Quarta-feira’, 11/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fakte për xhinset që nuk i keni ditur

Fakte për xhinset që nuk i keni ditur

Rrobat e prodhuara nga xhinsi janë më të shiturat në të gjithë historinë njerëzore. Xhinset u bënë popullore sidomos në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur të rinjtë nisën t’i vishnin ato në shenjë revolte dhe në shenjë solidariteti me personat që vinin nga shtresat punëtore.

Patenta për prodhimin e veshjeve prej materiali xhins është marrë nga Jacob Davis e Levi Strauss me 20 maj 1873.

Origjina e emrit Jeans vjen nga Italia. Në Torino prodhohej një cohë me ngjyrë blu që më pas përdorej në portin e Genovas për të mbuluar mallrat që do të transportoheshin.

Në vitin 2001 ka qenë vetë kompania Levi’s që ka blerë në eBay një palë pantallona xhins, shumë të vjetra të gjetura në një minierë. Çmimi i blerjes ishte 46. 532 dollarë. Më pas si to janë prodhuar edhe 500 riprodhime të tjera, të cilat u shiten për 300 dollarë pala.

Fillimisht, blue jeans u bënë popullore gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ushtarët amerikanë i mbanin ato kur nuk ishin në shërbim. Në vitet ’50, ishte James Dean, i bëri ato më të famshme dhe simbol të rebelimit rinor të atyre viteve.

Ideja e xhinseve të përdorura lindi për herë të parë në fund të viteve ’60, kur Marty Friedman dërgoi disa pantallona xhins të reja për t’i larë në një lavanderi, për t’u dhënë atyre enkas idenë e të qenurit të përdorura

Përdorimi i pambukut. Me një kosh me pambuk mund të prodhohen 215 palë pantallona xhins. Tokat e zëna nga pambuku kapin një sipërfaqe prej 34 milion hektarë. Aty përdoret 25% e instekticideve të botës si dhe 10% e pesticideve, transmeton rtklive

Blu xhinset gjithsesi nuk kanë marrëdhënie të mira me natyrën. Sipas përllogaritjeve të Water Footprint Network, për prodhimin e një palë pantallona xhins, përdoret 9500 litra ujë, që do të thotë se në këtë vështrim, kjo është një gjë me kosto të lartë për natyrën.

Etiketa Jeans. Prodhuesit më të mëdhenj të xhinseve janë dy kompani angleze, Howies dhe Monkee Soil Association.

Shtetet ku prodhohen më shumë veshjet prej xhinsi janë në Azia, Kina, India, Bangladeshi. Në perëndim, vendi ku prodhohen më shumë është Meksika.

Xhins për verë dhe për dimër. Jo gjithnjë është e lehtë për të ndarë se cilat janë për t’u veshur në verë dhe cilat për në dimër. Kjo është e varur përgjithësisht peshës. Kur ato janë deri në 250 gram, janë verore, kur janë në mbi 500 gram janë për dimër.

(Visited 60 times, 1 visits today)
Top