Quarta-feira’, 22/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

FALEMINDERIT ZOT!



FALEMINDERIT ZOT!

Termeti eshte e vetmja dukuri te cilen shkencetaret nuk e parashikojne dot. Pervec faktit qe pllakat levizin dhe i sherbejne stabilizimit te tokes ka dhe frike e panik. Ajo qe dua te ndaj me ju miq eshte pamundesia jone per te reaguar, ne ata momente ne kuptojme sa te vegjel jemi. Sa e pasigurte eshte jeta, atehere kur mendon se ke realizuar shume gjera ne jete, nje çast mund te te rrezoje gjithcka. Cast qe edhe ateisti thote “O Zot” por a na ben termeti njerez me te mire? Ne fakt duket se qellimi i tij eshte te shkund njerezit me shume se sa token. Te shkund pangopesine e te pasurve qe varferojne te varferit. T’i shkund se ate qe kane fituar do ta lene ne kete bote dhe asgje nuk do te marrin me vete. Nese do t’ju pyesnin ne ata caste te lekundjeve cfare do te jepnit qe mos t’ju gjente gje ju dhe femijet tuaj, do te jepnit gjithcka, e pra keto jane castet dhe mundesite per t’u bere me te mire. Por a reflektojme ne, pasi toka qetesohet nga dridhjet? Apo pasi kalon fillojme te shfaqim “trimerine” duke bere humor ne rrjete sociale? A jeni po aq te sigurte ne castet kur toka dridhet, kur orendite e shtepise, zyres, punes ku punoni ju dridhen dhe rrezohen? Jemi nje hap larg vdekjes, e ndjejme pafuqine, sa te vegjel jemi. Duket sikur na u dha dhe nje shanc, po po nje shanc, mbase per te ndryshuar, e kete e kuptojne te zotet e mendjes. Ndjeva frike, e kuptova se nuk isha gati gati te dilja para Zotit, kerkova kohe, kerkova falje, u pendova por sa vlejti? Pjesa e falur dhe e mbetur nga jeta do te jete vertetuese e asaj qe thashe ne ata momente. Sa termete kane shkatrruar qytete, sa njerez nuk e kane patur shancin te jene perseri ne jete, ndaj pas atij tmerri nuk di te them tjeter vetem se; FALEMINDERIT ZOT!

Huazuar nga Ilir Hoxholli





(Visited 20 times, 1 visits today)




Top