Sunday, 20/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Është gabim fatal të mësohen njerëzit të mbahen vetëm me ndihma dhe zekat



Është gabim fatal të mësohen njerëzit të mbahen vetëm me ndihma dhe zekat

Është gabim fatal të mësohen njerëzit të mbahen vetëm me ndihma dhe zekat. Duhen gjetur format, hapësirat dhe mekanizmat të punësohen, të marin zanate, ose të rigjenerohen paret nëpëmjet investim-vakëfeve ku edhe hapen hapësira pune edhe lekët nuk humbasin tërësisht por formohen të ardhura të tjera të vazhdueshme duke mos rënduar përherë në xhepat e njerëzve. Për fat të keq, ne vazhdojmë të jemi konsumatorë vetëm duke dhënë e duke marrë dhe nuk kemi forcë prodhuese as produkte reale tonat. Kjo sepse nuk dimë ose nuk duam të prodhojmë politika të produktivitetit dhe të projekteve afatgjate por kënaqemi me gjendjen konsumuese madje dhe duke ilustruar ne foto pakot e ushqimeve dhe fytyrat e njerëzve që pranojnë të dalin në foto nga halli gjë e cila na duket e mirë për momentin por na le të prapambetur.

Hoxhë Mustafa Tërniqi