Quinta-feira, 23/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Erdogan: Intervenimi i NATO-së në Siri, duhet të jetë i ngjajshëm si në rastin e Kosovës

Erdogan: Intervenimi i NATO-së në Siri, duhet të jetë i ngjajshëm si në rastin e Kosovës

“Operacioni i kufizuar ushtarak nuk është i mjaftueshëm. Ndërhyrja duhet të jetë e ngjajshme si rastin e Kosovës”, – ka thënë kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, informon Almakos.Turqia vlerëson se nuk është i mjaftueshëm intervenimi eventual ushtarak “i kufizuar” në konfliktin e Sirisë, ashtu siç kanë paralajmëruar SHBA-të, sepse Ankaraja zyrtare dëshrion një sulm më të madh ushtarak, që do të ishte i ngjajshëm me sulmin e NATO-së, që u zhvillua ndaj ish-Jugosllavisë (Serbisë) në vitin 1999, shkruan gazeta “Hyrriet”, duke cituar kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Erdogan ka përmendur ndërhyrjen e NATO-së në konfliktin e Kosovës të viteve 1998/1999 në favor të popullsisë shqiptare të Kosovës, që atëbotë kërkonin pavarësinë e tyre. Aleanca e Atlantikut të Veriut, kreu operacione ajrore ushtarake kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit, duke e bombarduar rreth 78 ditë Serbinë.

“Duke parë se çfarë ka deklaruar Kerry, mund të ketë një ndërhyrje para samitit të G-20. Intervenimi nuk duhet të zgjasë një apo dy ditë, por deri sa të rrëzohet regjimi”, – ka thënë ndër të tjera Erdogan.

Samiti i ardhshëm i G 20 do të mbahet më 5 shtator, në kryeqytetin e Rusisë në Moskë. /Almakos/