe më mësoi se dynjaja është në mirësi.

Falënderim për atë që më tha ti je shoku im dhe i dhuroi jetës sime kuptim.

Falënderim për atë që më kapi për dore atëherë kur gabova dhe më dha një mundësi tjetër.

Falënderim për atë që më urreu dhe më mësoi kuptimin e dashurisë.

Falënderim për atë që më përgojoi dhe më pakësoi nga gjynahet e mia.

Falënderim për atë që më bëri të qaj dhe ma pastroi zemrën nga dhembjet.





Falënderim për atë që tallej me ambiciet e mia dhe më mësoi kuptimin e sfidës dhe vullnetit.

Falënderim për atë që më dëmtoi dhe e bëri që mes lutjes sime dhe Allahut të mos ketë perde.

Falënderim për atë që më braktisi kur kisha më së shumti nevojë për të dhe se më bëri më të fortë në ballafaqimin e jetës.

Falënderim për atë që mbjelli therra në trupin tim dhe më mësoi si të bëj durim gjatë dhembjeve.

Falënderim për atë që më goditi me thikë pas shpine dhe më mësoi se besimi nuk i jepet çdonjërit.

Falënderim edhe atë një mijë falënderime për atë që më nënçmoi dhe për atë që më shkatërroi dhe për atë që më rrëzoi dhe më mësoi kuptimin e fisnikërisë dhe krenarisë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU