Quarta-feira’, 25/11/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

ETAPAT E KRIJIMIT TË NJERIUT (A)

ETAPAT E KRIJIMIT TË NJERIUT (A)

ETAPAT E KRIJIMIT TË NJERIUT (A)

Allahu e dërgoi Muhammedin a.s. (alejhis selam) pejgamber për mbarë njerëzimin, ashtu siç thotë Allahu i madhëruar:

“Ty Muhammed, të dërguam mëshirë për të giitha botërat” (El Enbija, 107)

Muhammedi a.s. u dërgua pejgamber për nomadët e shkretëtirës.Ai u dërgua edhe për dijetarët e kohës sonë.U dërgua pejgamber për njerëzit e intelekteve të ndryshme. Pejgamberët që u dërguan para Muhammedit a.s. iu dërguan vetëm popullit të tyre.Allahu në Kur’an thotë:

“Çdo popull pati udhëzues, pejgamber “(Err Rr’ad, 7)

Ndërkaq, misioni i Muhammedit a.s. është për mbarë njerëzimin. Prandaj Allahu i madhëruar mrekullinë e Muhammedit a.s. e veçoi nga mrekullitë e pejgamberëve të mëparshëm.

Mrekullitë e pejgamberëve para Muhammedit a.s. i shihnin vetëm bashkëkohësit e tyre.Kohë pas kohe, sa herë që njerëzit largoheshin nga besimi i vërtetë, Allahu u dërgonte atyre pejgamber, duke iu dhënë mrckulli, që ti ftonin njerëzit në besimin në Një Zot të Vetëm, besimin në Allah.Muhammedi a.s. është pejgamber i fundit i Allahut deri në Ditën e gjykimit. Dhe Allahu bëri që mrekullia e tij të jetë e përhershme.

Nëse kërkojmë nga ithtarët e feve të tjera që të na tregojnë mrekullinë e Musait apo Isait, ata do të përgjigjen se s’munden. Ata s’mund të na tregojnë shkopin e Musait dhe as të na tregojnë Isain se si i ngjallte të vdekurit me emrin e Allahut. Ata do të thonë se ne këto i besojmë duke iu përmbajtur shënimeve historike. E nëse pyetet myslimani për mrekullinë më të madhe të Muhammedit a.s., ai do të përgjigjet se është Kur’ani i shenjtë.

Ky është Kur’ani, mrekullia e përhershme. Ai gjëndet në duart tona dhe secili mund t’a studiojë atë që gjednet në të.

Allahu i Lartëmadhëruar thotë:

“Thuaj, cili send ka dëshminë më të madhe?Thuaj: Allahu është dëshmues mes nesh e jush.Mua më është shpallur ky Kur’an që me të t’ia tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet. (El En’ain, 19)

Mrekullia e Kur’anit është dija dhe shkenca që gjendet në të.

Allahu i Lartëmadhëruar thotë:

“Po, Allahu dëshmon për atë që ta zbriti ty, Atë t’a zbriti sipas dijes së Vet. (En Nisa, 116).

Bashkëkohësit tanë, studiuesit, profesorët e universiteteve dhe gjenitë e mendimit njerëzor, mund t’a studiojnë dijen dhe shkencën që gjendet në Librin e Allahut.Në kohën tonë dijetarët kanë ecur shumë para në të studiuarit e universit.

Edhe Kur’ani flet mnbi universin dhe qenien njerëzore. Cili është rezultati?

Ky është Keeth More (Kith Mur), njëri nga dijetarët më të mëdhenj në anatomi dhe embriologji. Nga ai u kërkua që të japë mendimin e tij shkencor rreth vargjeve kur’anore dhe thënieve të Muhammedit a.s. që i përkasin sferës së specializimit të tij.

Profesor Mur, është autor i këtij libri, (The Developing Human, clinicially oriented embryollogy, Keith L. Moore). Ky libër është përkthyer në tetë gjuhë: gjermane, ruse, japoneze, kineze, italiane, portugeze, angleze dhe boshnjake.

Kur kërkuam nga ai të japë mendimin e tij mbi disa vargje kur’anore dhe thënle të Muhammedit a.s. që kanë të bëjnë me fushën e specializimit të tij, i befasuar dhe i mahnitur PROF MUR tha:

“Si është e mundur që Muhammedi para 1400 vitesh t’i përshkruajë kaq saktësisht fazat e zhvillimit të embrionit në mitrën e nënës, gjë që u zbulua nga shkenca bashkëkohore, vetëm para 30 vitesh?! ”

Mahnitja e tij së shpejti u shndërrua në kureshtje. Ai i paraqiti mendimet e tij në disa simpoziume shkencore dhe mbajti ligjëratën me titull “Përputhshmëria në mes embriologjisë dhe asaj që gjendet në Kur’an dhe Sunnetin”.

Ky është doktor Abdullah Nasifi, ish-dekani i universitetit të mbretit Abdul Aziz.Ai na prezanton prof. Mur për të mbajtur ligjëratën e tij: Ligjëruesi ynë i sotëm është doktor Kith Mur, prof. i anatomisë dhe embriologjisë në universitetin e Torontos, në Kanada. Ai evoloi gradualisht derisa arriti në këtë shkallë. Në fillim ai punoi 11 vjet në universitetin Lina Peg, në perëndim të Kanadasë. 6 vjet më parë u bë përgjegjës i anatomisë dhe embriologjlsë në universitetin e Torontos.

Ka udhëhequr shumë shoqata ndërkombëtare siç është shoqatat e dijetarëve të anatomisë dhe embriologjisë në Kanada dhe Amerikë, shoqata e dijetarëve të biologjisë ku përfshihen edhe anatomia, embriologjia, biokimia etj. Është zgjedhur anëtar i shoqatës mbretërore të mjekësisë në Kanada, anëtar i akademi ë iidërkombëtare për biologji, anëtar në shoqatën e anatomisë për Amerikën e Veriut dhe atë Latine.

Ka shkruar një numër librash e mes tyre disa libra në anatomi dhe embriologji. Ka botuar tetë libra që konsiderohen manualë për studentët e mjekësisë, të cilat janë përktliyer në gjashtë gjuhë: italiane, gjermane, portugeze, spanjolle, greke dhe kineze.

Profesor KITH MUR thotë:

“Kam kënaqësinë që marr pjesë në shpjegimin e vargjeve kur’anore dhe thënieve të Muhammedit a.s., që flasin mbi krijimin e embrionit.Jam plotësisht i bindur, se këto fakte, Muhammedit i kanë ardhur nga Zoti, sepse këto informacione shkencore, shkenca i zbuloi kohët e fundit pas një pune shumë të lodhshme. Dhe ky është fakt bindës për mua, se Muhammedi është i dërguari i Zotit.”

Mendoni mbi atë që tha ky profesor i madh, i cili është ndër dijetarët më të famshëm botërorë në shkencën e embriologjisë. Prof. Kith Mur kur i studioi vargjet kur’anore, që kanë të bëjnë me sferën e specializimit të ti tha: “Gjithsesi Muhammedi duhet të jetë i dërguar i Zotit.”

Prof.Mur kur e pa shushunjën që gjendet në moçale dhe e krahasoi me embrionin në etapën (që Kur’ani e përshkruan) “gjak i ngjizur”, – “alaka”, gjeti ngjashmëri të madhe mes tyre. Pastaj ai tha: “Vërtet embrioni në etapën gjak i ngjizur i përngjan plotësisht kësaj shushunje”. Më pas, ai solli vizatimin e embrionit në etapën alakah dhe, pasi e vuri pranë një fotografie të kësaj shushunje moçalore, bëri një krahasim sqarues midis tyre dhe këtë ia paraqiti mjekëve në disa simpoziume shkencore, sikurse shihet në fig. 1. (a,b)

Prof.Kith Mur gjithashtu sqaroi se embrioni në këtë etapë është i ngjitur në mitrën e nënës, gjë e cila kuptohet edhe nga vetë fjala arabe “alakah”, që nënkupton “diçka që ngjitet”.

a) sliushunja moçalike

b) embrioni në ditët 24-25 në etapën “gjaku i ngjizur”.

fig. 2

Në këtë figurë shihet ngjashmëria në mes shushunjës (alakah) dhe embrionit të njeriut në etapën “gjaku i ngjizur” të cilin Zoti xh.sh. e emëroi “alakah”.

Pra, fjala “alakah” e përmendur në Kur’anin e shenjtë, nënkupton njëkohësisht edhe gjakun e mpiksur, edhe diçka që varet e ngjitet.

Prof. Mur gjithashtu thotë se, kur embrioni gjendet në etapën “gjak i ngjizur”, gjaku është i mbyllur në enët e tij, para se të kryhet mbështjellja e embrionit me mbështjellësin e tij. Kështu embrioni i ngjan “gjakut të ngjizur”. Pra, fjala kur’anore “alakah” përfshin të gjitha cilësitë e embrionit.

Kush e informoi Muhammedin a.s. për këtë?

Prof.Mur flet edhe mbi embrionin, kur ai kalon në etapën tjetër, të cilën Kur’ani e përshkruan me fjalën “mudga”, që do të thotë “mish i përtypur”.

Ai solli një copë balte të tharë dhe e kafshoi me dhëmbë. Pastaj solli një fotografi të embrionit dhe bëri krahasimin në mes tyre, ku u pa qartë se vërtet embrioni i ngjante plotësisht mishit të përtypur “mudgah”. fig.2.

fig. 2

Shumë revista kanadeze botuan rezultatet shkencore të prof.Mur. Kohët e fundit prof.Mur shfaqi në TV kanadez serialin me tre pjesë mbi përputhshmërinë mes asaj që ka thënë Kur’ani famëlartë, para 1400 vitesh dhe asaj që ka zbuluar shkenca bashkëkohore sot.

Pastaj Prof.Murit i bëhet pyetja: Prof. besoni ju se Kur’ani është fjalë e Zotit?

Ai përgjigjet: “Nuk gjej ndonjë vështirësi që ta pranoj këtë.”

Më pas i bëhet pyetja tjetër: “Si e besoni Muhammedin a.s. në kohën, kur ju besoni edhe Isain?”

Ai përgjigjet: “Jam i bindur se që të dy ata janë të së njëjtës shkollë”.

Pra, dijetarët botërorë në kohën tonë, janë në gjendje të provojnë se ky libër është zbritur nga Allahu. Ashtu siç thotë i Lartëmadhëruari:

Po, Allahu dëshmon për atë që t’a zbriti ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet.” (En Nisa, 166)

Pra, ata e dinë se Muhammedi a.s. është i dërguari i fundit i Allahut.

“Në emër të Allahut, Bamirësit të Përgiithshëm, Mëshiruesit!

“E atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është shpallur nga Zoti yt, është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit dhe të Lavdëruatit.” (Sebe, 6)

ETAPAT E KRIJIMIT TË NJERIUT (B)

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botërave.

Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhammedin a.s., famlljen, shokët dhe ata që e ndjekin rrugën e tij derisa të jetë jeta.

Ky libër (The Developing Human, Clinicially Oriented Embryology) është manual shkencor që është bazë në shkencën e mjekësisë botërore. Është përkthyer në tetë gjuhë. Autori i tij është prof. Keith Moore (Kith Mur).Kur në Amerikë u formua një komision për të zgjedhur librin më të mirë në botë të shkruar prej një autori, ky libër u zgjodh më i miri.

U takuam me autorin e këtij libri. Atij i treguam shumë vargje kur’anore dhe thënie të Muhammedit a.s. të cilat kanë të bëjnë me fushën e specializimit të tii, me shkencën e embriologjisë.

Ai u pajtua me ato që i treguam. Pastaj i thamë:Prof. ju në librin tuaj keni përmendur Mesjetën, keni thënë se në atë kohë shkenca e embriologjisë s’ka qenë e zhvilluar dhe se është ditur shumë pak mbi të. Në kohën kur tek ju mbizotëronte errësira e Mesjetës, në gadishullin arabik u shpall Kur’ani i shenjtë. Muhammedi a.s. njerëzve u transmetoi fjalën e Zotit. Veç të dhënave të tjera shkencore, në Kur’an giejmë edhe përshkrimin e përpiktë të krijimit të njeriut dhe etapat në të cilat kalon embrioni. Prof. ju jeni shkencëtar me famë botërore, pse nuk u treguat objektiv dhe t’i shkruanit këto të vërteta në librin tuai ?!

– Ai u përgjigj: “Faktet janë tej ju, na i ofroni ato.”

Ne iu përgjigjëm kërkesës së tij. Prof. e mbajti fjalën dhe u tregua i guximshëm dhe kështu në ribotimin e tretë ai i vendosi citatet kur’anore. Ky botim është përkthyer në tetë gjuhë dhe është shpërndarë në mbarë botën.Këtë e lexojnë shkencëtarët më me emër që zotërojnë gjuhët: angleze, ruse, kineze, japoneze, gjermane, italiane, portugeze dhe boshnjake. Pra, dijetarët e mëdhenj, që flasin këto gjuhë, tani i lexojnë shtesat e bëra nga doktor Kith Mur, në këtë ribotim.

Prof. Mur, në librin e tij me titull “Shekujt e Mesjetës”, veç të tjerash shkruan: “Përparimi i shkencës në Mesjetë, ishte shumë i ngadalshëm, dhe në lidhje me shkencën e embriologjisë pothuaj se nuk dihej asgjë.

Ndërkaq në Kur’anin famëlartë, librin e shenjtë të myslimanëve, përmendet se njeriu krijohet nga përzierja e tajiteve të mashkullit dhe femrës. Në Kur’an ka shumë vargje, ku aludohet në atë se njeriu krijohet nga një pikë sperine dhe tregohet se ajo vendoset në mitrën e femrës si një farë gjashtë ditëshe. Është i njohur fakti se veza e fekonduar, pasi ka filluar të ndahet, fillon të zhvillohet 6 ditë pas fekondimit.Kur’ani i shenjtë thotë gjithashtu se sperma zhvillohet dhe bëhet gjak i ngjizur, që në gjuhë arabe përshkruhet me fjalën “alakah”. Veza e fekonduar, pasi ka filluar të ndahet, i, pëmgjan shushunjës dhe në këtë etapë mund të shihet forma e embrionit.

a) shushunja moçalike (alekah)

b) embrioni në ditët 24-25 në etapën “giaku i ngiizur” (alekah)

fig. 3

Në fig. 3. tek vizatimi a dhe b shihet ngjashmëria midis embrionit në etapën që Kur’ani e përshkruan me fjalën” alakah”, që nënkupton ” gjakun e ngjizur” dhe shushunjën moçalike.

Kurse forma e embrionit, në etapën që Kur’ani e përshkruan me fjalën “mudgah”, që do të thotë “copë mishi i përtypur”, i përngjan një sendi të përtypur në formë çemçakezi, siç shihet në figurën 4.

fig. 4

Kur e shohim këtë figurë, fitohet bindja se në të shohim gjurmët e dhëmbëve që e kanë përtypur. Pasi të kalojnë 40 ose 42 ditë, embrioni merr formën e njeriut dhe nuk i përngjan më embrionit të kafshë, sepse embrioni i njeriut në këtë periudhë fillon të fitojë veçoritë e njeriut, siç shihet në, fig. 5.

fig. 5

Allahu i madhëruar në Kur’an thotë:

“Ai u kryoijuve në barqet e nënave tuaja, kiijim pas krijimi, në tri errësira.” (Ez Zumer6)

Ky varg Kur’anor aludon në atë se embrioni zhvillohet në brendi të tre mbështjellësve të erret, që janë:

1) Shtresa e jashtme e barkut të femrës;

2) Shtresa uterinare;

3) Membrana amniokorionike.

Për shkak të hapësirës, nuk mund të diskutojmë rreth disa referencave të tjera, të cilat janë paraqitur në Kur’anin e shenjtë dhe që kanë të bëjnë me zhvillimin embrional të njeriut.

Ky është artikulli që shkruajti prof. Keith Moore (Kith Mur), gjatë studimit të tij shkencor, i cili është shpërndarë në mbarë botën. Falenderimi i takon Allahut.

Prof. Mur, u bind gjithashtu se ndarjet e tanishme në shkencën botërore, rreth etapave të zhvillimit të embrionit në mitrën e nënës janë të ndërlikuara dhe të pakuptueshme dhe nuk ndihmojnë aspak në kuptimin e etapave të embrionit, sepse kjo ndarje bazohet në numra, si etapa nr. 1, etapa nr.2, nr.3, nr.4, nr.5 etj.

Ndarja që është përmendur në Kur’an nuk bazohet në numra, por bazohet në format e dalluara dhe të qarta. Në librin e Zotit, në Kur’anin e shenjtë, ndarja përshkruhet me fjalë, si: farë, gjak i ngjizur (alakah), copë mishi i përtypur (mudgah), eshtra, veshj a e eshtrave me mish dhe fornùmi i krijesës.

Për këtë ndarje kur’anore, e cila bazohet në forma të caktuara, të cilat dallohen nga njëra-tjetra, prof. Mur thotë se: “Është një ndarje e përsosur shkencore, e lehtë, e kuptueshme dhe e dobishme”.

Në një simpozium shkencor ai tha:

“Embrioni në mitrën e nënës është i mbrojtur nga tre mbështjellës ose tri shtresa:

1) shtresa e jashtme e barkut të femrës;

2) shtresa uterinare

3) membrana amnikorionike

sikurse shihet në fig. 6.

fig. 6

Etapat e zhvillimit embrional të njeriut janë të ndërlikuara për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme që pëson ai. Prandaj tani ekziston mundësia që të instituclonalizohet një rregull i ri për përshkrimin e etapave të embrionit duke përdorur termat dhe kuptimet që janë përmendur në Kur’an dhe Sunne. Ky rregull i ri dallohet për nga thjeshtësia, saktësia dhe përputhshmëria me embriologjinë e sotnie. Studimet e shumta të Kur’anit dhe Sunnetit. gjatë katër viteve të fundit, bënë të mundur zbullinin e shumë të rejave rreth embrionit, para të cilave habitet mendja njerëzore. Sipas historisë së shkencës embriologjike, është e qartë se në shekullin e 7-të, nuk është ditur asgjë në lidhje me etapat e embrionit, të cilat arritën të zbulohen në shek. e 20-të, prandaj përshkrimi i etapave të embrionit në Kur’anin e shenjtë, nuk është bazuar në njohuritë shkencore të shek. të 7-të.

Përfundimi i vetëm logjik është se këto përshkrime Muhammedit a.s. i janë shpallur nga Zoti, sepse ai nuk mundi t’i dinte kurrsesi këto të vërteta të hollësishme, kur dihet se nuk dinte madje as shkrim e lexim.

Pastaj doktor Murit i thamë: Ajo që thatë ju është e vërtetë, por nga faktet e Kur’anit dhe Sunnetit, në lëmin e shkencës së embriologjisë, juve u është vënë në dispozicion pak.Pse nuk tregoheni objektiv duke e zgjieruar këtë sferë shkencore me sqarimin e të gjitha citateve kur’anore dhe haditheve, të cilat kanë të bëjnë me fushën e specializimit tuaj?

Prof. Mur tha: Unë kam shkruar disa shkrime dhe i kam radhitur në vende të përshtatshme në këtë libër shkencor, që ka të bëjë me embriologjinë. Ndërkaq që nga ky moment ju autorizoj juve që të shtoni në librin tim këto shtesa islame duke përfshirë të gjitha citatet kur’anore dhe hadithet rreth të cilave kemi biseduar dhe diskutuar, duke i vendosur ato në vende të përshtatshme.Sqaroni aspektet shkencore të Kur’anit në këtë libër.”Unë e bëra një gjë të tillë. Pasta, doktor Mur shkroi një parathënie në lidhje me këto shtesa islame dhe ky është libri të cilin e propozoi vetë doktor Kith Mur.

Ne kemi kontrolluar çdo faqe, në të cilën ka të dhëna shkencore rreth embrionit, dhe në to kemi vendosur citate kur’anore dhe thënie të Muhammedit a.s., të cilat kanë të bëjnë me ato të dhëna shkencore. Ne sot jemi dëshmitarë se tek mendjet më të ndritura njerëzore po arrihet zhdukja e paragjykimeve dhe e urrejtjes ndaj Islamit.

Në emër të Allahut, Bamirësit të Përgjithshëm, Mëshiruesit

“E atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është shpallur nga Zoti yt, është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit dhe të Lavdëruatit.” (Sebe, 6)

(Visited 98 times, 2 visits today)
Top