Terça-feira, 19/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Erdoğan nesër në Ankara hap spitalin më të madh në Evropë



Erdoğan nesër në Ankara hap spitalin më të madh në Evropë

Spitalin në mënyrë solemne do te hapë presidenti i Turqisë, Erdoğan. Spitali është me kapacitet prej rreth 3.600 shtretër ndërsa mund të pranojë deri në 30 mijë pacientë në ditë

Ankara

Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, nesër do të hapet spitali më i madh në Evropë, i cili njëherësh është spitali i tretë në botë që ka të instaluar të gjitha repartet në kuadër të një projekti, raporton Anadolu Agency (AA).

Spitalin në mënyrë solemne do ta hapë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Pas qyteteve turke Yozgat, Mersin, Isparta, Adana Kayseri, Elazig, Eskisehir dhe Manisa, Ankaraja është qyteti i nëntë që bëhet me spital të ri. Në kuadër të spitalit ndodhet dhe kampusi mjekësor ndërsa ky spital mund të pranojë deri në 30 mijë pacientë në ditë.

Edhe pse ceremonia solemne e hapjes është nesër, spitali në Ankara ka filluar të pranojë pacientë që nga 7 shkurti i këtij viti. Fillimisht me punë nisën reparti i kirurgjisë kardiovaskulare, spitali i përgjithshëm, neurologjia, otropedia dhe onkologjia.





Deri më sot janë kryer 2.815 intervenime kirurgjike, në nivel javor janë kryer 7.000 operacione ndërkaq në aspekt ditor janë kryer rreth 600 operacione emergjente. Kapaciteti i spitalit është me rreth 3.800 shtretër.

(Visited 395 times, 1 visits today)