Quinta-feira, 28/5/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Është çudi me njerëzit

Është çudi me njerëzit

Është çudi me njerëzit kur u japin aq shumë rëndësi syfyrit për të ushqyer trupin e tyre dhe nuk u japin rëndësi kohës së syfyrit për të ushqyer shpirtrat e tyre.

Shumë njerëz mërziten kur u kalon koha e syfyrit ose u bërtasin familjarëve pse nuk i çuan nga gjumi dhe nuk mërziten aspak pse nuk falën dy rekate namaz ose nuk bën dua për syfyr ngaqë është koha më e mirë kur shpresohet të pranohet duaja.

Por edhe nëse arrite të çohesh për syfyr pse nuk i kushton pesë minuta dy rekateve namaz ose duasë siç i kushton ushqimit, kur e di që në atë kohë Allahu thërret: “Kush është ai që më lutet se do t’i përgjigjem? Kush është ai që kërkon prej Meje se do t’ia jap? Kush është ai që kërkon falje prej Meje se Unë do ta fal? E kështu vazhdon derisa të vijë agimi.”

Mustafa Terniqi

(Visited 53 times, 1 visits today)
Top