Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

A është e lejueshme ta agjërosh ashuren vetëm një ditë?

A është e lejueshme ta agjërosh ashuren vetëm një ditë?

agjerimi

Pyetje: A është e lejueshme ta agjërosh ashuren vetëm një ditë?

Përgjigje: Është e lejueshme të agjërosh ditën e ashures [ditën e dhjetë të muajit muharremit] vetëm një ditë, por është më mirë të agjërosh ditën para saj dhe ditën pas saj. Ky është sunet i vërtetuar nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, i cili tha:

“Nëse ende jam këtu vitin e ardhshëm, atëherë, sigurisht, do ta agjërojë ditën e nëntë [të muharremit]” [Transmetuar nga Muslim, Ahmed, Ibn Maxhe, Ibn Ebi Shejbeh, etTahaui, el-Bejheki dhe el-Begaui.] Ibn Abas, radijallahu anhuma, ka thënë:”Së bashku me ditën e dhjetë [të muharremit]”.

Me Allahun është suksesi, dhe përshëndetjet e lutjet tona qofshin mbi pejgamberin Muhamed, salallahu alejhi ue selam, mbi familjen e tij dhe mbi shoqëruesit e tij.

Komisioni i përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua, i përbërë nga:

Kryetar: Shejh Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz;
Zëvendës kryetar: Shejh Abdur-Rezak Afifi;
Anëtar: Shejh Abdullah ibn Gudejjan

“Fetwa el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Islamije uel-Ifta”, vëll.10, faqe 401, fetuaja nr.13700″”

Tags: